Page 4 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Tabela taktike për sporte të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Merreni me sport, jeni trajner apo thjeshtë jeni prindër të një fëmije që merret me sport, atëherë ju duhet një tabelë taktike ta keni në shtëpi.

Janë tabela praktike, që kanë të vijëzuara fushat dhe çka do që shkruani në të, shlyhet në sekondë.

Në treg ofrohen tabela për sporte të ndryshme, si për futboll, basketboll, hendboll e të tjera dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Tabelën taktike më të lirë e gjeni në dyqanin online Foleja. Është për hendboll dhe në të mund të shënohet në të dy anët. Në njërën anë është fusha e plotë, kurse në tjetrën vetëm gjysma e fushës. Është prodhim i YakimaSport dhe mund ta porosisni  për 18.1 euro.

Për pak më shumë, në Foleja mund të porosisni tabelën taktike të futbollit. Kushton 22.5 euro.

Në GjirafaMall, tabela më e lirë taktike është ajo për hendboll. Është e brendit Pure2Improve dhe kushton 37.59 euro.

E tabela më e shtrenjtë mund të porositet në Foleja. Vjen me çantë speciale, është e brendit Molten dhe kushton 64 euro. Ofrohen tabela për futboll, basketboll e hendboll.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Pica të gatshme e të ngrira – ku i gjeni më së liri

Gjithnjë e më shumë po jemi të zënë e gjithnjë e më shumë po konsumojmë ushqime të gatshme.

E mes këtyre ushqimeve, mund të jenë edhe ato të ngrira që i kemi në shtëpi.

Në treg ofrohen shumë lloje të picave të gatshme dhe të ngrira. Ato mund t’i blini dhe t’i piqni kurdo që keni nevojë.

Ofrohen disa lloje, duke nisur nga Margherita e deri tek ato me kërpudha, mishra të ndryshëm e të tjera.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Picën më të lirë mund ta blini ose porosisni në marketet Begmart dhe InterCklick. Është Funghi, pra me salcë domateje, djathë e kërpudha. Është 320 gramë, e brendit Pasionata dhe kushton 2.15 euro në të dy dyqanet.

Pastaj në Begmart, për 2.52 euro mund të blini picën me djathë Mozzarella, po ashtu 320 gr. E për çmim të përafërt – 2.55 euro, në InterCklick mund të porosisni picën Quatro Formaghi.

Të njëjtën në Begmart e gjeni për 3 centë më shtrenjtë.

Në InterCklick ka edhe picë me suxhuk, që kushton 2.85 euro, e për 3.09 euro e gjeni edhe picën e “shtëpisë”.

Picë gjeni edhe në dyqanin Spar. Është Margherita dhe me peshë pak më të madhe – 360 gr. Kushton 3.19 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Rubinet i thjeshtë, elektrik apo me sensor -ku e gjeni më së liri

Rubineti është material shpenzues dhe herë pas herë ju duhet ta ndërroni, qoftë në kuzhinë, banjë apo dikur tjetër.

Gjeni lloj-lloj rubinetesh, të thjeshtë, elektrik apo edhe me sensor.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Rubineti më i lirë mund të porositet në InterClick. Është për kuzhinë dhe është elektrik. Pra e ngroh ujin aty për aty. Ka kapacitet të ngrohë deri në 2.5 litra ujë në minutë. Është nga inoksi i brendit Hausberg dhe kushton 39.99 euro. Pos që është rubineti më i lirë, është edhe më i liri nga ata elektrik.

Në Foleja, rubineti më i lirë është po ashtu i kuzhinës. Është ngjyrë vanilje i brendit Pyramisos dhe kushton 46 euro.

Nëse kërkoni rubinet bideti, atëherë në Foleja e gjeni më së liri. Është inoks dhe i brendit Deante. Kushton 65 euro.

Një rubinet dushi në këtë market mund ta porosisni për 100 euro, po ashtu është i Deantes.

Nëse kërkoni rubinet lavamani me sensor, atëherë në Foleja e gjeni për 264 euro.

Në këtë dyqan e gjeni edhe rubinetin më të shtrenjtë. Është termostatik dhe për vaskë. Kushton 337 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Sprej për heqjen e mykut – ku e gjeni më së liri

Secili prej nesh është përballur dhe përballet me mykun në shtëpi.

Myku krijohet zakonisht gjatë dimrit dhe në hapësirat ku nuk ka ngrohje. Pra nëse në një dhomë ka ngrohëse e në tjetrën jo, atëherë ky kontrast krijon mykun në hapësirën e ftohtë.

Por sot ka shumë preparate për heqjen e mykut nga muret dhe pjesët tjera. Ka spreje që heqin hap e mbyll sytë mykun dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Sprejin më të lirë për heqjen e mykut e gjeni në dyqanin E-baa. Shishja ka 750 ml, është e markës Pers dhe kushton 1.21 euro.

Në InterClick, një pastrues myku i markës Fresh e gjeni për 1.65 euro. Shishja ka 500 ml. E njëjta shishe në E-baa kushton dy centë më shumë.

Sprej kundër mykut gjeni edhe në Maxi. Shishja e markës së njohur Avaks – 750 ml, kushton 2.05 euro. E njëjta shishe mund të porositet më lirë në InterCklick – 1.95 euro.

Dyqani 75Mall ofron sprej të brendit Savo. Shishja ka 500 ml dhe kushton 2.90 euro.

E njëjta shishe në E-baa kushton më shtrenjtë – 3.35 euro. Në këtë dyqan mund të porositet edhe produkti më i shtrenjtë. Është i markës Diplo, shishja ka 750 ml dhe kushton 3.77 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Grabuja të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Tash që ngadalë po shkon dimri, duhet të bëheni gati për të mbledhur fletët e kalbura dhe për të pastruar oborrin, kush ka.

E ata që kanë oborr, një prej pajisjeve që u duhet është edhe grabuja.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe gjeni forma të ndryshme të grabujave.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Grabujën më të lirë e gjeni në marketin online GjirafaMall. Është e markës McGarden dhe pa bisht. Kushton 5.49 euro dhe është në formë trekëndëshi.

E nëse e dëshironi edhe bishtin, atëherë duhet të ndani edhe 5.49 euro. Ka gjatësi 130 cm.

Një grabujë më e fortë me 12 dhëmbë, me të cilën edhe mund të rrafshoni bahçen para mbjelljes, kushton 8.49 euro.

Grabuja gjeni edhe në marketin tjetër online Foleja. Më e lira kushton 11.70 euro dhe është e brendit Fiskars. Ka një bisht të shkurtër, por mund t’ia vendosni një më të gjatë. Është me fije çeliku dhe e përshtatshme për shtretërit e ngushtë të bimëve.

Grabuja më e shtrenjtë është po e brendit Fiskars. E gjeni në GjirafaMall dhe është me bisht të saj. Kushton 35.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Tabelë shahu – ku e gjeni më së liri

Nëse doni të “mbysni” netët e gjata dhe të futeni thellë në mendime, atëherë zgjidhje mund të jetë edhe një lojë shahu.

Në treg gjeni tabela të ndryshme të lojës së shahut, duke nisur nga një karton i thjeshtë e me figura të plastikës e deri tek ato komplet nga druri.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Tabelën më të lirë të lojës së shahut e gjeni në e-baa. Ka një shtrojë magnetike ku figurat ngjiten për shtresën, që ka dimensione 32 x 32 cm. Kushton 8.99 euro.

Në Foleja, tabelën më të lirë e gjeni për 10.2 euro. Figurat janë prej druri të madhësisë nga 5 cm – ushtarët e deri 8 cm – mbreti.

Prej 10 deri në 20 euro, në Foleja gjeni disa lloje të tabelave të shahut me figura prej druri.

E me çmim të përafërt, edhe në GjirafaMall mund të porosisni një tabelë shahu me figura prej druri. Seti kushton 21.49 euro dhe është i brendit çek Rebel Albi. Edhe tabela është prej druri.

Në këtë dyqan, gjeni edhe tabelën më të shtrenjtë të shahut. Është e brendit Magiera dhe me dizajn sa elegant, aq edhe klasik. Pjesët e shahut janë të punuara me detaje të hollësishme dhe janë të bëra nga druri cilësor. Më zbritje, mund ta porosisni për 103 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Vajra të ndryshëm të rozmarinës – ku i gjeni më së liri

Vaji i bimës së rozmarinës është shumëfunksional dhe shumë dobiprurës. Ky vaj ju shërben për shumëçka, duke filluar nga pamja e jashtme e deri në organizëm.

Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentës, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe produktet prej saj janë të njohura, qoftë për lëkurë, flokë apo edhe për gatime.

Në tregun online ofrohen shumë vajra dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Vajin më të lirë e gjeni një shishe 250 ml. Është vaj ulli ekstra i virgjër, pra për gatim dhe me ekstrakt të rozmarinës. Është prodhim turk, kushton 3.60 euro dhe e gjeni në dyqanin Begmart.

Në GjirafaMall, vajin e rozmarinës më të lirin e gjeni për përdorim në flokë. Shërben për trashjen e fijeve të flokëve dhe për rigjenerim të atyre të dëmtuara. Shishja ka 30 ml dhe kushton 6.5 euro.

Edhe në Foleja, gjeni vajin rozmarinë për përdorim në flokë për 6.5 euro, por është i brendit tjetër – “Bio 365”.

Në Begmart, gjeni edhe vaj organik për lëkurë të trupit. Është e brendit L’Erbolario, shërben për tonifikim të lëkurës dhe shishja me 125 ml kushton 14 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe produktin më të shtrenjtë me bazë rozmarinën. Është për trashjen e fijeve të flokëve, është i brendit italian L’Erbolario. Kushton 29 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kabinete të ndryshme, nga 40 deri në 2.500 euro

Kabinetet janë shumë-funksionale dhe shërbejnë për shumëçka. Në fakt, ka kabinete për banjë, këpucë, rrobalarëse, vegla të punës e të tjera.

Po çka nënkuptojmë me kabinete? Një lloj dollapi me derë, e brenda me rafte apo një me sirtarë (“fijoka”).

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe mund të gjeni nga 39 euro sa është më i liri e deri në mbi 2.500 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, kabinetin më të lirë mund ta porosisni për 39 euro. Është për banjë, ngjyrë antracit dhe i brendit Damien. Ka dimensione 20x13x70 cm dhe e gjeni në dyqanin Foleja.

Për këtë çmim, në Foleja e gjeni edhe një kabinet druri për këpucë.

Në 75Mall, kabineti më i lirë është një për rrobalarëse. Montohet mbi të dhe ka disa rafte. Është i bardhë dhe kushton 59 euro.

Në GjirafaMall, kabineti më i lirë është një për mjetet të punës me pesë sirtarë. Është i markës Han, është metalik dhe kushton 103.99 euro.

Në këto tri dyqane gjeni me dhjetëra e dhjetëra lloje të kabineteve. E më i shtrenjti mund të porositet në Foleja. Është kabinet me sirtarë për vegla pune dhe i lëvizshëm. Është i brendit të njohur Kraftwerk dhe vjen edhe me dhjetëra vegla pune në të. Kushton 2.539 euro. Sirtarët bllokohen me një çelës.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Detektor tymi – ku e gjeni më së liri

Nëse keni arritur që të bëheni me banesë apo shtëpi duke shpenzuar mijëra e mijëra euro, atëherë është mirë të ndani edhe pak euro e të blini një detektor tymi.

Pajisja ju ndihmon që të zbuloni se shtëpinë e keni në rrezik para se të shpërthejë zjarri. Normalisht, detekton edhe tymin e duhanit.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Detektorin më të lirë të tymit e gjeni në marketin Foleja. Është i brendit Orno dhe me zbritje kushton 28 euro. Sipas prodhuesit, është pajisje e besueshme për zbulimin e tymit dhe funksionon me furnizim me energji prej 9V DC.

Për të njëjtin çmim, në Foleja mund të porosisni edhe detektorë Firesco.

E në Gjirafa50, detektori më i lirë kushton 29.50 euro, po ashtu me zbritje 25 për qind. Detektori është i pajisur edhe me një buton “test” për të verifikuar funksionimin e saktë të pajisjes si dhe me butonin “hush” për të ndërprerë mesazhin në rast të një alarmi të rremë. Pajisja mundësohet nga bateria me litium, 9V.

Detektor gjeni edhe në GjirafaMall. Më i liri që ofrohet është ai i brendit Abus. Kushton 41.49 euro.

Në këto dyqane online, në fakt gjeni shumë zgjidhje. Dhe detektori më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit Natamo Smart dhe kushton 117.50 euro. Meqë është pajisje e mençur mund ta lidhni me celular dhe në rast të rrezikut, do të merrni sinjalin në kohë, kudo që jeni.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shtrat për qen – ku e gjeni më së liri

Nëse mbani një qen dhe keni vendosur që të ndani edhe shtëpinë me të, atëherë ju duhet edhe një shtrat për të.

Një shtrat i butë e i ngrohtë që mund të vendoset në çdo kënd, është zgjidhja ideale për qenin tuaj.

Në tregun online ka shumë zgjidhje me dizajne të bukura dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Shtratin më të lirë për qen e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Është i mbushur me shkumë të butë dhe të deformueshme. Shtresa e poshtme ka një jastëk të rehatshëm dhe të trashë. I gjithë kompleti mund të lahet në mënyrë të sigurt në rrobalarëse. Me zbritje kushton 11.5 euro dhe është i markës Home Appliances.

Shtrat qeni gjeni edhe në Foleja. Ka formën e një putre, ngjyrë hiri, i brendit Go Gift dhe kushton 22 euro.

Për 30 euro, në këtë dyqan mund të porosisni edhe një shtrat të butë që ka formën e shtëpizës. Ofrohen disa ngjyra.

Edhe në GjirafaMall mund të porosisni një shtrat qensh në formë shtëpize. Më i liri kushton 51.99 euro dhe është i markës Buda Cave.

Dhe shtrati më i shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është në formë ovale, i thurur me thupra anash dhe me një shtrat të butë. Është i markës Trixie dhe kushton 79.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU