Petrol Company më e lira, IP bonusin më të lartë

17.12.2020

Shperndaje:

Kompania Petrol Company ka çmimet më të ulëta të derivateve në mesin e kompanive të mëdha, përderisa të tjerët mbajnë çmime përafërsisht të njëjta me njëri tjetrin, duke konkuruar me premtim për cilësi dhe bonuse e zbritje për lojalitet të klientëve. 

HIB, IP, EXfis dhe Shell kanë gati strategjitë e njëjta dhe të gjitha kanë kartelat e tyre të lojalitetit. Niveli i bonusit apo zbritjes ndryshon varësisht nga sasia dhe nga blerjet tjera pasi të gjitha pikat ofrojnë edhe markete, restorane apo kafe. 

Për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia çmimet e naftës janë të ulëta dhe për këtë kemi një situatë kur derivatet janë nën 1 euro dhe njëkohësisht shitësit ofrojnë zbritje deri 6 cent për litër. Kjo është një zbritje mjaft e madhe kur grumbullohet shpenzimi vjetor sidomos për ata që e përdorin veturën shumë. Përveç 50 litra në muaj kursimi arrinë gati 40 euro që do bënte disa dhurata të mira për fëmijët.

Në këtë rrafsh të gjithë ofruesit e sherbimeve përveç HIB dhe Petrol Company kanë ndarë të dhënat e zbritjeve me kartelë me: sakushton. Me kartelë ofrohet 5 cent zbritje apo bonus në litër, përveç IP Petrol që ofron deri në 6 cent në ditë dhe orë të caktuara, si e diela dhe nga mesnata deri në mëngjes. 

Çmimet e derivateve