Mobi shopat më konkurentët me çmime

22.12.2020

Shperndaje:

Çmimet e telefonëve mobil në mobishopat Kosovarë janë ndoshta edhe më konkurentët në tregun botëror. Një analizë e tregut në mes të çmimit të të njëjtit telefon në mobishopat kosovarë, shitjes online në shitoret zyrtare në Kosovë si dhe çmimeve në Amazon del se këto shitore kosovare i kanë çmimet më të mirat në Evropë, raporton Sakushton.

Në këtë analizë nuk janë llogaritur çmimet e telefonëve që mund të mirren me kontrata të rrjeteve telefonike, mirëpo zakonisht këto oferta në pagesat mujore përfshijnë edhe çmimin e telefonit dhe njekohësisht të lidhin për një kontratë të caktuar me një operator për një kohë të gjatë. 

Një samsung s20 ndryshon më shumë se 100 euro në çmim në mes të një mobi shopi dhe shitësve online apo kompanive të teknologjisë. Mirëpo ndryshimi është në garancion, kohëzgjatje të saj dhe shërbime të pas shitjes. Përderisa te shitësit zyrtarë garancioni është zakonisht 1 vjet, në mobishopa ky garancion është gjashtë muaj. Gjithashtu në dyqanet zyrtare ka më shumë mundësi të pagesave me këste. 

Kliko këtu për disa çmime