Page 2 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Makinë e dorës për qepje – ku e gjeni më së liri

Ju shqepet një bluzë, një mbulojë apo çka do? Atëherë nuk keni nevojë të shkoni te rrobaqepësi për cikërrima.

Nëse jeni pak meraklinj, mund të blini një makinë dore të qepjes. Është e lehtë për të punuar dhe kryen mjaftë punë. Janë edhe të lira.

Natyrisht, me to mund të qepni materiale të holla jo edhe xhinse për shembull, pasi nuk kanë fuqi.

Në treg ka zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Makinën e dorës për qepje, më së liri e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Edhe pse e dorës dhe e vogël, ky model është edhe më i vogël se ata standard. Është mini. Makina është prodhim kinez – Chang Shan. Është e punuar nga plastika e qëndrueshme dhe punon me një fije peri. Meqë është e vogël, mund ta mbani edhe në çantë. Punon nën presion, pra nuk ka nevojë për bateri. Kushton 4.53 euro, ndërkohë që çmimi i mëparshëm ishte 33.45 euro, pra vjen me 86 për qind zbritje.

Makinë të dorës për qepje gjeni edhe në Foleja. Është e brendit Singer, punon me bateri dhe me zbritje kushton 21 euro.

E njëjta makinë, në GjirafaMall kushton 28.49 euro, që është edhe më e shtrenjta në tregun online.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dry për biçikletë – ku e gjeni më së liri

Keni një motoçikletë, biçikletë apo edhe trotinet, atëherë është mirë ta siguroni kur ta parkoni në ndonjë vend të caktuar.

Zgjidhje mund të jetë edhe dryni, pra një litar i hekurt që futet në rrotë dhe kapet për diçka të fortë. Në fund edhe kyçet, qoftë me çelës qoftë kodifikohet me ndonjë shifër.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe nëse kërkoni për të, atëherë duhet ta kërkoni me fjalët kyç “Dry për biçikletë” ose “kyç për biçikletë”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Drynin më të lirë e gjeni në marketin GjirafaMall. Me zbritje nga 10.45 euro, mund ta porosisni për 4.99 euro. Është 65 cm i gjatë dhe kyçet me shifra.

Nëse kërkoni një që kyçet me çelës, atëherë në GjirafaMall, dryni më i lirë kushton 6.49 euro. Është 120 cm i gjatë dhe vjen me dy çelësa.

Në Foleja, dryni më i lirë për biçikletë apo ngjashëm, kushton 7.4 euro. Është 60 cm i gjatë, i brendit Yale dhe vjen me dy çelësa.

Në këto dyqane gjeni pafund zgjidhje. E dryni më i shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Në fakt vjen si set me gjashtë copë dhe janë të brendit MasterLock Quantum. Seti kushton 247.49 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Ftohës për laptop – ku e gjeni më së liri

Sot thuajse çdo shtëpi ka laptop. Është i domosdoshëm për të kryer detyrat ditore.

E nëse jepni qindra euro për një laptop, atëherë bëni mirë të blini edhe një ftohës për të.

Ia shtoni jetëgjatësinë duke ia ruajtur procesorin.

Edhe një gjë, ju që e përdorni, sidomos meshkujt, nuk është mirë as për juve e as për laptopin ta mbani në prehër.

Në tregun online ka shumë lloje të ftohësve dhe nuk kushtojnë shumë. Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Ftohësin më të lirë e gjeni në Foleja. Është për notebook dhe kushton vetëm 10.70 euro.

E për laptop, ftohësin më të lirë në Foleja mund ta blini për 12 euro. Është i markës Gembird.

Në GjirafaMall, ftohësin më të lirë e gjeni për 21.99 euro. Është edhe ftohës edhe mbajtës, pra njëlloj tavoline. Emri i markës nuk është precizuar.

E për 23.5 euro, në këtë dyqan mund të porosisni ftohësin, që po ashtu është edhe mbajtës të brendit Techly. Mban laptop me diametër deri në 17.3 inch.

Gjirafa50, ftohësin më të lirë e ofron për 46.50 euro. Është i brendit Genesis, ka një USB, mban laptop nga 15.6 deri në 17.3 inch dhe ka 5 ftohës.

Dhe, ftohësi më i shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është i brendit Thermaltake dhe ka edhe shumë opsione të integruara. Nga 125.48 euro, me zbritje ofrohet për 89.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Zbutës për buzë – ku e gjeni më së liri

Dikush e ka “problem kronik” e dikush varësisht prej motit e stinëve pëson çarje të buzëve.

E vetmja zgjidhje për të parandaluar këtë është zbutësi i buzëve.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme e me aroma të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Zbutësin më të lirë të buzëve e gjeni në marketet online Foleja dhe GjirafaMall.

Në Foleja, është i brendit të njohur Labello, me aromë trëndafili ose qershie dhe kushton 2.5 euro.

E në GjirafaMall, për të njëjtin çmim mund të porosisni një zbutës të brendit norvegjez Neutrogena. Falë SPF 5, mbron buzët nga ekspozimi i diellit dhe i hidraton ato intensivisht.

Të gjithë këta vijnë në formë buzëkuqi.

Në 75Mall, mund të porosisni një zbutës që vjen në kuti sikur të kremrave. Është i brendit Dr. Pasha dhe kushton 4.2 euro.

Edhe në GjirafaMall, gjeni zbutës që vjen në kuti të kremrave. Ai i markës Aromatic 89, me vëllim 10 ml kushton 4.99 euro.

E zbutësi më i shtrenjtë mund të porositet në Begmart. Pos që vepron si zbutës, parandalon edhe rrudhat që vijnë me moshën. Kushton 8.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xhaketë shiu – ku e gjeni më së liri

Një xhaketë shiu asnjëherë nuk është e tepërt ta bartni me vete. Paloset lehtë, bëhet e vogël dhe nuk zë vend në çantën tuaj.

Në treg gjeni xhaketa shiu për të mëdhenj, por edhe për fëmijë, të cilëve mund t’ua fusni në çantën e shkollës.

Plarforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Xhaketën më të lirë e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është me zbritje dhe kushton 4.26 euro. Është e tejdukshme e madhësive të ndryshme dhe ka edhe kapelë. Është për femra.

Një xhaketë shiu për fëmijë, më së liri e gjeni në 75Mall. Është tërësisht e verdhë dhe kushton 4.74 euro. Edhe kjo është me zbritje.

E për të rritur, për meshkuj, xhaketa më e lirë në këtë dyqan kushton 8.99 euro.

Në GjirafaMall, gjeni xhaketa shiu për meshkuj e femra edhe pak më ‘style’, pra që mund të dilni me to pa problem dhe të dukeni bukur. Janë ngjyrë të gjelbër dhe hiri. Për femra kushton 18.49 euro, kurse për meshkuj 19.99 euro. Janë të markës Lahti Pro.

Dhe xhaketa më e shtrenjtë, mund të porositet në 75Mall. Është për femra dhe kushton 29.98 euro. Ngjan me xhaketat e përditshme, një lloj manteli dhe është tërësisht ngjyrë kaltër e mbyllur.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

 

 

Grill dore apo tigan skarë – ku i gjeni më së liri

Tash që po ngrohet moti, sigurisht se nuk është ide e keqe të bëni piknik. Dhe pikniku domosdo lidhet edhe me skarën.

Por a keni menduar që këtë ta bëni në mënyrë sa më praktike?

Një grill dorë, është zgjidhja. I lehtë për përdorim dhe tejet praktik.

Në tregun online ka zgjidhje, madje ofrohet një lloj tigani që është me vrima si rrjeta e skarës dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Grillin e dorës më të lirin e gjeni në dyqanin online Foleja. Është me dy pjesë, që paloset dhe është i përshtatshëm edhe për pjekjen e peshqve. Ka edhe dorëzën dhe është mjaftueshëm i madh. Kushton 8 euro.

Në 75Mall, gjeni një tigan skarë. Është në formë katrore, i thellë dhe me vrima. Ka edhe dorëzën e drurit dhe kushton 19.90 euro.

Në këtë dyqan gjeni disa lloje të tiganëve skarë në forma të ndryshme. Dhe të gjithë kushtojnë nga 19.90 euro copa.

E në GjirafaMall, gjeni një grill dore të brendit Campingaz. Është i palosshëm me dimensione 35×25 cm dhe kushton 25.99 euro.

Ky është edhe grilli i dorës më i shtrenjti në tregun online.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Multicooker, nga 30 deri në mbi 300 euro

Para gati dy vjetësh kemi shkruar për pajisjen thuajse magjike, të quajtur “Multicooker” (Lexo KËTU).

E domosdoshme për të kursyer kohë e për të përgatitur ushqime të shëndetshme.

Para dy vjetësh, kur thuajse u plasua në treg kjo pajisje, kishte pak zgjidhje – e sot ka më shumë dhe interesant, ka edhe shumë më të lira. Atëkohë, pajisja më e lirë ishte rreth 70 euro e sot ka edhe për 30 euro.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Multicookerin më të lirë e gjeni në dyqanin e-baa. Ka fuqi 900 vat, vëllim të enës 5 litra, 12 programe për pjekje e zierje – qoftë edhe vetëm me avull – dhe është i brendit RAF. Kushton 30.90 euro.

Për pak më shumë – 34.99 euro, në Aztech mund të porosisni multicookerin Rosberg. Ka 31 programe, ekran LED dhe mund edhe të programohet. Pra, zierja e pjekja mund të fillojë në një orë të caktuar, që kur ju të ktheheni nga puna, ta keni të gatshme e të nxehtë.

Në GjirafaMall, multicookeri më i lirë kushton 39.99 euro dhe është i brendit Esperanza. Ka 850 vat fuqi dhe shumë programe. Funksionon edhe si fritezë.

Për 41 euro, multicooker mund të porosisni edhe në Foleja. Është i markës Mesko, ka fuqi 1000 vat dhe kapacitet të enës 1.5 litra.

E multicookeri i Gorenjes, në 75Mall mund të porositet për 44.90 euro. Ka pesë programe dhe vjen me një vit garanci.

Në Neptun, më i liri është ai i Philipsit – 100 euro.

Ndërkohë, multicookeri më i shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Sage me 1100 vat fuqi dhe kushton 353.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Thekëse e bukës – ku e gjeni më së liri

Një fetë bukë e thekur me pak vaj ulliri sipër. Mund t’i shtoni edhe ndonjë gjë tjetër, por edhe me kaq mjafton për të shijuar një mëngjes të shijshëm e të shpejtë.

Për të thekur bukën, natyrisht se duhet të keni një thekëse dhe në tregun online ka zgjidhje shumë.

Thjeshtë e kaloni bukën nëpër të dhe për pak çaste e keni gati.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Thekësen më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Është e brendit RAF ka dy thekëse e ka fuqi 650 vat. Kushton 12.90 euro.

Pas kësaj, thekësen tjetër më të lirë e gjeni në Foleja. Është e markës Esperanza me fuqi 600 vat dhe po ashtu ka dy hapësira për thekje. Kushton 16 euro.

Për pak më shumë – 18 euro, në Neptun mund të porosisni thekësen Fuego. Ka 870 vat fuqi dhe tabaka për thërrime të bukës.

Në GjirafaMall, thekësja më e lirë është një e Esperanzas, modeli Ciabatta. Me zbritje kushton 19.99 euro. Ka fuqi 600 vat dhe gjashtë nivele të pjekjes.

Në këto dyqane gjene me dhjetëra, mos me qindra lloje dhe thekësja më e shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është e brendit Graef dhe kushton 192.99 euro me zbritje, nga 221 euro sa ishte më parë. Ka fuqi 1300 vat dhe hapësirë për thekje të 4 fetave njëherësh.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shampo kundër zbokthit, nga 1 deri në 90 euro gati

Pavarësisht se sa shpesh bëhet dush, flokët e dikujt çdo herë do të jenë të “papastër”. Zbokthi mundon me miliona njerëz, por edhe industria e farmaceutikës po bën punën e saj me zbulimin e shampove të reja e më të mira kundër zbokthit.

Në treg ka me dhjetëra lloje shampo për eliminim të zbokthit dhe nisin nga pak më shumë se 1 euro e deri në 90 euro gati.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar produktet dhe çmimet e tyre.

Shampon më të lirë kundër zbokthit mund ta porosisni në  Intercklick. Bëhet fjalë për Palmolive dhe paketimi 350 ml kushton 1.39 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe disa lloje të tjera të shampove si Belux, Wash&Go etj.

Në Foleja, shampo më i lirë kundër zbokthit është një i brendit Ziaja. Vjen në paketim 500 ml dhe kushton 3.99 euro.

Edhe në këtë dyqan gjeni disa lloje të shampove.

Në GjirafaMall, shampo më i lirë kundër zbokthit kushton 5.99 euro. Është i brendit Nivea dhe paketimi ka 250 ml.

Në Begmart, shampo më i lirë është ai i markës italiane L’Erbolario. Shishja ka 200 ml dhe kushton 11.50 euro.

Në të katër këto markete gjeni me dhjetëra lloje. E më i shtrenjti mund të blihet në GjirafaMall. Një shishe 1L kushton plot 87.54 euro. Është i brendit francez Kerastase.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Pe për pastrimin e dhëmbëve – ku i gjeni më së liri

Aty ku futet peri shmangeni rrëmojësen. Peri është shumë më i mirë dhe më efikas për pastrimin e dhëmbëve.

Peri futet mes dhëmbëve dhe heq ushqimin që mund të jetë “duke fjetur” aty për një kohë të gjatë, gjë që nuk pastrohet as me brushë e as më rrëmojëse.

Në tregun online ka zgjidhje për penj të dhëmbëve dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat.

Perin më të lirë për dhëmbë e gjeni në dyqanin online Foleja. Mund ta porosisni për 3 euro. Është i brendit Lacalut dhe vjen në 50 metra gjatësi.

Pe për pastrim të dhëmbëve gjeni edhe në GjirafaMall. Ai i brendit spanjoll Beter, po ashtu 50 metra kushton 3.35 euro me zbritje. Trashësia e fillit është 0.08 mm, ndërsa është i veshur me fije najloni.

Në këtë market gjeni pe edhe më të shtrenjtë. Po ashtu vjen në gjatësi prej 50 metrash dhe me zbritje kushton 6.99 euro. Është i markës Elmex dhe sipas përshkrimit të produktit, peri është i pasuruar me aminoflurodie për të mbrojtur dhëmbët nga zhvillimi i kariesit dhe mishrat e dhëmbëve nga inflamacioni.

Për të parë më shumë, kliko KËTU