Sirona është spital special i gjinekologjisë me obstetrikë, urologjisë, kirurgjisë së gjirit dhe kirurgjisë maksilofaciale me stomatologji.
Gjendet në kilometrin e nëntë të magjistrales Prishtinë - Shkup dhe kryen të gjitha shërbimet e mjekësisë primare.
Spitali ofron shërbime kualitative mjekësore nga mjekët vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në gjinekologjinë me obstetrikë, bëhen ekzaminimet specialistike, përcjellja dhe trajtimi i shtatzënisë me rrezik, diagnostikimi dhe trajtimi i infertilitetit, realizimii i frytnimit të asistuar mjekësor (IVF ), kryerja e lindjeve, trajtimi i të porsalindurve, ndërhyrjet operative me metodat më bashkohore e shumëçka tjetër.
Ka po ashtu laborator modern, ku realizohen me përpikëri të madhe të gjitha analizat.