Përveç Gjirafa, Maxi dhe ETC shesin on-line

17.12.2020

Shperndaje:

Kosova është duke pësuar një trasformim digjital pasi tashmë gati secila kompani ka filluar që të bëjë edhe shitjen e vet on line përveç shitjes së drejtpërdrejt, me faqet e fundit të lansuara si e-baa.com, begmart.com, egjeta.com, raporton sakushton.com 

Përderisa fillimet e digjitalizimit fillimisht kanë ardhur nga kompanitë e gjeneratës së re të ndërmarrësve sikur Gjirafa, kompanitë e etabluara kanë marrë mundin e digjitalizmit vetëm parcialisht. Të parët në këtë veprim ishin Maxi të cilët platformën e shitjes online e kanë me vite. Sakushton ka analizuar këtë platformë dhe çmimet që janë në të dhe ka ardhur në përfundim se ato janë të njëjta dhe sasia e produkteve që ofrohet aty është mjaft e madhe. Platforma është e programuar mirë dhe ofron mundësi të pagesës me kartelë dhe pagesë në dorëzim të mallit. 

Kompania e dytë e madhe që ka dalë në shitje online është e-baa.com që është në pronësi të aksionarëve të njëjtë të ETC-së. Edhe kjo platformë i ka çmimet e njëjta me shitjet në ETC dhe është pak më e pasur se Maxi. E-baa, është platforma e parë që ofron pagesa nëpërmes kompanisë Fintech Paysera dhe kjo gjë është e instaluar shumë mirë. Si mungesë e E-baa, është pamundësia e ristartimit të fjalëkalimit që duhet të bëhet përmes chat bot me përkrahjen për konsumatorë dhe mungesa e lajmërimeve në e-mail rreth procesit të blerjes. 

Supermarketet tjera si Viva Fresh, Super Viva, Meridian, Interex nuk kanë marrë hapat për të dalur në shitje online. Mirëpo tash ka shumë kompani të tjera të cilat e bëjnë këtë sikur Begmart. Numri i shitjeve online në Kosovë ka rritje mirëpo nuk ka ndonjë numër që do të tregonte se sa është rritur ai. Kjo është e vërtetë sidomos pasi shumë shitje bëhen përmes rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram dhe shitja bëhet përmes chat bot e jo përmes procesit digjital të blerjes. 

Për të parë shumicën e produkteve të digjitalizuara mund të shikoni faqen digjitale.com