Telefon i ri smart nën 100 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Telefon i ri smart nën 100 euro

20.04.2022

Shperndaje:

Shpesh herë ju duhet një telefon që nuk e përdorni shumë apo që nuk ju duhen shumë mundësi operacionale në të. Për këtë zgjidhja më e mirë është një telefon i lirë, por edhe smart.

E telefonat më të lirë aktualisht në treg – smart, janë ata të brendit izrealit NOA.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Telefonin më të lirë të këtij brendi e gjeni në PemaMall. Bëhet fjalë për modelin NOA NEXTse Black dhe kushton 71.55 euro. Ka 1 GB Ram dhe 8 GB memorje të brendshme. Ekranin e ka 5 inch, punon me sistemin operativ Andorid 7.0 dhe përkrah valët 3G. Ka kamerën përpara 2 mp dhe të pasme 5 mp.

I njëjti model në dyqanin Aztech kushton 89.99 euro.

Në Gjirafa50 për 95.90 euro e gjeni modelin NOA N1. Ka 2 GB Ram dhe 16 GB memorje të brendshme. Punon me sistemin operativ Android, ka mundësinë e dy karteleve dhe Face ID.

Kamerën përpara e ka 5 mp, kurse atë të pasme 13 mp + 5 mp.
Celulari më i shtrenjtë deri në 100 euro mund të blihet në Aztech. Bëhet fjalë për modelin VIVO. Ka 2 GB Ram, 16 GB memorje të brendshme, përkrah rrjetin 4G. Kamerat i ka 5 mp përpara dhe 13 mp + 5 mp prapa. Madhësia e ekranit është 5.5 inch.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU