Gjahtarët e çmimeve mund të kursejnë nga 5 në 12 përqind

26.12.2020

Shperndaje:

Pas analizës së shportës së konsumatorit për datën 22 dhjetor 2020 ndryshimi në mes të tre hipermarketeve të zgjedhura (ETC, Viva Fresh dhe Interex) në total është më pak se 50 Euro cent në një shportë në vlerë prej 30 eurosh. Megjithate, për një gjahtarë të çmimeve që do përzgjedhte produktin më të lirë në secilin market, ndryshimi shkon nga gati 2 euro në mbi 4 euro apo në përqindje nga 5 në 12 përqind të çmimit total të shportës në  krahasim me marketin më të lirë, respektivisht atë më të shtrenjtë.

Kjo analizë e jona tregon se hipermarketet gjatë tërë kohës ndjekin njëri tjetrin dhe bëjnë zbritje në një produkt të caktuar perderisa produktet tjera i kanë çmime më të larta se konkurenca. Nuk ka një hipermarket që është më i liri në gjithçka dhe nuk ka asnjë hipermarket që nuk është më i liri së paku në disa produkte.

Kjo vlenë vetëm për rrjetet e mëdha të cilat edhe strategjinë e reklamimit e kanë të bazuar në çmime, përderisa marketet më të vogla mbesin më të shtrenjta se këto tri rrjete që e dominojnë tregun kosovarë të konsumit të gjërë. Më poshtë mund të shikoni llogaritjen tonë të çmimeve nga data 22 dhjetor.

Shiko çmimet e produkteve