Albi është rrjet i marketeve mesatarisht të mëdha dhe është i shtrirë në disa qytete. Deri më 2021, Albi ka hapur 24 pika. Marketet janë kryesisht në Prishtinë dhe komunat përreth, por ka edhe në Prizren.
Marketet janë pjesë e Albi Group, ku bën pjesë edhe Albi Mall si një prej qendrave më të mëdha tregtare.
Kompania është themeluar më 1995 dhe në gjirin e saj pos Albi Market e Albi Mall, funksionojnë edhe Albi Commerce, Albi Shoping, Albi Fashion, Sportina&Albi dhe Albi Outlet.