Page 21 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Televizorë me ekrane QLED – ku i gjeni më së liri

Nëse keni vendosur të ndërroni televizorin, atëherë për pak “mos e këqyrni” – merrni një që ka ekran me teknologji QLED. Pra shumë më e avancuar se teknologjia LED.

Dy-tri fjalë për QLED: Kjo teknologji fillon mbi të njëjtin princip si ajo LED, me një dritë të pasme, në shtresë kristalesh të lëngshme dhe shtresën e ngjyrave.

Por televizorët QLED nuk përdorin dritën e pasme LED, sepse dritat e bardha LED nuk ofrojnë një ngjyrë të bardhë perfekte.

Zakonisht vijat e bardha LED kanë një nuancë. Për të rregulluar këtë problem, kompanitë kanë përdorur një dritë të pasme të kaltër dhe një shtresë “Quantum dot” mes dritës së pasme dhe shtresës LED.

Shtresa “Quantum dot” merr dritën e kaltër të emetuar nga drita e pasme LED dhe e konverton atë në ngjyrë të kuqe e të gjelbër.

Kështu televizorët QLED ofrojnë dritën e bardhë më perfekte dhe ngjyrat si rezultat janë më të sakta krahasuar me një televizor LED.

Në tregun online gjeni zgjidhje pafund për televizorë me ekrane të tilla.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Televizorin më të lirë me ekran QLED e gjeni në marketin online 75Mall. Është i brendit Hisense, Smart dhe me ekran 32 inch. Kushton me zbritje 269.90, ndërkohë që çmimi i rregullt është 329.90 euro. Vjen me garanci 3-vjeçare.

Televizorin e të njëjtit brend, po në 75Mall, por me ekran 40 inch, e gjeni me zbritje për 299.90 euro. Çmimi i rregullt është 399.90 euro.

Televizori më i shtrenjtë në 75Mall, kushton 1399.90 euro. Është i brendit Hisense, me ekran 75 inch dhe rezolucion QLED 4KUltra HD.

Televizorë me ekrane QLED gjeni edhe në Neptun. Më i liri është i brendit amerikan TCL. Ka ekran 55 inch, me rezolucion 4K Ultra HD dhe kushton 649 euro.

Në Neptun gjeni edhe lloje të tjera të televizorëve me ekran QLED, ndërkohë më i shtrenjti është një Samsung me ekran 65 inch dhe rezolucion 4K Ultra HD. Ofron edhe shumë mundësi të tjera dhe çmimi është 2.399 euro. Por nëse keni kartelën e anëtarësisë Happy, mund ta merrni për 2.199 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Ushqime të djegësta, nga farat e lulediellit te chipsat – ku i gjeni më së liri

Ndoshta shija kryesore në ushqimin që konsumojmë na vjen nga niveli i djegësisë që përmban ai.

Në tregun online gjeni produkte të ndryshme të djegësta, qoftë të fabrikuara apo natyrale, si puna e specave.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të lira.

Ushqimin më të lirë djegës e gjeni në dyqanin online 75Mall. Bëhet fjalë për fara luledielli të pjekura, por me spec të djegëst. Qesja e madhe e Peyman, kushton 1.10 euro.

Po në këtë dyqan gjeni edhe disa produkte të tjera të djegësta nën 2 euro. Kutinë e chipsave Pringles, ndër më të njohurit në botë për shijen dhe paketimin, e gjeni për 1.30 euro. Ka peshë 40 gramë.

Për 1.55 euro, gjeni edhe smokit Stobi Flips me shije të djegëst. Paketimi ka 200 gramë.

E për 1.65 euro, mund të porosisni salcën e domateve me speca të djegëst. Është e brendit Poco Loco dhe kavanozi ka 260 gr.

Produkte të djegësta gjeni edhe në dyqanin tjetër online, Begmart.

Më e lira që ofrohet është një salcë e djegëst dhe pak e ëmbël. Është e brendit Remia, me bazë domatet. Kavanozi ka peshë 250 gramë dhe kushton 1.44 euro.

Për pak më shumë – 1.51 euro – në këtë market e gjeni një lloj djathi për lyerje të djegëst. Ka peshë 150  gr. dhe është i brendit Miree.

Gjeni edhe salçiqe të djegësta. Preferohen të përgatiten në skarë dhe janë të brendit Tuzlanska. Paketimi ka 350 gr., kushton 2.32 euro dhe janë me mish viçi.

Në fund, gjeni edhe speca të djegëst. Në Spar, kilogrami i specave të gjelbra të gjata kushton 2.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Organizues për enë, çelësa, kabllo e shumëçka tjetër – ku i gjeni më së liri

Nuk ju mjaftojnë vetëm raftet apo dollapët për të qenë gjërat e juaja  të gjitha “në vijë”.

Në tregun online gjeni organizues të ndryshëm, për shumëçka, si për enë, çelësa, kabllo, rroba, këpucë e të tjera.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Organizuesin më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Është për kabllo. Mund t’ju shërbejë për kabllon e kompjuterit apo ndonjë tjetër në dhomë. Pra bëhet fjalë për pjesën tepricë të kabllos. E gjeni për vetëm 1 euro.

Në këtë market gjeni edhe çantë organizuese si dhe organizues për enë. Pra ajo pjesa që futet në dollap dhe i ndani lugët, thikat e pirunët. Copa është 1.20 euro me zbritje.

Gjeni edhe organizues në formë të kutive, me fijoka, por edhe me “kate”. Mund t’ju shërbejnë për sende të imëta t’i hiqni nga rruga apo edhe për të ndarë produktet ushqimore, për shembull patatet e qepët. Të gjitha i gjeni në 75Mall me çmim 1.45 euro.

Për 1.99 euro gjeni organizues tavoline, pastaj për buzëkuq dhe për çelësa. Kjo e çelësave është një lloj varëse që e varni diku dhe nëpër xhepat dhe kapëset që ka i vendosni çelësat e gjërat tjera të imëta.

Organizues gjeni edhe në Jysk, por kryesisht për rroba. Më të lirin e gjeni për 7 euro, kurse më të shtrenjtin për 20 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

12 produkte prej patateve nga brendi Aviko – zgjidh të duhurin

Nëse jeni adhurues të patateve, atëherë brendi holandez Aviko, u ofron llojllojshmëri të gjërave nga kjo lloj perime.

Ofron patate për përgatitje të pomfritit, pastaj në prerje të ndryshme, me erëza, të gatuara dhe produkte nga patatja e ëmbël.

Në tregun online i gjeni të paktën 12 lloje të patateve nga Aviko dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat më të lira.

Patatja më e lirë e Avikos, është ajo e prerë në copa të mëdha dhe me erëza. Janë të djegësta edhe njihen si Mex, referencë për Meksikën ku konsumohen produkte shumë të djegësta. Paketimi me 600 gr. kushton 1.77 euro dhe e gjeni në dyqanin Begmart.

Për 1.95 euro, e gjeni paketimin me patate në copë pak më të mëdha dhe janë me hudhër.

Në Begmart, gjeni edhe patatet e prera në formë zig-zag. Paketimi 750 gr. kushton 2.01 euro.

Për 2.20 euro, mund të porosisni patatet croquettes. Qesja ka 750 gr.

Gjeni edhe produkte të përgatitura nga brumi i patateve, ku ka shumë përbërës dhe janë në formë të goglave. Paketimi 750 g. kushton 2.62 euro.

Për të njëjtin çmim, mund të blini edhe patatet për pomfrit klasik. Paketimi ka 1 kg.

Më së shtrenjti, nga ky brend, po në Begmart, e gjeni paketimin me prerje për pomfrit, por nga patatja e ëmbël. Paketimi 2.270 gr. kushton 17.4 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Djathë për ëmbëlsira – Ricotta dhe Mascarpone

Në mesin e shumë llojeve të djathërave, janë disa që përdoren edhe nëpër ëmbëlsira, të njohura si cheescake.

Për shembull djathërat ricotta dhe mascarpone i gjeni në shumë receta.

Në tregun online gjeni disa prej tyre dhe platforma SaKushton ua sjell çmimet më të lira.

Djathin më të lirë nga këto dy lloje e gjeni atë Ricotta. Është i brendit italian Gridetti dhe vjen në paketim 250 gramë. Në dyqanin online Begmart e gjeni për 1.12 euro.

Më shumë zgjidhje keni për djathin mascarpone.

Paketimi më i lirë mund të porositet po në Begmart. Vjen me peshë 250 gr dhe është i brendit Gridetti. Çmimi i tij është 2.29 euro.

Mascarpone me peshë të njëjtë, por i brendit Naturella, mund të porositet për 2.84 euro.

Dhe, mascarponen më të shtrenjtë, natyrisht edhe me peshën më të madhe – 500 gr, e gjeni në Begmart, për 4.5 euro. Është e brendit Gridetti.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Tablet, nga 80 deri në 1.600 euro – gjej të duhurin

Si gjithë artikujt e tjerë, edhe tabletët kanë pësuar rritje të çmimeve.

Por duke qenë se ka shumë brende që ofrojnë këtë produkt dhe me specifikacione të ndryshme, atëherë mund të gjeni tabletin sipas mundësive.

Në tregun online ka lloje të ndryshme dhe më të lirët nisin pak mbi 80 euro e shkojnë deri në mbi 1.600 euro, më i shtrenjti.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tabletin më të lirë e gjeni në dyqanin Aztech. Për 89 euro, mund të porosisni atë të brendit Meanit. Ka ekran 10.1 inch, 2GB Ram Memorje dhe 16 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Quad Core.

Për 119 euro, në këtë dyqan e gjeni  tabletin Teclast. Ka ekran 10.1 inch, 2GB Ram Memorje dhe 32 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Quad Core, ka bluetooth dhe një vit garanci.

Nga brendet më të njohura, për 139 euro, në Aztech e gjeni tabletin Samsung. Ka 3GB Ram Memorje dhe 32 GB Memorje të brendshme. Procesin e ka Octa Core dhe vjen me 2 vjet garanci.

Në këtë market, tableti më i shtrenjtë kushton 1.029 euro. Është Samsung, përkrah rrjetin 5G, ka procesor Octa Core, 8GB Ram Memorje e 128 GB Memorje të brendshme. Ekranin e ka 14.1 inch, ndërkohë është edhe me fingerprint.

Tablet gjeni edhe në Neptun.

Më i liri në këtë dyqan kushton 569 euro. Është Samsung, modeli S9 FE. Ka 6 GB Ram Memorje dhe 128 GB Memorje të brendshme. Procesorin e ka Octa Core dhe ekranin 10.9 inch.

Dhe, tableti më i shtrenjtë mund të blihet po në Neptun. Çmimi i tij është 1.619 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta merrni për 1.299 euro. Është po ashtu Samsung, modeli S9 Ultra me ekran 14.1 inch. Ka 8 GB Ram Memorje dhe 256 GB Memorje të brendshme. Është Octa Core dhe ngjyrë gri.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kapelë dimri – ku e gjeni më së liri

Në këtë të ftohtë, gjëja më e mirë është të mos dilni jashtë pa një kapelë të leshtë.

Në  tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kapela dimri gjeni duke nisur nga 3 e më lartë.

Dhe, kapelën më të lirë e gjeni në dyqanin Carnival. Është me thurje nga leshi dhe kushton 3.90 euro. Me këtë çmim gjeni kapela për femra dhe meshkuj. Ofrohen ngjyrat kafe, verdhë dhe vishnje. Të gjitha janë të brendit Keddo.

Për një euro më shumë, 4.90 euro, mund të porosisni kapelën, po të brendit Keddo. Por jashtë është nga materiali, kurse për brenda nga leshi.

Për këtë çmim gjeni edhe disa lloje të tjera, e po ashtu edhe me ngjyra të ndryshme.

Kapela më e shtrenjtë në këtë dyqan është 5.90 euro.

Kapela mund të porosisni edhe në SunaSport. Kapela më e lirë nga leshi është ajo e brendit Nike. Është ngjyrë e zezë dhe kushton 17 euro.

Për 3 euro më shumë, e gjeni kapelën e brendit Adidas. Është ngjyrë hiri e mbyllur dhe kushton 20 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Mbajtëse dhe tepsi e veçantë për ëmbëlsira – ku i gjeni më së liri

Për përgatitjen e një ëmbëlsire nuk mjaftojnë vetëm përbërësit për të. Ju duhet edhe një tepsi e veçantë për pjekjen e patishpanit, e që skajet dhe pjesën e poshtme i ka të ndara. Po ashtu ju duhet edhe një enë për ruajtjen e ëmbëlsirës në frigorifer, që në të shumtën e rasteve është një pjatë me një kapak qelqi apo plastike.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një enë për ruajtjen e ëmbëlsirës. Ena apo mbajtësja është e plastikës, ngjyrë e zezë me të verdhë, e po ashtu edhe kapaku është prej plastike. E gjeni në marketin online 75Mall dhe kushton 6.90 euro.

Për 9.90 euro, në këtë market e gjeni mbajtësen për ëmbëlsirë dy-katëshe. Pra i ka dy pjata porcelani të lidhura në një bosht, por janë pa kapak.

Mbajtësen më të shtrenjtë e gjeni po në 75Mall. Është një enë porcelani me kapak prej qelqi. Kushton 29.90 euro.

Ndërkohë, nëse kërkoni tepsi të veçanta për ëmbëlsira, atëherë i gjeni në Jysk. Ka forma të ndryshme, përfshirë edhe të rrumbullakëta e kënddrejtë.

Tepsinë më të lirë e gjeni një të ngushtë e të gjatë të brendit Tefal. Kushton 11 euro.

Tepsinë e rrumbullakët me diametër 23 cm e gjeni për 17 euro, kurse atë me diametër 27 cm për 19 euro.

Tepsia më e shtrenjtë është një kënddrejtë, po e Tefalit dhe kushton 29 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çanta kozmetike për femra dhe meshkuj – ku i gjeni më së liri

Çantat kozmetike janë të nevojshme si për femrat ashtu edhe për meshkujt. Ju duhen për shtëpi, por edhe nëse udhëtoni dhe duhet të merrni me vete ca gjëra të imëta elementare.

Në tregun online ka zgjidhje me bollëk dhe platforma SaKushton ua sjell çmimet më të ulëta për këto lloj çantash.

Çantën më të lirë kozmetike e gjeni në dyqanin online 75Mall. Kushton vetëm 1.5 euro, është ngjyrë hiri, me material najloni dhe është e brendit Minigo. Është për të dy gjinitë.

Për 1.99 euro, në këtë market gjeni çantën kozmetike për femra dhe është ngjyrë krem.

Një tjetër çantë për 2 euro, mund të blihet për meshkuj. Është e zezë, me patent dhe me një varëse për dorë. Është nga materiali PVC.

Ndërkohë, për 3.90 euro, po në 75Mall, mund të porositni disa lloj çantash kozmetike me thurje. Të gjitha janë ngjyrë kafe e çelët dhe duken sikur janë bërë me thupra.

Dhe çanta më e shtrenjtë, është një për kozmetikë të bebeve. Është ngjyrë e gjelbër e çelët me disa figura të filmave vizatimor. Kushton 6.90 euro dhe mund të porositet në 75Mall.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kurseni energji me poçe LED – kërko më të lirat

Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa tash për të kursyer energjinë elektrike. Bëni mirë për vete, pasi fatura e energjisë po vjen e lartë, sidomos gjatë dimrit, e bëni mirë edhe nëse e ndihmoni sistemin, duke mos e ngarkuar.

Një prej gjërave më të thjeshta për kursyer energjinë është ndërrimi i poçeve elektrike, duke i zëvendësuar me drita LED. Raporti në kursim të energjisë krahasuar me ato të thjeshtat, është minimumi 10 me 1.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Më së liri këto lloj poçesh i gjeni në dyqanin online 75Mall.

Për 1.20 euro gjeni disa lloje, me fyt standard dhe më të ngushtë.

Ajo me fyt standard, shpenzon 4.8 vat dhe është e brendit Lambario.

Në këtë market gjeni edhe poçin LED të brendit Iskra. Më i liri me fyt standard kushton 1.79 euro dhe shpenzon 6 vat.

Më i shtrenjti në këtë dyqan është një po i Iskras. Ka 10 vat dhe kushton 1.99 euro.

Poçe LED gjeni me bollëk edhe në Jysk. Janë efikas, por kanë edhe dizajn të bukur.

Më i liri ka çmim 2 euro. Është i brendit Herbert, me shkallë lumeni 470 dhe 2700 kelvin. Po ashtu i ka të garantuara nga prodhuesi 25.000 orë pune.

Poçi më i shtrenjtë në këtë dyqan, kushton 8.5 euro. Është po ashtu me dizajn dhe i brendit Tore. Ka shkallë lumeni 180, 4 vat shpenzim të energjisë dhe 15.000 orë pune të garantuara.

Për të parë më shumë, klikoni KËTU