Shampo kundër rënies së flokëve – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shampo kundër rënies së flokëve – ku i gjeni më së liri

11.02.2024

Shperndaje:

Sa i përket pamjes së jashtme, ndoshta meraku më i madh, sidomos i djemve është floku, përkatësisht kujdesi ndaj tyre. Shumë prej meshkujve edhe po i mbjellin, por ka edhe mundësi të tjera për t’i paraprirë këtij problemi. Për shembull nëse përdorni shampot e duhur.

Në tregun online ka shumë zgjidhje, për lloje të ndryshme të flokëve, por ka edhe shampo që ndalon rënien, rigjeneron qimet dhe i bën me shkëlqim.

Platfoma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Shampon më të lirë kundër rënies së flokëve e gjeni në marketin Spar. Është i brendit Afrodita, me bazë hudhrën dhe shishja 1L kushton 3.29 euro.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në marketin online, Begmart.

Shampo më i lirë në këtë dyqan kundër rënies së flokëve kushton 11.5 euro. Është i brendit italian L”Erbolario dhe shishja i ka 200 ml. Falë ekstraktit të melit, tërshërës dhe proteinave të sojës, shampo mbron dhe rikthen strukturën e proteinave të flokut, duke i bërë ato me shkëlqim, të buta dhe plotë jetë.

Në këtë dyqan gjeni edhe shampo për forcim e mbrojtje të flokëve të dëmtuar. Shampo i hithrave është për flokë të thata e të holla, që janë dëmtuar nga faktorët e ndryshëm, si ngjyrosja, zbardhimi dhe nga permanentët kimik. Përdorimi i tij i rregullt, i pastron flokët, falë proteinave të veçanta të cilat depërtojnë në sipërfaqen e secilës fibër të flokut, ri-integron këllëfin mbrojtës të flokëve, duke e neutralizuar elektricitetin. Përforcon majat duke i siguruar pjesës tjetër të flokëve shkëlqim dhe volum. Shishja me 200 ml kushton 11.5 euro.

Dhe dy shampot më të shtrenjtë kundër rënies së flokëve i gjeni në Begmart. Janë të Folta Chioma dhe shishja prej 200 ml, kushton 16 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU