Shell – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Shell

Pompa Benzini

Kosova është ndër vendet e vetme në rajon, ku gjiganti botëror i industrisë së naftës dhe gazit, Royal Dutch Shell, ka shtrirë aktivitetin e saj. Nuk ka përfaqësi në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi e ka shumë pak pika në Serbi. Sot Shell Kosova është rrjeti më i madh i pikave të karburanteve, me mbi 70 syresh. Shell operon në Kosovë nga maji i vitit 2018, kur pikat e Al-Petrol falë një bashkëpunimi mes kompanive, u brenduan me markën e gjigantit holandez. Në pikat e Shell Kosova mund të furnizoheni 24/7 dhe në secilën prej tyre ofrohet edhe shërbimi në restorant dhe market. Po cila është historia e Shell? Kompania holandeze u themelua më 1907 në Britani, ndërkohë është e shtrirë në mbi 70 shtete e territore me dhjetëra mijëra të punësuar. Ka me dhjetëra rafineri të saj në gjithë botën, prej ku i furnizon pikat nëpër shtete.

Lajmet e fundit