Qese me vakum – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Qese me vakum – ku i gjeni më së liri

09.03.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse keni pak hapësirë për rroba në shtëpinë apo banesën tuaj, bën mirë t’i organizoni ato në mënyrën më të mirë. E një prej mënyrave, është që rrobat që nuk janë të stinës, t’i fusni në qese me vakum dhe t’i palosni diku, pa ju zënë shumë vend.

Për shembull, tash mund t’i fusni në qese me vakum rrobat e dimrit, meqë ai po kalon.

Puna është e thjeshtë: i fusni rrobat në qese, i mbyllni dhe më pas përmes fshesës elektrike, ua nxirrni gjithë ajrin.

Ka edhe qese ku mund të futet dhe ushqimi, po ashtu për të përfituar vend. Janë pak më të shtrenjta.

Në tregun online, disa markete ofrojnë qese të tilla dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Qeset me vakum, më së liri i gjeni në dyqanin 75Mall. Një copë mund ta blini për 0.73 euro, e nëse e merrni setin me 3 copë, atëherë do të paguani 1.23 euro. Janë të madhësive S dhe M.

Në GjirafaMall, janë pak më shtrenjtë. Dy qese pak më të trasha dhe me dimensione të mëdha 100×70 cm, mund t’i porosisni për 14.49 euro. Në to mund të fusni edhe jorgan, batanije e gjëra të tjera.

Në Foleja, qesja më e lirë me vakum kushton 19.20 euro. Janë nga materiali që mund t’i përdorni edhe për ushqim. Pra mund të organizoni mishin e perimet pa ju zërë shumë vend në frigorifer. Materiali është silikon dhe plastikë.

Dhe qesja më e shtrenjtë mund të porositet në GjirafaMall. Është e brendit Bosch dhe mund të përdoret edhe për ushqim. Kushton 27.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU