main

Shërbime bankare

Kredi për staf të ndërmarrjeve publike

5.4

Njësia: per-qind

Freskimi 25 Mars. Kredi për staf të ndërmarrjeve publike. Ky është një lloj i veçantë i kredisë që bankat e lëshojnë për staf të ndërmarrjeve publike/shtetërore. Kjo kredi ka një çmim më të volitshëm për shkak të sigurisë për vendin e punës që e ofrojnë të punësuarit në ndërmarrje publike.

Disa nga bankat në këtë kategorti përfshijnë edhe të punësuar të tjerë që punojnë në kompani private që janë më stabile. Këtu në përgjithësi përfshihen të punësuarit te kompanitë e mëdha dhe te kompanitë e huaja në Kosovë. Në këtë kategori përfshihen kompanitë e sigurimit, dhe kompanitë e tjera të huaja si Feronikli, IPKO dhe të tjera.

Familjarët dhe kredi për staf të ndërmarrjeve publike

Shumë banka praktikojnë këto çmime edhe për familjarët e të punësuarve në ndërmarrje publike. Kjo bëhet vetëm me kusht kur i punësuari në ndërmarrje publike futet si bashkëhuamarrës apo garantues. Për këtë kredi bankat reklamojnë se mund të japin 50 për qind të të ardhurave për 120 muaj. Mirëpo sipas hulumtimit të sakushton këto kredi mund të shkojnë deri në 60 për qind të të ardhurave. 

Çmimet në këtë çmimore nuk përkojnë me çmimet zyrtare të bankave por me ofertat e tyre.

Shitësit më të lirë
TEB 5.4
Raiffeisen Bank 5.64
ProCredit Bank 5.68
Banka Kombëtare Tregtare 5.9
Banka Ekonomike 7.39
Banka Private e Biznesit 8
NLB 9.60

Lajmet e fundit