Byzylyk për duar dhe këmbë – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Byzylyk për duar dhe këmbë – ku i gjeni më së liri

23.01.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Keni menduar të blini  një byzylyk, qoftë për dorë apo për këmbë? Atëherë ka zgjidhje pa fund, duke nisur nga 6 euro e deri në mbi 500 euro.

Ka byzylyk të thjeshtë me rruaza, me zinxhirë të praruar në ari, të arit, të lëkurës e deri te dizajnet e brendeve të njohura.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Byzylykyn më të lirë, apo disa byzylykë, i gjeni për 6 euro. Në Foleja, mund të porosisni një byzylyk dorë me rruaza e me një figurë të bud’has dhe një zinxhirë të hollë e të praruar në ari për këmbë me këtë çmim.

Në Foleja gjeni edhe një byzylyk unisex i punuar nga inoksi dhe i markës Xuping. Kushton 8.5 euro.

Byzylyk gjeni edhe në GjirafaMall. Ai i brendit Troli, ka gjatësi 15-18.5 cm, ka material cilësor me bazë nga çeliku kirurgjikal të praruar në ari dhe kushton 8.49 euro me zbritje nga 21.69 euro sa ishte më parë.

Një të lëkurës, i punuar bukur, po i brendit Troli, në GjirafaMall mund ta porositni për 17.49 euro me zbritje nga 21.49 euro sa ishte.

Ndërkohë, byzylyku më i shtrenjtë mund të porositet në Foleja. Është i brendit Dolce & Gabbana prej ari dhe i dekoruar me rruaza. Është për femra dhe me zbritje kushton 570 euro nga 637 euro sa ishte.

Për të parë më shumë, kliko KËTU