Wireless charger – ku e gjeni më së liri

22.02.2024

Shperndaje:

Hiç adapterit apo mbushësit standard me kabllo, zhvillimi i teknologjisë ofron edhe mbushës pa kabllo.

Njihen si “Wireless charger” dhe në shumë raste janë më praktikë.

Ofrohen disa lloje, si platforma ku lihet telefoni mbi to, pastaj disa kanë pjesën magnetike ku telefoni mbështetet e të ngjashme.

Por jo të gjithë telefonat e mençur mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Disa modele më të vjetra nuk përkrahen nga “Wireless charger”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Pajisja më e lirë e tillë mund të porositet të Aztech. Është e brendit Hama. Është një platformë rrumbullake ku vihet telefoni pa pasur nevojë ta fusni kabllon në USB të pajisjes tuaj. Natyrisht, platforma është e lidhur. Kushton 9.99 euro.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në dyqanin Neptun. “Wireless chargeri” më i lirë kushton 23 euro. Është i brendit Samsung dhe pos platformës për telefon, ka edhe pjesë magnetike për orë të mençur dhe për kufje të veshëve. Pra mund të bëni tri karikime të pajisjeve në të njëjtën kohë.

Një Wireless charger i tillë, por për pajisje të sistemit operativ iOS, pra të Apple, në Neptun mund të blihet për 30 euro. Bën për telefon, orë dhe kufje.

E njëjta pajisje në dyqanin Kejes, mund të blihet për 29 euro më shtrenjtë – 59 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU