Analizë oferta e Raiffeisen për mirëmbajtje falas për gjashtë muaj

07.01.2021

Shperndaje:

Prishtinë 7 janar – Banka kosovare Raiffeisen ka bërë ofertë për biznese duke dhënë falas mirëmbajtjen për gjashtë muaj për një pako që mund të jetë e mirë për biznese më të mëdha por më e shtrenjtë për biznese që kanë aktivitet më të vogël bankar. Gjithashtu, banka ka hapur mundësinë që dokumentet për hapje të dërgohen me e-mail pa shkuar në bankë mirëpo kjo, fatkeqësisht vlenë vetëm për binznese individuale me një pronar.

Sakushton ka analizuar ofertën e Raiffeisen duke e krahasuar atë me pakot ekzistuese të bankës duke shikuar nëse kjo ofertë në afat të gjatë do të përfshijë ngritje apo ulje të çmimeve të shërbimeve bankare. Analiza është bërë në bazë të çmimoreve publike dhe informatave në faqen e bankës. Sakushton ka bërë tentime që të marrë informata nga banka me telefon, dhe përmes chat platformës së bankës por nuk ka arritur të marrë shpjegimet e kërkuara. 

Sipas analizës sonë Raiffeisen Bank ka rritur koston fikse mujore duke dhënë lirime në disa shërbime e shtrenjtime në disa shërbime të tjera. 

Lirimet e shërbimeve 

Banka jepë zbritje në transaksionet në ATM për 50 për qind në tri përkatësisht pesë transaksionet e para varësisht nga pakoja. Kjo zbritje është shumë e vogël në krahasim me pakot e mëparshme të bankës. Për shembull për 5 tërheçje me pakon e mëparshme të bankës paguan 0.25 Euro përderisa me oferten e tashme paguan 0.62 Euro. Realisht zbritja prej 50 për qind është më e vogël se sa është me pakot e deritashme. Mirëpo përfitimi i klientit vjen nëse ai bënë shumë tërheqje në bankomat. Duhet bërë 7 tërheqje për pakon Premium apo 12 tërheqje për pakon Fokus që çmimi të jetë i njejtë me pakot e mëhershme si ajo plus. Për pakon premium deponimi është falas. Llogaritja është e komplikuar pasi edhe oferta është e tillë: zbritje në x transaksionet e para pastaj falas. 

Ndërsa, sa i përket deponimeve në ATM zbritja është më e madhe pasi edhe kostoja është më e madhe. Për 3 përkatësisht 5 deponime në bankë mbi 500 euro ofertat e reja janë për 1.25 euro cent më lirë, përderisa, për pakon Fokus pas deponimit (të tretë Fokus) ky shërbim bëhet falas. Për pakon Premium. Për ata që shfrytëzojnë ATM-të për të bërë më shumë deponime këto oferta sjellin një vlerë të mirë, pa marrë parasyshë kostos fikse të mirëbajtjes.

Sa i përket transfereve kombëtare me e-banking ofertat sjellin lirim, që është shumë i vogël për 3 përkatësisht 5 transferet e para mirëpo më vonë këto transfere bëhen falas. Gjithashtu banka ka premtuar që do të ketë zbritje në mirëmbajtje të POS-it, mirëpo në kundërshtim me rregullat e bankës qëndrore nuk ka specifikuar shumën e kësaj zbritjeje për pakon Fokus. 

Gjithashtu një zbritje që mund të jetë e madhe është edhe procesimi elektronik i pagave që nga 0.2 për qind është bërë 0 në pakon Fokus dhe Premium. Ky ndryshim është mjaft i madh për kompani që kanë shumë paga.

Në fund ajo që duhet të përmendet është se në kuadër të dhuratës për kalim në pako të reja nga ato të vjetrat apo nga bankat tjera përfitoni edhe 20 euro mirëmbajte të kartelës së kredisë nëse keni një të tillë. Kjo e bënë zbritjen maksimale në shumë prej 73.94 përkatësisht 139.94 Euro.   

Shtrenjtimet 

Banka në pakot e reja ka ofruar një sërë lirimesh por edhe një numër të shtrenjtimesh apo vendosjes së tarifës në shërbimet të cilat me pakot e mëhershme që kanë kushtuar më lirë në pagesë mujore kanë qenë falas. 

Pra, ajo që është shtrenjtuar është shuma fikse që duhet të paguhet çdo muaj pas periudhës gjashtë mujore që është një insentivë për të kaluar të kjo bankë. Mirëpo mirëmbajtjet me ofertat e reja jane shumë më të larta. 

Gjërat tjera që janë shtenjtuar janë: 

Për ta përmbledhur ofertën gjeneroziteti i bankës për gjashtë muaj mirëmbajtje është i mirëseardhur mirëpo gjithmonë duhet shikuar nëse këtë zbritje banka e bënë për të tërhequr klientë duke ulur profitin e vet apo duke futur shpenzime të tjera te fshehta në mënyrë që të nxjerrë zbritjen shumfish. 

Sipas analizave tona këto oferta janë të mira për kompani që kanë nevojë për shërbimin e deponimit në keshit në ATM dhe kanë procesim të madh të pagave. Për biznese te vogla që kanë aktivitet te vogël bankarë këto oferta në afat të gjatë mund të mos jenë të levërdishme dhe mund të shkaktojnë humbje.