PCB kamatat më të ultat por kujdes me çmimin e shërbimeve

25.12.2020

Shperndaje:

Banka Pro Credit ofron kamatat më të ulëta në tregun kosovar për individ, përderisa shërbimet e ofruara në paket te kjo bankë dalin në mesin e më të shtrenjtave. Gjithashtu kjo bankë ka ulur numrin e degëve ku ofrohet përkrahje nga stafi duke digjitalizuar shërbimet e veta. 

Mirëpo sipas, çmimoreve zyrtare PCB mbetet banka me kamatat më të ulëta në treg, për secilin lloj të kredisë për individ në treg. Në PCB kamata më e ulët është 5.68 përqind kamatë vjetore, përderisa në bankat tjera, sipas ofertës zyrtare, kamatat janë nga 6.61 (TEB), 7.9 për qind (Banka Ekonomike) e edhe më shumë. 

Çmimet e kredive ndryshojnë varësisht nga produkti. Kamata më e ulët jashtë ofertave është kamata për kredi për blerje të patunshmërisë. Mirëpo këto kredi mbesin mjaft të larta në krahasim me vendet e tjera të botës sidomos vendet perëndimore. 

Përndryshim, kreditë konsumuese me çmim janë shumë afër kredive të këtij lloji në botën perëndimore, çmimi i bankave kosovare për këtë lloj të kredisë është konkurues. 

Nëse jeni duke e ndjekur çmimin e kredisë gjithmonë duhet të shikoni përtej çmimit të kamatës. Duhet të shikoni edhe produktet tjera bankare të cilat do të detyroheni t’i merni kur merrni kredi. Mirëmbajtja e llogarisë, çmimi i transfereve, përdoriomi i kartelës së kredisë etj. Për shembull pagesa minimale mujore te Pro Credit Banka është 5 euro në muaj, që në një kredi të vogël mund të bëjë ndryshimin e shpenzimeve totale.

Shiko çmimet e bankave