Shirit për kyçe të dorës dhe të këmbës – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Shirit për kyçe të dorës dhe të këmbës – ku i gjeni më së liri

29.05.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Stërvitni apo thjeshtë keni ndonjë problem me kyçet e duarve dhe të këmbëve. Nëse ndieni dhimbje në kyçe, atëherë pos ilaçeve të domosdoshme, është mirë të vini edhe shirita stabilizues.

Shiritat stabilizues për kyçe janë të ndryshme, mund të jenë shirit, por edhe si çorapë apo dorezë.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte.

Shiritat më të lirë stabilizues i gjeni në GjirafaMall dhe Foleja. Në të dy këto dyqane gjeni shirita për kyçe të dorës dhe të këmbës të markës XQ MAX për 1.90 euro.

Në GjirafaMall, një të brendit Excellent për dorë mund ta porosisni për 3.5 euro.

Në këtë dyqan mund të blini edhe një set për kyçe të këmbëve. Vijnë dy copë dhe nuk janë në formë të çorapes, por si shirit që shtrëngohet. Seti i markës HMS kushton 8.49 euro.

Në Foleja, gjeni edhe njëlloj çorape stabilizuese për kyç të këmbës. Është e brendit Adidas dhe kushton 22 euro.

Më së shtrenjti, kushton një shirit stilizues për gju. Në GjirafaMall, një shirit i tillë i brendit Toros, kushton 63.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU