Në TEB përfundojnë ofertat, paralajmërohen rritje çmimesh për disa produkte nga 1 Shkurti

04.01.2021

Shperndaje:

Turk Ekonomik Bankasi apo siç njihet shkurtimisht TEB do të rrisë çmimet e shërbimeve bankare nga 1 shkurti i vitit 2021, ka njoftuar banka përmes faqes së saj në Internet dhe përmes SMS për klientët e vet, njofton platforma e krahasimit të çmimeve sakushton.com

Përveç ndryshimeve në çmime, në bankë kanë përfunduar edhe ofertat për kredi të cilat kishin sjellë kreditë konsumuese nga 12 për qind në vjet në 6.21 në vjet që e bënë një ndryshim të madh në marrjen e kredisë në këtë bankë. 

TEB në njoftimet e veta nuk ka lajmëruar se cilat çmime kanë ndryshuar mirëpo ka njoftuar konsumatorët me çmimet e reja. 

Sakushton si platformë e monitorimit të çmimeve ka vënë re ndryshimin në çmim në mirëmbajtjen e llogarisë që ka lëvizur nga 0.75 në 1 euro në muaj për klientë rrogëmarrës dhe 1.50 euro për klientë të cilët nuk e marrin rrogën në këtë bankë. 

Çmimet e shërbimeve bazë të bankës, si mirëmbajtjet e llogarive të ndryshme dhe transferet kanë mbetur të njejta si më parë. Sipas llogarive tona TEB është banka e tretë më e shtrenjtë në treg. Për më shumë shikoni faqen e produkteve bankare.