Page 5 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Panel diellor portativ – ku e gjeni më së liri

Nëse doni të kurseni sado pak energji apo edhe të keni energji në çdo vend ku shkoni, në mal apo diku tjetër, atëherë zgjidhja është paneli solar apo edhe diellor portativ, varësisht si e hasni gjatë kërkimit.

Në tregun online ka shumë zgjidhje, duke nisur nga panelet e vogla që shërbejnë për të karikuar ndonjë telefon apo pajisje tjetër, e deri tek ato më të mëdha që mund të shërbejnë edhe për ndriçim.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Panelin më të lirë solar portativ e gjeni në marketin online Foleja. Kushton 25 euro, ka 3 vat fuqi, kabllo 2 metra, micro USB dhe është i zi. Është i brendit Woox.

Për pak më shumë, 42 euro, mund të porosisni një panel më të madh. Ka kapacitet 4.2 vat, është monokristalor dhe i markës Ezviz.

E në Gjirafa50, paneli më i lirë është ai i brendit Sandberg me kapacitet 13 vat dhe ka dy porta USB. Pra mund të karikoni dy pajisje në të njëjtën kohë.

Në 75Mall, paneli më i lirë është ai i markës Swissten me kapacitet prej 21 vatësh. Kushton 69.9 euro.

Në GjirafaMall, gjeni edhe një panel që paloset me kapacitet prej 21 vatësh i brendit Swissten dhe me çmim 84.9 euro. Më të njëjtin çmim mund ta porosisni edhe në Foleja.

Dhe, në Foleja e gjeni edhe panelin më të shtrenjtë. Është i brendit Anker me kapacitet prej 100 vatësh. Kushton 309 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Karikues wireless – ku e gjeni më së liri

Sot ju prezantojmë diçka që secili prej nesh ka nevojë. Karikues për telefonat e mençur apo adapterët, por pa kabllo – pra wireless.

Mund t’i gjeni edhe me fjalët kyç “stacion karikimi wireless”.

Në tregun online gjeni karikues wireless me shumicë, si për Android ashtu edhe për iOS, apo për të dyja bashkë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karikuesi wireless më i liri mund të porositet në marketin online Foleja. Është i brendit Hama dhe ‘fast charching’. Fuqia maksimale e daljes është 10 vat dhe kushton 13.99 euro.

Në GjirafaMall, karikuesi wireless më i lirë mund të porositet me zbritje për 15.90 euro nga 19.90 sa ishte më parë. Është i brendit Remax dhe ka valë magnetike prej 15 vat.

Në 75Mall, karikuesi wireless më i liri mund të blihet për 19.90 euro. Edhe këtu ofrohet me zbritje, pasi çmimi i mëparshëm ishte 29.90 euro. Është Xiaomi dhe ka valë magnetike prej 20 vat.

Edhe në e-baa gjeni karikues pa kabllo. Më i liri kushton 27.90 euro dhe është vetëm për produkte të Apple. Pra bën për telefon, orë të mençur e Airpods.

Në fakt në këto katër markete gjeni rreth 100 lloje të stacioneve të karikimit pa kabllo.

Më i shtrenjti karikues mund të porositet në Gjirafa50. Është i markës Belkin dhe shërben për karikim të njëkohshëm të telefonit, orës dhe kufjeve. Kushton 226.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Enëkulluese – ku e gjeni më së liri

Nëse jeni duke kërkuar një enëkulluese, atëherë në tregun online mund të gjeni të duhurën.

Ka të vogla për hapësira të vogla e ka edhe të mëdha. Po ashtu ka të plastikës e ka edhe prej metali.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Enëkulluesën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Në fakt është veç një material me fibra që absorbon ujin, por nuk e lëshon poshtë. Mund ta shtrydhni pas çdo përdorimi apo ta lani në rrobalarëse deri në 30 gradë Celsius. Kushton 2.99 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe një platformë të sheshtë plastike, pra pa ndarëse, që kushton 2.99 euro. Ka dimensione 34x15x45 cm.

Nëse kërkoni një enëkulluese më të madhe plastike, me 2 “kate”, atëherë në e-baa mund ta porosisni për 6.99 euro. Është e bardhë.

Në GjirafaMall, enëkulluesja më e lirë kushton 8.49 euro. Është e verdhë me pak bardh dhe është e brendit Kassel. Është një lloj plastike e “butë” dhe kualitative.

Enëkulluesja më e lirë me ndarëse e prej metali, kushton 14.49 euro dhe është e brendit KingHoff.

Në këtë market gjeni edhe kulluesen për enë më të shtrenjtën. Ka dizajn unik, është prej inoksi dhe e markës Maestro. Kushton 33.5 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Hapës elektrik për shishe të verës me tapë – ku e gjeni më së liri

Një shishe të lëngut apo edhe të birrës mund ta hapni me çka do, qoftë edhe me një lugë apo pirun. Pra bën edhe pa çelës. Por kështu nuk mund të veproni me hapjen e shisheve të verës me tapë.

Ju duhet një çelës apo një hapës vere, e ne sot do t’ju prezantojmë një hapës elektrik për shishe të verës me tapë. Bateria mbushet përmes adapterit dhe me një mbushje mund të hapni me dhjetëra shishe.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Hapësin elektrik më të lirë mund ta porosisni në dyqanin e-baa. Kushton 12.90 euro dhe mund të hapë një tapë në vetëm disa sekonda dhe deri në 60 tapa përpara se të ketë nevojë për rimbushje. Përfshin një ruajtës vere të ripërdorshme për të bllokuar oksigjenin dhe për të ruajtur aromën.

Në GjirafaMall, një hapës elektrik i brendit Adler mund të porositet për 14.49 euro me zbritje nga 23.33 euro sa ishte më parë. Për dizajn më unik ka edhe drita lled dhe posedon edhe një prerës për folje alumini.

Hapës mund të gjeni edhe në 75Mall, ku ofrohet edhe produkti më i shtrenjtë. Me zbritje kushton 19.90 euro. Ka bateri prej litiumi dhe ka edhe opsionin e pompës me vakuum për të tërhequr tapën.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Aparat për mbyllje me vakum – ku e gjeni më së liri

Në shumë raste, në shtëpitë tona hapim qese me produkte, por nuk i shpenzojmë të gjitha përnjëherë. Nëse doni që produkti të mbetët i freskët, atëherë bëni mirë të porosisni një aparat për mbyllje të qeseve me vakum.

Ju duhet, edhe kur paketoni mishin apo perimet dhe i futni në frigorifer apo ngrirje të thellë. E mbyllni qesen dhe është praktike. Për më shumë, produktet nuk do të mbajnë erë edhe nëse qëndrojnë për kohë të gjatë.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e këtyre aparateve në tregun online.

Aparatin më të lirë për mbyllje me vakum e gjeni në dyqanin GjirafaMall. Është i brendit Adler dhe vjen me zbritje nga 87.36 euro në 69.99 euro.

Aparat gjeni edhe në marketin online 75Mall. Është i brendit Gorenje dhe kushton 89.90 euro.

Dhe, aparati më i shtrenjtë për mbyllje me vakum mund të blihet në dyqanin Foleja. Është i markës Caso FastVac, inoks dhe me fuqi 130 vat.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Sprej për shkrirjen e akullit në xhama – ku e gjeni më së liri

Pos zinxhirëve (lexo Këtu) dhe kutisë së ndihmës së parë (lexo Këtu), për të cilat kemi shkruar në tekstet e kaluara, është mirë që gjatë dimrit të mbani në veturën e tuaj edhe një sprej për shkrirjen e akullit në xhama.

Është shpëtim nëse doni të mos mërdhini duart duke e pastruar në mënyra të ndryshme. Thjeshtë e hiqni borën nëse ka, më pas ia hidhni sprejin dhe në moment zhduket akulli.

Në tregun online ofrohen disa lloje në disa markete dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dhe, sprejin më të lirë e gjeni në dyqanin Foleja. Është i markës Falcon dhe shishja vjen me vëllim 500 ml. Kushton 2.49 euro.

Për një euro më shumë, në këtë dyqan mund të porosisni një sprej të markës Praxis, po ashtu me vëllim 500 ml.

Sprej gjeni edhe në 75Mall. Është i markës Sonax, 500 ml dhe kushton 4.4 euro.

Të njëjtin sprej në GjirafaMall, mund ta porosisni për 5.49 euro. E po aq bën edhe në Foleja.

Pra, i bie se në 75Mall, ky lloj mund të porositet më së liri.

Për të parë më shumë, lexo KËTU

Zinxhirë bore dhe “çorape” për goma – ku i gjeni më së liri

Një tjetër pajisje pa të cilën nuk bën të dilet në rrugë me veturë gjatë sezonit dimëror, janë zinxhirët për goma.

Ata edhe mund të mos ju duhen gjatë tërë sezonit, por për secilën veturë janë të obligueshëm, pasi përndryshe pason gjoba.

Periudha kur duhet të barten në veturë është 15 nëntor – 15 mars.

Në tregun online ka disa lloje, madje edhe një lloj pëlhure që zëvendëson zinxhirët e po ashtu edhe vihen më lehtë. Njihen si “çorape bore”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Zinxhirët më të lirë i gjeni në dyqanin e-baa. Ofrohet një lloj, me trashësi të zinxhirit 12 mm, por për dimensione të ndryshme të gomave – për 10 sosh. Cilindo nga dimensionet mund ta porosisni për 18.90 euro dhe janë të markës Car-Prix.

Të njëjtit brend, në Foleja, mund t’i porosisni për 22 euro.

Foleja ofron shumë më shumë. Për 24.99 euro mund t’i porosisni zinxhirët e brendit Praxis, po ashtu të trashësisë 12 mm.

E ky dyqan ofron diçka edhe më inovative. Në vend të zinxhirëve ofron një kallëp tekstili për gomat. Janë shumë më të lehtë për t’u vendosur dhe hequr më pas nga gomat. Njihen edhe si “çorape bore”. Falë dizajnit të tyre më të avancuar, ato ofrojnë kapje të jashtëzakonshme në sipërfaqe të rrëshqitshme si bora ose akulli, duke siguruar vozitje të sigurt dhe komode. Janë të qëndrueshme dhe kanë certifikatë austriake të sigurisë “Önorm V5121”. Kompleti me dy copë kushton 29.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Kuti e ndihmës së parë – ku e gjeni më së liri

Çfarëdo makine që ngisni, është e obligueshme që të bartni me vete edhe kutinë e ndihmës së parë.

Pa të, është keq në radhë të parë për shëndetin e juaj të dilni, por mund të bëhet keq edhe për xhepin tuaj. Nëse ju zë Policia, atëherë pason gjoba.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe kuti të ndihmë së parë gjeni në shumë dyqane online.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kutinë e ndihmës së parë më të lirën mund ta porosisni në marketin online Foleja. Kushton vetëm 4.6 euro dhe kompleti, që është bazik, përfshin: Fashë elastike 4m x 6cm; Fashë elastike 4m x 8cm; Fashë komprese 5 x 5 cm; Doreza vinili – 1 palë dhe Manualin e Ndihmës së Parë.

Në këtë dyqan, deri në 14 euro, gjeni edhe disa lloje të tjera. Më e shtrenjta në Foleja kushton 13.90 euro dhe kutia e ndihmës së parë përfshin: Komplet allçie – 14 copë; Fashë elastike 4m x 6cm – 2 copë; Fashë elastike 4m x 8cm – 3 copë; Mbulesa e veshjes 60 x 80 cm – 1 artikull; Fashë komprese (veshje individuale) 6 x 8cm – 1 artikull; Fashë komprese (fustan individual) 8 x 10cm – 2 copë; Fashë komprese (veshje individuale) 10 x 12 cm – 1 artikull; Hobe trekëndore 96 x 96 x 136 cm – 1 artikull; Veshje plage 10 x 10cm – 6 cope; Doreza vinyl – 2 palë; Batanije termike (emergjente) – 1 copë; Gërshërë – 1 copë; Peceta absorbuese – 2 copë; Maska mjekësore – 2 copë dhe Udhëzimin për ndihmën e parë.

Në 75Mall, ofrohet vetëm një lloj i kutisë së ndihmës së parë. Është e markës Praxis dhe kutia ka 22 artikuj, përfshirë edhe gërshërë. Kushton 7.5 euro.

Dhe kutia e ndihmës së parë më e shtrenjta mund të porositet në GjirafaMall. Kushton 34.99 euro, është e markës Cerva Universal dhe përmban shumëllojshmëri produktesh të nevojshme për trajtimin e plagëve të vogla, prerjeve dhe gërvishtjeve.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Xhaketa skijimi – ku i gjeni më së liri

Kemi shkruar për ofertat e helmetave (lexo KËTU) dhe të pantallonave të skijimit (lexo KËTU), e në këtë tekst do t’ju sjellim ato për xhaketat e skijimit.

Dyqanet online ofrojnë disa lloje, me çmime shumë të volitshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Xhaketën e skijimit më të lirën e gjeni në marketin GjirafaMall. Është e markës Brugi, për femra, komplet e zezë me pak korniza portokalli dhe me zbritje kushton 59.99 euro. Çmimi i mëparshëm ishte 92.12 euro. Madhësia e xhaketës është ‘S’.

Xhaketa ofrohen edhe te Foleja. Më e lira për femra kushton 77 euro nga 93 sa ishte. Është e brendit 4F, ka dizajn modern dhe është e ngrohtë.

Për femra, xhaketa më e shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është e brendi Hi-Text, komplet e zezë dhe me zbritje kushton 96.99 euro nga 129.72 euro sa ishte më parë. Është rezistuese ndaj ujit dhe frymës si dhe është termoizoluese.

Tash për xhaketa të meshkujve. Më e lira mund të porositet në GjirafaMall. Është e markës Elbrus, e zezë dhe kushton 62.99 euro me zbritje.

Në Foleja, më e lira për meshkuj kushton 83 euro, po ashtu me zbritje. Është 4F, ngjyrë gri me pak të verdhë.

E më e shtrenjta ofrohet nga GjirafaMall. Është kuq e zi, e brendit Brugi dhe me zbritje kushton 107.49 euro me zbritje nga 128.40 euro sa ishte.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Helmeta skijimi, të thjeshta e ‘smart’ – ku i gjeni më së liri

Nëse në tekstin e kaluar kemi shkruar lidhur me ofertën për pantallona skijimi (Lexo KËTU), kësaj here do të përqendrohemi në helmetën e skijimit, po ashtu e nevojshme për këtë lloj sporti.

Në tregun online ka me dhjetëra e dhjetëra lloje, nga 40 euro e deri në mbi 200 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Helmetën më të lirë e gjeni në dyqanin online Foleja. Është me zbritje – 41 euro, pasi çmimi i rregullt është 53 euro. Është e markës Meteor, ngjyrë rozë dhe përputhet me Standardin Evropian për pajisje mbrojtëse personale. Është për femra. Një e bardhë e markës dhe llojit të njëjtë është për meshkuj, e ka edhe unisex – është një e kaltër.

Për vetëm një euro më shumë, në GjirafaMall, gjeni helmetën më të lirë në këtë market. Është e brendit Iguana, madhësia S dhe është ngjyrë hiri e mbyllur. Me zbritje kushton 41.99 euro, teksa çmimi i mëparshëm ishte 79.50 euro.

Nëse doni helmetë për fëmijë, atëherë më së liri e ofron Foleja. Për 81 euro mund ta porosisni helmetën e markës 4F. Është ngjyrë rozë, pra për vajza.

Në këto dyqane, Foleja e GjirafaMall ka edhe shumë zgjidhje të tjera.

Helmetat më të shtrenjta kushtojnë mbi 200 euro.

Në Foleja, më e shtrenjta ka çmim 227 euro dhe vjen me 30 euro zbritje. Është e markës Casco, për të rritur dhe unisex. Ofron mbrojtje të lartë falë rezistencës ndaj goditjeve dhe është e pajisur me ventilim për komoditet maksimal gjatë përdorimit.

E më e shtrenjta helmetë mund të porositet në GjirafaMall, edhe aty me zbritje. Helmeta e brendit Livall kushton 235.50 euro. Është edhe smart dhe përfshinë edhe komunikim të avancuar të dyanshëm e madje edhe thirrje automatike për ndihmë kur ju nevojitet.

Për të parë më shumë, kliko KËTU