Banka NLB është ndër më të suksesshmet në Kosovë, falë eksperiencës dhe njohurive të gjëra në zhvillimin e sektorit bankar.
NLB në Kosovë është pjesë e NLB Group, rrjetit më të madh në rajon. NLB (Nova Lubljanska Banka) është themeluar më 1994 në Slloveni dhe sot është e shtrirë pos në këtë vend, edhe në Bosnjë-Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe natyrisht në Kosovë.
Kapitali i këtij grupi arrin në mbi 280 milionë euro dhe ka rreth 9.000 të punësuar në të gjitha këto vende.
Në Kosovë ka 34 degë nëpër komuna të ndryshme, ndërkohë mbetet e përkushtuar për të sjellë çdo herë risi në produke dhe në shërbime, si për klientët privat ashtu edhe për bizneset.