Page 3 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Tavolinë anësore – ku e gjeni më së liri

Hiç tavolinës kryesore në dhomën e ndenjës, ju duhet edhe ndonjë tavolinë e vogël.

Njihen si tavolina anësore dhe ato ju shërbejnë për çka do. Nëse e keni larg tavolinën kryesore, e afroni anësoren apo ju duhet edhe për rastet kur jo të gjithë mysafirët mund të shërbehen nga tavolina e madhe.

Në treg ka shumë zgjidhje të tavolinave anësore dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tavolina anësore gjeni në disa dyqane online dhe më e lira mund të porositet në 75Mall. Është modeli Rena, e rrumbullakët dhe me çmim aksion mund ta blini për 29.90 euro.

Për pak më shumë – 35 euro, në Foleja gjeni tavolinën më të lirë anësore. Është e rrumbullakët dhe prej metali.

E në këtë market, për 44 euro, mund të blini një tavolinë nga druri masiv që mund të përdoret edhe si karrige. Ka formë kënddrejtë.

Për 46 euro, në Foleja gjeni një tavolinë të rrumbullakët me tri këmbë hekuri. Sipër ka xham, ndërsa është e dekoruar edhe me litar.

Në GjirafaMall për 89.99 euro, sa është më e lira, mund të zgjidhni një mes dy llojeve të tavolinave anësore. Për këtë çmim ofrohen set tavolinash nga dy copë, të rrumbullakëta dhe katrore.

Duke ndarë më shumë para, mund të porosisni tavolinë më të bukur e më cilësore.

Dhe më e shtrenjta që mund të porositet në tregun online është një në Foleja. Në fakt, vjen si set më tri copë me madhësi të ndryshme. Ka dizajn tepër unik. Pjesa e sipërme është dru masiv, kurse këmbët metalike. Seti kushton 349 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tastierë numerike – ku e gjeni më së liri

Keni profesionin e tillë që gjatë punës me llaptop ju duhet të fusni në program shumë shifra, shumë të dhëna? Atëherë zgjidhja më e mirë për lehtësuar këtë proces është të blini një tastierë numerike, e cila përmes një porte USB ose me wifi lidhet me llaptopin tuaj.

Është e vogël për bartje dhe ka tastet me numra dhe ca të tjerë të domosdoshëm.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tastierën më të lirë numerike e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është e brendit Natec Goby dhe nga 9.50 euro me zbritje mund ta porosisni për 5.49 euro. Është me kabllo.

Të njëjtën tastierë në Foleja e gjeni për 7.40 euro, e në Gjirafa50 për 8.50 euro.

E tastierën më të lirë numerike që funksionon pa kabllo, pra me wireless e gjeni në GjirafaMall. Është e markës LogiLink dhe kushton 14.49 euro.

Në Foleja, tastiera me wifi më e lira kushton 16 euro dhe është e brendit Manhattan.

Në këto dyqane, në fakt gjeni pa fund zgjidhje, të llojeve, ngjyrave e brendeve të ndryshme.

Tastiera më e shtrenjtë numerike është një në GjirafaMall. Është e markës CherrySlim dhe me kabllo. Kushton 111.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Makinë për përgatitjen e pastave të freskëta – ku e gjeni më së liri

S’ka gjë më të thjeshtë se sa për të blerë pasta në market, për t’i zier e më pas edhe për t’i përgatitur me ndonjë salcë. Duhet shumë pak kohë.

Por a keni menduar që brumin e pastave mund ta përgatisni edhe vetë, duke ditur se si dhe çfarë përbërësish po fusni aty?

Për ta bërë më të lehtë, në treg ka edhe makina përmes të cilave mund të përgatisni brumin dhe ta ndani në fije-fije. Pra t’i bëni shpagetat vetë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Makinën më të lirë për përgatitjen e pastave e gjeni në GjirafaMall. Është e brendit Maestri dhe pasi të fusni brumin në të, iu dalin shpagetat. Me zbritjen që ofrohet prej gati 50 për qind, mund ta porosisni për 27.49 euro.

Makinë për pasta të freskëta gjeni edhe në e-baa. Pajisja është e brendit Tescoma dhe kushton 39.90 euro.

Në Foleja, makina më e lirë për pasta të freskëta kushton 139 euro. Është prej inoksi, manuale dhe e brendit Gefu.

Dhe, makina më e shtrenjtë për pasta mund të porositet në GjirafaMall. Është automatike dhe e brendit Marcato Ampimotor. Kushton 222.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xiaomi Redmi, seria 14C – ku e gjeni më së liri

Dëshironi një celular të mirë e të paguani pak? Kur themi i mirë, bazuar në performanca, vërtetë nuk ua lëshon rrugën gjigantëve të teknologjisë si Apple e Samsung.

Fjala është për telefonin Xiaomi Redmi, seria 14C, produkt i këtij viti.

Në tregun online gjeni telefon të kësaj serie për pak më shumë se 100 euro e deri në mbi 600.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, telefonin më të lirë Xiaomi Redmi të serisë 14C, mund ta porosisni për 105 euro. Ka 4 GB ram memorje dhe 128 GB memorje të brendshme. Ekrani është 6.88 inch dhe telefonin e gjeni në marketin Foleja.

I njëjti model, në Neptun mund të porositet për 119 euro.

E nëse doni më shumë ram, atëherë në Foleja me 8 GB ram memorje e 256 GB memorje të brendshme mund ta blini për 139 euro.

Njëjtë kushton edhe në Neptun.

Në Foleja, më së liri e gjeni edhe Redmi Note 14. Ka 6 GB ram memorje e 128 GB memorje të brendshme. Kushton 185 euro.

Redmi Note 14 me të njëjtat performanca, në Neptun kushton 199 euro e në Aztech edhe më shtrenjtë – 219 euro.

Celulari më i shtrenjtë i serisë 14 mund të porositet në Foleja. Është Redmi Note 14 Pro+, me 12 GB ram memorje e 512 GB memorje të brendshme. Kushton 619 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Timon, pedale e ndërrues shpejtësie për lojëra kompjuterike – ku i gjeni më së liri

Prej lojërave kompjuterike që të nxisin më së shumti adrenalinë, janë ato ku simulohet ngasja e veturave nëpër shtigje të ndryshme.

Ka plot lojëra kompjuterike, e pos lojës, duhet blerë edhe timonin, pedalet dhe ndërruesin e shpejtësisë për t’u dukur sa më reale përvoja.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Setin timon, pedale e ndërrues shpejtësie më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Seti është i brendit Esperanza dhe bën për PlayStation 3. Kushton 55.50 euro.

Një të njëjtë në GjirafaMall e gjeni për 59.99 euro.

Timon, pedale e ndërrues shpejtësie gjeni edhe në Foleja. Seti më i lirë kushton 79.98 euro dhe është i brendit Marvo, modeli GT 903. Bën për konzollat PS3, PS4, Xbox-One dhe Xbox 36.

Të njëjtin produkt dhe me të njëjtin çmim e gjeni edhe në dyqanin ShopAz.

E nëse jeni meraklinj të këtyre lojërave dhe keni mundësi financiare, atëherë ndani pak më shumë mjete dhe merrni një set më të mirë.

Seti më i shtrenjtë, ku përfshihet timoni, pedalja dhe ndërruesi i shpejtësisë mund të porositet në GjirafaMall. Është i brendit Logitech, modeli G923 dhe kushton 441.99 euro. Bën për disa seri të Xbox.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tabelë interaktive – ku e gjeni më së liri

Keni dëgjuar se nëpër shkolla “dërrasat e zeza” po zëvendësohen me tabela interaktive e të mençura? E të tilla në fakt nuk janë vetëm për shkolla. Mund të përdoren edhe nga ndokush që organizon një kurs, pastaj bizneset, auditorët e pse jo edhe në shtëpi. Mund të përdoren si tabela apo edhe te integrohen në tavolinën e punës.

Janë pak të shtrenjta, por gjë që ia vlen. Kanë ekran të madh, mbështeten kryesisht në sistemin operativ Android, kanë performancë të lartë për përdorim të shpejtë e efikas, ram memorje të mjaftueshme, teknologji të lartë për prekje, porta për lidhje dhe sistem të integruar të altoparlantëve për prezantime e bashkëbiseda.

Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tabelën më të lirë interaktive e gjeni në marketin 75Mall. Është e brendit Dahua me ekran 65 inch. Kushton 959.9 euro.

Në këtë dyqan ofrohen disa lloje të tabelave interaktive. Për shembull një e brendit Huawei, me ekran 65 inch, kushton 1099.9 euro.

Në GjirafaMall, tabela interaktive më e lirë mund të porositet për 1215 euro. Është e markës Riotuch dhe ka ekran 75 inch.

E tabela interaktive më e shtrenjtë ofrohet në Gjiarfa50. Është e fjalës së fundit dhe e brendit të njohur Samsung. Ka ekran 75 inch dhe UHD. Kushton 2199.5 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Prerëse thonjsh – ku e gjeni më së liri

Një tjetër pajisje apo vegël pa të cilën nuk bën të rri asnjë shtëpi. Bëhet fjalë për prerësen e thonjve apo gërshërët e thonjve siç mund ta hasni gjatë kërkimit.

Madje është mirë që secili ta ketë një personale, pasi kështu mbroni thonjtë nga myku apo ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Prerësen më të lirë të thonjve e gjeni në dyqanin 75Mall. Kushton 1.70 euro dhe nuk është specifikuar brendi.

Ky dyqan ofron edhe një më të madhe me çmim 1.90 euro.

E në GjirafaMall, prerësen më të lirë e gjeni për 5.99 euro. Është e markës Sally Hansen. Sipas përshkrimit të produktit, kjo prerëse ofron prerje perfekte, duke siguruar skaje të lëmuara dhe të rregullta të thonjve çdo herë.

Nëse doni pak më të shtrenjta, ka edhe të tilla. Për shembull në Foleja gjeni një prerëse që ka edhe llupën e integruar në rast se shikimi u është dobësuar. Është e brendit Sundo dhe kushton 19 euro.

E në këtë dyqan, gjeni edhe prerësen më të shtrenjtë të thonjve. Bëhet fjalë për një të brendit Zwilling dhe mund të porositet për 99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Prerëse hudhrash – ku e gjeni më së liri

Hudhra duhet prerë imët dhe meqë është e vogël e keni problem ta bëni këtë me anë të thikës. Plus është rrezik se mund të prisni gishtin!

Andaj, gjëja më e mirë është që të blini një prerëse për hudhra. Mund ta gjeni edhe me fjalë të tjera kyç, si copëtuese hudhrash e të tjera.

Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Prerësen më të lirë të hudhrave e gjeni në marketin online e-baa. Është prej metali e markës Fackelmann dhe ka dimensione 21×6.5×3 cm. Copa kushton 2.99 euro.

Prerëse apo copëtuese hudhrash gjeni edhe në Foleja e GjirafaMall.

Të dyja marketet e ofrojnë prerësen e brendit të njëjtë, atë Lemart dhe në të dyja çmimi është i njëjtë. Mund ta porosisni për 13 euro. Është e punuar nga zinku me veshje nga nikeli dhe është e gjatë 16 cm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Prerëse djathi – ku e gjeni më së liri

Janë disa vegla që janë të domosdoshme për kuzhinën tuaj. E tillë nuk është kjo që do të shkruajmë.

Bëhet fjalë për një prerëse djathi të bardhë dhe pse të mos e keni mes pajisjeve edhe këtë.

Në treg ofrohen disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Prerësen më të lirë të djathit e gjeni në dy dyqane online.

Si në Foleja, ashtu edhe në GjirafaMall, prerësja më e lirë kushton 4.20 euro. Është e brendit Fiskars, dhe është për të gjitha llojet e djathit, përfshirë edhe atë të butë. Nuk ngjitet djathi në tehun e prerëses.

Në Foleja gjeni edhe disa lloje të tjera.

Një prerëse për djathë të bardhë të butë, po të brendit Fiskars, me zbritje mund ta blini për 5.60 euro.

E në këtë dyqan gjeni edhe një set prerësesh për djathë. Seti ka katër vegla, plus një dërrasë dhe është i brendit Macma. Kushton 11.60 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çekan për mish – ku e gjeni më së liri

Nëse vendosni të përgatisni mish, sidomos të viçit apo të lopës, atëherë para se ta fërgoni është mirë ta rrihni me çekan të mishit.

Përmes goditjeve, mishit i këputen indet yndyrore dhe pasi të piqni në skarë apo tigan, do të jetë i lehtë për t’u kafshuar e përtypur.

Është pajisje e domosdoshme për kuzhinën tuaj dhe nuk kushton shumë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çekanin më të lirë e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është i brendit Lemart, 24 cm i gjatë dhe i punuar nga aliazh alumini. Me zbritje, nga 10.67 euro mund ta porosisni për 6.49 euro.

Një tjetër, të po këtij brendi në këtë dyqan, mund ta blini për 9.20 euro.

Çekan për mish gjeni edhe në Foleja. Më i liri është po Lemart dhe kushton 11.50 euro. Pra i njëjti në GjirafaMall mund të blihet me zbritje për 6.49 euro.

Në GjirafaMall, gjeni edhe çekan të brendeve të tjera dhe më të shtrenjtë.

Një i brendit Gefu kushton 55.99 euro. Sipas përshkrimit, është një kombinim i cilësisë së shkëlqyer dhe dizajnit praktik si dhe garanton që mishi i bërxollave do të copëtohet në mënyrë të përsosur fije për fije sa hap e mbyll sytë. Ka dorezë ergonomike dhe ka material çelik inoks me cilësi të lartë.

Po ashtu edhe më i shtrenjti çekan mund të blihet në GjirafaMall. Është i markës Rosle dhe kushton 62.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU