Zmadhues zëri me bluetooth – ku e gjeni më së liri

05.01.2022

Shperndaje:

Zmadhues zëri apo altoparlant, quajeni si të doni. Kjo pajisje që lidhet me celularin apo laptopin tuaj përmes bluetoothit, ju shërben që në çdo vend: park, mal apo diku tjetër ku jeni për piknik, të keni muzikë e zë për të gjithë.

Klik – k’qyre n’Sakushton: zmadhuesi i zërit

Në treg janë disa lloje të zmadhuesve të zërit, që shpesh janë të vegjël edhe sa një pako cigare. Nëse kërkoni online, atëherë mund të gjeni produktet me fjalët kyçe “zmadhues zeri” dhe “altoparlant”. Nëse vendosni të blini një, atëherë ndani mbi 20 euro.

Zmadhuesi i zërit më i lirë mbi çmimin e përcaktuar 20 euro, mund të blihet në Gjirafa50. Është i brendit Xiaomi Mi dhe kushton 23.16 euro. Ka bateri 2600 mAh dhe mund të punojë me një mbushje të baterisë deri në 13 orë.

Në dyqanin eGjeta mund të porosisni zmadhues zëri të brendit Vivax për 24.99 euro.

Oferta më e madhe për zmadhues zëri më bluetooth është në Gjirafa50. Në këtë dyqan gjeni altoparlant edhe të brendit të njohur JBL. Është i vogël, por ka zë të madh dhe ofron muzikë pa ndërprerje për 10 orë. Kushton 41.65 euro.

Altoparlanti më të shtrenjtë portativ mund të blihet po në Gjirafa50 për 119.95 euro. Është i brendit të njohur Bose.