SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Maskë për qen – ku e gjeni më së liri

Nëse keni qen, atëherë është e domosdoshme që atë ta nxirrni të paktën dy herë në ditë për shëtitje.

Dhe kur ta bëni këtë, e sidomos nëse e lironi nga litari, atëherë me patjetër duhet t’ia vini edhe një maskë në fytyrë, për të eliminuar rrezikshmërinë për të tjerët.

Në tregun online ka disa zgjidhje dhe platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet dhe cilësinë e tyre.

Maskën më të lirë për qen e gjeni në dyqanin online Foleja. Është e brendit Trixie, kompani e specializuar në produktet për kafshët shtëpiake. Kushton 4.50 euro me zbritje.

Për pak më shtrenjtë – 4.99 euro – në GjirafaMall mund të porosisni maskën për qen të markës Muzzle.

E për 9.49 euro, po në këtë dyqan gjeni një maskë të Trixie. Është më e madhe, pra për qen më të mëdhenj.

Dhe maska më e shtrenjtë për qen, mund të blihet në marketin Foleja. Është e madhësisë XL, e brendit Trixie dhe kushton 19 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 29 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tëholluese – ku e gjeni më së liri

Sado që rrallë përgatisni pite, byrek apo bakllava, ju duhet të keni një tëholluese në shtëpi. E gjeni edhe me emrin kyç “akllagi”.

Është mjet i lirë dhe duhet ta ketë çdo shtëpi.

Në tregun online ka goxha lloje dhe platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tëholluesen më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa. Është një e hollë prej druri me gjatësi 80 cm dhe më shumë shërben për petë të bakllavasë. Kushton 2.19 euro.

Një pak më e trashë, por më e shkurtër – 45 cm, në këtë dyqan mund të porositet për 2.99 euro.

Tëhollues gjeni edhe në 75Mall. Është një prej druri, e shkurtër. Mesin e ka të trashë, ndërsa dorëzat më të holla. Kushton 4.90 euro.

E në Foleja, tëholluesja më e lirë është një e ngjashme, prej druri me mes të trash dhe kushton 5.30 euro.

Tëholluesja më e shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Mesin e ka nga goma e fortë, ndërsa dorëzat prej druri. Kushton 9.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Motorola Edge, modelet 20, 30, 40 dhe 50 – ku i gjeni më së liri

Çka thuani të dilni pak nga ndikimi i celularëve Apple e Samsung? Të ktheheni për shembull te një gjigand i dikurshëm i celularëve, që me shpejtësi po e zë hapin edhe sa i përket zhvillimit të teknologjisë.

Bëhet fjalë për telefonët e brendit Motorola. Do flasim për modelet Edge 20, 30, 40 dhe 50 të cilët gjendet me shumicë në tregun e Kosovës. Janë të bukur, efikas e shumë të shpejtë dhe me performancën që kanë, janë shumë më të lirë sesa ata Samsung e sidomos Apple.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto modele.

Telefonin më të lirë Motorola, e gjeni në Foleja. Është modeli Edge 20, ka 8 GB ram memorje e 128 GB memorje të brendshme. Funksionon me sistemin Android, përkrah rrjetin 5G dhe kushton 230 euro.

Të njëjtin telefon në GjirafaMall, me zbritje nga 639.91 euro mund ta porosisni për 241.99 euro.

Pas kësaj, bazuar në çmimin më të lirë, në Foleja mund të porosisni një Motorola Edge 40. Ka 12 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme. Ka ngjyrë “deti qetësues” dhe kushton 279 euro.

Modeli Edge 30, në Foleja kushton më shtrenjtë – 322 euro. Ka 8 GB ram memorje dhe 128 Gb memorje të brendshme.

Në Foleja gjeni edhe modelin 50, më së liri. Kushton 318 euro dhe ka 8 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme.

Motorola Edge më e shtrenjtë, është një e modelit 50 Ultra. Ka plot 16 GB ram memorje e 1 terabajt memorje të brendshme. Është ngjyrë “pjeshkë” dhe kushton 1.121 euro. Mund të porositet në Foleja.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Brisk rroje – ku e gjeni më së liri

Sado që lëshimi i mjekrës është shndërruar në një lloj mode, sërish ka shumë që e rruajnë atë. Dhe për këtë, duhet një brisk rroje.

Në tregun online ka shumë lloje, duke nisur nga më të thjeshtit që mund të jenë për një përdorim e deri tek ata më të sofistikuar.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Briskun më të lirë e gjeni në InterClick. Është i brendit Wilkinson dhe një copë kushton 0.65 euro. Është nga ata të thjeshtit.

Në e-baa, mund të porosisni briskun Gillete Blue me 2 tehe. Copa kushton 1.35 euro.

Në GjirafaMall, më së liri i gjeni brisqet Gillete, modeli Venus. Seti me tri copë kushton 5.99 euro.

E në Foleja, brisku më i lirë është një i brendit Philips. Në fakt vetëm tehu kushton 20 euro, baza (bishti) blihet ndaras. Është i teknologjisë së fundit dhe garanton minimumi 50 rroje më të.

Edhe brisku më i shtrenjtë është në Foleja. Është një i “kohëve të vjetra”, i tillë çfarë përdorej apo edhe përdoret ende në berberhane. Është brisk që paloset dhe zhileti ndërrohet sa herë bëni rroje. Kushton 61 euro dhe është i markës Boker Solingen.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Grirëse letrash – ku e gjeni më së liri

Janë ca dokumente, që asnjëherë nuk bën të hidhen në shportën e mbeturinave, pavarësisht se më nuk ju duhen. Duhet të mbeten sekret. Kjo vlen më shumë për kompani të ndryshme, por edhe për persona fizikë.

Për të zhdukur këto letra/dokumente, atëherë ju duhet një grirëse letrash. E fusni fletën A4 dhe nga ajo do të bëhen qindra copë të imëta.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta, duke nisur nga grirëse e vogla që mund t’i ketë çdo shtëpi dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar ato.

Dhe më e lira është një grirëse mini. Kushton vetëm 19.5 euro në Gjirafa50. Është e brendit Hama, modeli S6. Është e aftë të grijë deri në 6 fletë njëherësh.

Një e ngjashme, por e markës Esperanza, në Foleja kushton 24 euro, që është edhe më e lira grirëse në këtë dyqan.

Nëse kërkoni një grirëse pak më të madhe e më të fortë, atëherë në 75Mall mund të blihet më e lira. Është e brendit Delli dhe me zbritje nga 89.90 euro, mund ta porosisni për 59.90 euro.

Në GjirafaMall, grirësja më e lirë mund të porositet për 105.99 euro. Është e markës gjermane Dahle.

E nëse kërkoni një profesionale, atëherë më e shtrenjta mund të blihet në Gjirafa50. Është e brendit ProSchredder, me 550 vat fuqi dhe me zbritje mund ta porosisni për 859.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tripod – ku e gjeni më së liri

Nëse jeni ithtarë i videove dhe i fotografive, atëherë bëni edhe një hap tutje. Porosisni një tripod, që falë tri këmbëve që ka, ju lejon që të përjetësoni në mënyrë profesionale një kujtim të më të dashurve tuaj.

Ju shërben për bërje të fotove e edhe të videove pa ju dridhur dora. Shembull, nëse po përcillni një aktivitet të fëmijëve, atëherë falë tripodit, videoja juaj do të dalë perfekte edhe pa qenë profesionist.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Dhe tripodin më të lirë mund ta blini për më pak se 10 euro. Në Gjirafa50, mund ta porosisni një tripod të brendit Esperanza për 8.50 euro. Ka edhe dorëzën për të komanduar me kamerën.

E për pak më shumë, në GjirafaMall, mund të blini një tripod Maclean, që mund të zgjatet deri në 2 metra. Kushton 8.99 euro.

Në 75Mall, tripodi më i lirë kushton 9.90 euro. Vjen me një çantë dhe është i brendit WT.

Në Foleja, si tripodi më i lirë ofrohet një i markës Esperanza. Kushton 11 euro.

Tripod gjeni edhe në Neptun. Më i liri është një i brendit Hama dhe kushton 35 euro.

Për pak më shumë (35.60 euro), në e-baa mund të blini tripodin Star, që është edhe më i liri në këtë dyqan online.

Mes gjithë kësaj game, ka edhe shumë tripodë profesionistë.

Më i shtrenjti mund të porositet në Foleja. Është me këmbë çeliku dhe kushton 803 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

 

 

Luhatëse për fëmijë dhe të rritur – ku i gjeni më së liri

Tash që moti është ngrohur, një luhatëse për fëmijë në tarracë apo në oborr është dhuratë e mrekullueshme për ta.

Por në tregun online gjeni edhe luhatëse për të rritur. Ka lloje të ndryshme dhe çmimet për to shkojnë deri në mbi 1.000 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në fakt, për luhatëse të fëmijëve kemi shkruar edhe para tre vjetësh (lexo KËTU) dhe për ironi çmimi i tyre nuk ka ndryshuar. Kur të gjitha produktet janë shtrenjtuar shkaku i inflacionit të madh, luhatëse të fëmijëve gjeni sërish për 10 euro.

Një prej plastikës, në dyqanin Foleja mund ta porosisni për 10.2 euro. Janë me dy litarë dhe kanë vetëm bazën. Nuk kanë mbështetëse apo mbrojtëse përpara.

E nëse kërkoni një më të sigurt për fëmijët, atëherë një luhatëse me mbështetëse dhe me mbrojtëse përpara, në 75Mall kushton 17.45 euro. Është me katër litarë.

Në këtë dyqan gjeni edhe një luhatëse druri, model i vjetër. Ka mbështetëse e mbrojtëse dhe kushton 34.9 euro.

E nëse kërkoni një luhatëse që mund të shërbejë edhe për të rritur, atëherë në GjirafaMall e gjeni më së liri. Është luhatëse që lidhet në dy baza, për shembull në dy trungje pemësh dhe shtrihesh në të. Është tejet relaksuese dhe kushton 19.99 euro. Është e brendit Hamak Neo, dominon ngjyra e gjelbër dhe ka dimensione 330 x 140 cm.

Dhe luhatësja më e shtrenjtë është një lloj divani, pra që mund të shërbej për 2-3 veta. Ka bazën e saj dhe kushton plot 1.199 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Masazhues për fytyrë – ku e gjeni më së liri

Për çfarë shërben një masazhues fytyre? Duket abstrakte, por ka pajisje të tilla dhe ndihmojnë shumë në qarkullimin e gjakut, por edhe në përthithjen më të mirë të kremrave apo vajrave që vendosni në fytyrë.

Pra, lyeni fytyrën, dhe me masazhuesin që vjen me dy cilindra, ose rula, e masazhoni dhe ju ndihmon edhe kundër fryrjeve në zonat përfundi syve.

Në tregun online ka zgjidhje dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Masazhuesin më të lirë për fytyrë e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Është i brendit Palsar7 dhe me zbritje mund ta merrni për 24.59 euro.

Një masazhues të markës Fluff Ametyst, në GjirafaMall mund ta porosisni për 25.99 euro.

Në këtë dyqan gjeni shumë zgjidhje, e masazhues ka edhe në Foleja.

Masazhuesi më i lirë në Foleja mund të porositet për 53 euro. Është i brendit Gaiam dhe po ashtu ofrohet me zbritje, pasi çmimi i mëparshëm ishte 66 euro.

E në këtë dyqan, gjeni edhe masazhuesin më të shtrenjtë të fytyrës. Pajisja Therabody FG, është një set masazhues që ofron terapi të nxehtë dhe të ftohtë për kujdesin e lëkurës. Me zbritje nga 174 euro, mund ta porosisni për 130 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Gota të shampanjës – ku i gjeni më së liri

Ju mund ta hidhni në çdo lloj gote, por shampanja ka ato të vetat speciale. Në fakt, secila pije, sidomos alkoolike ka gotat e saj, duke nisur nga vera, rakia apo birra.

Sot do të flasim për gotat e shampanjës. Dhe meqë llogaritet si pije e veçantë, për festa dhe ngjarje të ngjashme, atëherë bëni mirë t’i keni edhe gotat e veçanta.

Në tregun online ka goxha zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Gotat më të lira të shampanjës i gjeni në dyqanin online e-baa. Seti i brendit Lav me gjashtë copë kushton 5.99 euro. Kanë vëllim 195 ml.

Nëse ndani pak më shumë, atëherë në këtë market mund të porosisni setin e gotave Vinetis me vëllim 230 ml. Gjashtë copë kushtojnë 7.99 euro.

Për 12.99 euro, mund të porosisni ca gota më speciale, më me dizajn më “aristokrat”. Janë të brendit Timeless dhe seti ka katër copë.

E në GjirafaMall, gotat po Timeless, por më të gjëra, janë edhe më të lirat. Seti me katër copë kushton 15 euro.

E për fund, gotat më të shtrenjta të shampanjës. Ato mund t’i blini në e-baa. Janë të brendit Aria dhe seti me 6 copë kushton 22.9 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tavë dheu – ku e gjeni më së liri

Thonë se gjellët bëhen më të shijshme në enë dheu. Nuk është se ka një përfundim shkencor, por kështu thuhet.

E në tregun online ka zgjidhje të shumta të tavave të dheut, të përmasave e të formave të ndryshme.

Ka edhe me kapak.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tavën më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa – vetëm 0.49 euro për copë. Natyrisht është e vogël, ka diametër 9.5 cm dhe e thellë është 4.5 cm.

Një pak më e madhe, në këtë dyqan mund të porositet për 0.59 euro. Ka diametër 12 cm dhe thellësi 4 cm.

E nëse vendosni të blini set tavash, atëherë në e-baa gjashtë copë kushtojnë 2.99 euro. Kanë diametër 10 cm dhe thellësi 4 cm.

Tavë dheu gjeni edhe në Interclick. Tava me vëllim 1 kg, kushton 1.29 euro.

E seti me 6 copë në këtë dyqan mund të porositet për 3.99 euro.

Tava më e lirë me kapak, mund të porositet në e-baa. Kushton 5.99 euro dhe ka madhësi mesatare, 20 cm diametër dhe 9 cm thellësi.

E tava më e shtrenjtë, është po ashtu me kapak dhe po ashtu në e-baa. Kushton 8.99 euro. Diametrin e ka 20 cm dhe thellësinë 12 cm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU