Për festa kryesisht ulje, por edhe ngritje çmimesh

31.12.2020

Shperndaje:


Supermarketet kosovare për festa kryesisht i kanë ulur çmimet e produkteve që janë në monitorimin e Sakushton.com mirëpo disa produkte kanë pasur edhe rritje, në mes të 22 dhe 29 dhjetorit 2020, shkruan platforma e monotorimit dhe krahasimin e çmimeve Sakushton. 

Megjithatë Supermarketet duke shfrytëzuar kohen kur njerëzit hapin kuletën shumë më shumë kanë bërë ulje se sa ngritje të çmimeve. Sakushton nuk mund të vlerësojë nëse ngritjet e çmimeve jane bërë në kuadër të lëvizjes së zakonshme të tyre apo për shkak të ritjes së shitjes gjatë festave. Megjithatë gjeni disa krahasime më poshtë:

Nga 12 produkte të monitoruara të shitoreve Deppo 4 kanë pësuar ulje çmimi përderisa 2 ngritje. Ulja më e madhe është te çokollada Milka me copa të lajthisë që ka rënë nga 0.89 në 0.59 Euro që e bënë këtë zingjirë më të lirin për këtë produkt. Përderisa ngritja më e madhe është në orizin Ducato Di Mantova nga 1.09 në 1.19 Euro. 

Zingjiri ETC nga 39 produkte të monitoruara ka bërë 10 zbritje dhe 2 ngritje çmimi. Ulja më e madhe është në Coca Cola që është ulur në 0.69 Euro dhe ky produkt është më i liri në mesin e zingjirëve të monitoruar. Ngritjen më të madhe ETC e ka bërë te shpagetat Divella nga 0.65 në 0.69 Euro, një çmim që është më i lartë se disa supertmarkete e i njejtë me disa të tjerë. 

Interex nga 38 produkte të monitoruara ka bërë 8 zbritje dhe 6 ngritje çmimesh. Ngritja më e madhe është për çokolladën milka me lajthi nga 0.85 Euro në 1.15 euro, që e bënë këtë supermarket më të shtrenjtin për këtë produkt. Ulja më e madhe është ajo për letren e lagur Happy nga 0.99 në 0.79, që e bënë Interex supermarketin më të lirë për këtë produkt. 

Meridian Express është i vetmi zingjir që nuk ka pasur rritje të çmimeve nga produktet e monitoruara. Ata kanë pasur zbritje në 7 produkte dhe uljen më të madhe e kanë në Milka me lajthi të plotë që është ulur 31 për qind nga 1.15 në 0.79. Mirëpo për këtë produkt Meridian nuk është më i liri.  

Viva Fresh nga 39 produkte të monitoruara ka lëvizje të çmimeve në 8 produkte me 6 ulje dhe 2 ngritje. Ulja më e madhe është në Birra Peja nga 0.59 ne 0.37 që e bënë këtë supermarket më të lirin për këtë produkt në mesin e atyre të monitoruar. Ndërsa ngritjen më të madhe e ka te kripa Euroni nga 0.29 në 0.34, që e bënë këtë supermarket më të shtrenjtin për këtë produkt.

Për të gjetur çmimet e produkteve që ju interesojnë kërkoni në Sakushton.