Page 22 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Kurseni energji me poçe LED – kërko më të lirat

Kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme sesa tash për të kursyer energjinë elektrike. Bëni mirë për vete, pasi fatura e energjisë po vjen e lartë, sidomos gjatë dimrit, e bëni mirë edhe nëse e ndihmoni sistemin, duke mos e ngarkuar.

Një prej gjërave më të thjeshta për kursyer energjinë është ndërrimi i poçeve elektrike, duke i zëvendësuar me drita LED. Raporti në kursim të energjisë krahasuar me ato të thjeshtat, është minimumi 10 me 1.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Më së liri këto lloj poçesh i gjeni në dyqanin online 75Mall.

Për 1.20 euro gjeni disa lloje, me fyt standard dhe më të ngushtë.

Ajo me fyt standard, shpenzon 4.8 vat dhe është e brendit Lambario.

Në këtë market gjeni edhe poçin LED të brendit Iskra. Më i liri me fyt standard kushton 1.79 euro dhe shpenzon 6 vat.

Më i shtrenjti në këtë dyqan është një po i Iskras. Ka 10 vat dhe kushton 1.99 euro.

Poçe LED gjeni me bollëk edhe në Jysk. Janë efikas, por kanë edhe dizajn të bukur.

Më i liri ka çmim 2 euro. Është i brendit Herbert, me shkallë lumeni 470 dhe 2700 kelvin. Po ashtu i ka të garantuara nga prodhuesi 25.000 orë pune.

Poçi më i shtrenjtë në këtë dyqan, kushton 8.5 euro. Është po ashtu me dizajn dhe i brendit Tore. Ka shkallë lumeni 180, 4 vat shpenzim të energjisë dhe 15.000 orë pune të garantuara.

Për të parë më shumë, klikoni KËTU

Dhjetë pajisje për mirëmbajtjen e rrobave – secila më pak se 5 euro

Rrobat nuk janë vetëm për t’u larë në lavatriçe dhe për t’u hekurosur më pas. Ka shumë pajisje që i bëjnë ato të mbajnë shkëlqimin. Duhet investuar pak dhe në tregun online ka pajisje e preparate me bollëk.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni aromën për rroba, të cilën duhet ta vendosi në dollap, dhe të gjitha ato që janë aty, marrin erë të këndshme. Në 75Mall, setin me 4 qese të aromave e gjeni për 1 euro.

Në këtë market, për 1.45 e gjeni edhe varësen e rrobave për tharje. Është në formë të rrumbullakët dhe ka disa kapëse.

Po ashtu, në këtë market gjeni edhe qesen me vakum. Ajo ju mundëson që pasi t’i fusni rrobat aty, t’ia nxirrni ajrin dhe me këtë do fitoni në hapësirë. Kushton po ashtu 1.45 euro.

E për 1.99 euro gjeni një lloj depoje për rroba që vjen sikur valixhe. Shërben për t’i futur rrobat nën shtrat për shembull. Ka dimensione 103x45x16 cm.

Shumë gjëra për rrobat gjeni edhe në Jysk. Më së liri e gjeni një thes, i cili iu shërben që rrobat e ndjeshme t’i fusni në të e bashkë me thesin në lavatriçe për larje. Kushton 1.50 euro. Thesi nuk do të lejojë që rroba e caktuar të mbledh qimet e tjera që janë në kazan.

Për 2 euro, në Jysk gjeni një cilindër, i cili ka 60 fletë dhe përmes secilës prej tyre, pastroni rrobat teksa janë të thata. Me të hiqni cuklat dhe të tjerat që janë krijuar nga vjetërsia. Cilindër pastrimi në Jysk gjeni edhe për 3 euro.

Po ashtu, në Jysk gjeni edhe mbështjellës të rrobave. Për shembull për teshat kat. Thesi kushton 3.5 euro dhe ka dimensione 100x60cm.

Thesi pak më i madh, 150×60 cm, kushton 5 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe topa që shërbejnë për tharje më të mirë të rrobave. Janë sikur të tenisit dhe bashkë me rrobat në makinën për tharje, duhet t’i fusni edhe këta topa. Seti më 3 copë, kushton 3.5 euro.

Dhe produkti i dhjetë që u bën mirë rrobave tuaja është zbutësi. E gjeni në Begmart më së liri – 2.64. Është i brendit Perwoll.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Pantofla për të rritur nga 6 deri në 125 euro

Dimri është futur, dhe aktualisht po mban butë, por pantoflat janë gjë që ju duhen edhe për 2-3 muaj të paktën.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe kësaj here do të koncentrohemi për pantoflat për të rritur.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pantoflat më të lira i gjeni në Jysk. Ofrohen disa pantofla me ngjyra të ndryshme, me madhësi të numrave nga 36 deri në 45. Pra ofrohen për meshkuj dhe femra. Janë të brendit Reidulf dhe kushtojnë nga 6 euro.

Në këtë dyqan, gjeni shumë lloje të pantoflave dhe më të shtrenjtat kushtojnë 13 euro. Janë të brendit Brokind dhe ofrohen numrat nga 36 deri në 46. Ngjyra është e kafe.

Pantofla, por pak më të shtrenjta ofron edhe dyqani online OfficeShoe. Më të lirat kushtojnë 8 euro dhe janë të brendit Scuff. Janë të mbështjella me lëkurë të zezë, kanë logon në pjesën ballore, derisa brenda janë të leshta.

Dhe, pantoflat më të shtrenjta i gjeni po ashtu në OfficeShoe. Kushtojnë plot 125 euro dhe janë të brendit Tasman. Janë të zeza dhe kafe si dhe me pak dizajn.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Zgjidh orën e mençur, nga 30 euro deri në 1.000 euro

Nëse keni vendosur të bëni ndonjë dhuratë për fundvit, e që do të mbahet mend, mund të jetë një orë e mençur.

Nëse nuk zgjidhni një prej dy brendeve të njohura Samsung e Iphone, atëherë gjeni orë smart edhe për më pak se 30 euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Orën më të lirë smart e gjeni në 75Mall. Është e brendit Haylou dhe kushton 29.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 69.90 euro. Është operativ në të dy sistemet, Android 6.0 e lartë dhe iOS 11 e më lartë. Ofrohen disa specifika, si Bluetooth 5.0. Ka formë të rrumbullakët.

Lexo edhe ofertat për rripa të orëve të mençura

Të këtij brendi, në 75Mall gjeni edhe orën në formë kënddrejtë. Nga 59.90 euro, mund ta porosisni për 49.90 euro.

Orë të mençura, të brendit Samsung gjeni në Aztech. Ora më e lirë me zbritje kushton 179 euro. Çmimi i rregullt është 299 euro dhe bëhet fjalë për modelin 4, 40 mm. Ka ram memorie 1.5 GB, memorie 16 GB, GPS, vibrim, mundësi lidhjeje me bluetotth dhe ofron mundësinë e touchscreenit.

Ora më e shtrenjtë në Aztech është Samsung Galaxy 6. Nga 449 euro ofrohet me zbritje për 389 euro. Ka 2 GB ram memorie, 16 GB memorie e shumë opsione të tjera.

Ndërkohë në Neptun, gjeni zgjidhje pa fund të orëve të mençura Iphone. Më e lira kushton 529 euro, por me kartelë të anëtarësisë mund ta porosisni për 499 euro. Bëhet fjalë për modelin Watch S9, 45 mm. Ndër të tjera është rezistuese ndaj ujit deri në 50 metra thellësi dhe ka 64 GB memorie të brendshme.

Ora më e shtrenjtë në Neptun dhe në përgjithësi në këtë kërkim online, është 999 euro. Nuk ofrohet mundësia e blerjes me kartelë anëtarësie. Është rezistuese ndaj ujit deri në 100 metra thellësi dhe ka po ashtu 64 GB ram memorie të brendshme, si dhe plot opsione të tjera.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Lajthi, badem e fëstëk – ku i gjeni më së liri

Pos mishit të përgatitur, në tryezën e festave të fundvitit, patjetër se bëjnë pjesë edhe farat e ndryshme, si lajthitë, badem e fëstëkët.

Në tregun online, gjeni paketime të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri i gjeni lajthitë. Paketimin 80 gramësh të brendit turk Tanem, e gjeni në dyqanin online Begmart për 1.56 euro.

Lajthi gjeni edhe në 75Mall. Paketimi 70 gr i brendit Peyman, kushton 2 euro.

Në Spar, e gjeni paketimin më të shtrenjtë dhe më të madh. Ai i brendit Tadim, 200 gr, kushton 5.99 euro.

Për të parë më shumë për lajthi, kliko KËTU

Bademat më të lirë në paketim, mund të porositen në Begmart. Qesja me 80 gr e brendit Tanem kushton 2.52 euro. Paketimi më i madh, 150 gr, ka çmimin 4.56 euro.

Badem gjeni edhe në 75Mall. Paketimi 200 gr i brendit Farmer’s Snack, kushton 4.60 euro.

Për të parë më shumë për badem, kliko KËTU

Në Begmart, gjeni edhe fëstëkun më të lirë. Paketimi i brendit Tanem me peshë 80 gr, kushton 2.88 euro. E më i shtrenjti në këtë market, është paketimi 150 gr, me çmim 5.99 euro.

Fëstëk ka edhe në 75Mall. Paketimi 70-gramësh i Peyman kushton 3.25 euro, kurse ai 150-gramësh i Farmer’s Snack – 4.80 euro.

Për të parë më shumë për fëstëk, kliko KËTU

Mbrojtëse të ekraneve për telefona të ndryshëm – ku i gjeni më së liri

Nëse blini një telefon, e që kushton shpesh edhe disa qindra euro, atëherë mos e lini për pak, blini edhe një mbrojtëse për ekran.

Në treg gjeni shumë lloje, dhe për telefona të ndryshëm.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Mbrojtësen më të lirë për ekranin tuaj e gjeni në 75Mall. Është për Iphone 7 e Iphone 7 Plus dhe ofron ndjeshmëri në prekje të ekranit, pos që e mbron nga gërvishtjet. Nga 2.49 euro, me zbritje mund ta porosisni për 1.25 euro.

Për 1.50 euro në këtë market online mund të blini mbrojtësen për Iphone XR, e për 4 euro mund të blini edhe mbrojtësen për tërë telefonin. Është e brendit Marvel.

Mbrojtëse ekrani gjeni shumë edhe në Neptun. Më e lira është 6 euro dhe është për modelin Galaxy S23 të Samsungut. Për të njëjtin çmim mund të blini edhe mbrojtëse për Samusng Galaxy S23 Ultra, S23+, Iphone 11, Iphone 14 e Iphone 14+.

Për të gjitha modelet e Iphone 14, në Neptun gjeni edhe mbrojtëse për 15 euro, e që janë të brendit të njohur Celly.

Mbrojtësja më e shtrenjtë është po e Celly dhe po në Neptun. Kushton 19.99 euro, i tëri xham dhe është për Samsung Galaxy S23 5G.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Bredh dhe stoli për të – ku i gjeni më së liri

Shumë prej jush mbase edhe e keni stolisur bredhin për festat e fundvitit. Por ata që nuk e kanë bërë këtë, e nuk e kanë një në shtëpi, atëherë në tregun online ka zgjidhje të shumta.

Po ashtu ka edhe stoli për bredh, figura nga më të ndryshmet.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri i gjeni natyrisht zbukurimet e bredhit.

Në Jysk, dy figura në formë topi por me brinjë dreri, i gjeni për 1 euro. Për 1.5 euro, mund të porosisni 6 zemra me ngjyra të ndryshme.

Për 1.5 euro, mund të blini edhe tre topa ngjyrë ari. E për 3.60 euro, mund të blini një paketim të tërë me 34 topa të ngjyrave e dizajnëve të ndryshme.

Zbukurime gjeni edhe në 75Mall. Më e lira kushton 1.5 euro. Është një material i palosur në formë qilimi me një fjongo të kuqe.

Nëse jeni duke kërkuar bredhin apo pemën e Vitit të Ri siç mund të haset, atëherë më së liri e gjeni në Jysk. Një bredh i gjatë 48 cm me vazo të saj, kushton 10.40 euro.

Një pak më i madh, 65 cm, po ashtu me vazo me thurje prej fijeve të drurit, kushton 11.50 euro.

Bredhi më i shtrenjtë në Jysk, është i lart 180 cm dhe kushton 64 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Festo me verë të kuqe ose të të bardhë – ku e gjeni më së liri

Festat e fundvitit po afrojnë dhe bëni mirë të zgjidhni edhe pijet që dëshironi t’ju shoqërojnë këto net.

Një ndër pijet alkoolike e preferuar për tryezat e festave është edhe vera.

Në tregun online ofrohet verë e bardhe dhe verë e kuqe, kryesisht brende të huaja dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Vera më e lirë është një e bardhë dhe një e kuqe italiane. Ato Lybante të brendit Terre Carsiche në shishe 0.750 ml në dyqanin online Begmart, mund t’i porosisni për 6.69 euro.

Në Spar, për 6.99 euro, mund të blini verën e kuqe Alexandria të brendit maqedonas Tikves.

Në 75Mall, nuk ofrohet verë, por nëse po kërkoni bokall për verë me vëllim një litër, e gjeni për 6.99 euro.

Në Begmart, gjeni edhe shumë lloje të tjera të verërave, pak më të shtrenjta.

E bardha më e shtrenjta është po e Terre Carsiche. Është Chardonnay dhe kushton 12.89 euro.

Derisa vera e kuqe më e shtrenjtë në këtë market kushton 20.99 euro. Është italiane e Terre Carsiche dhe e brenduar si Telamone.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xhaketë për motoçiklist – zgjidh më të lirën

Nëse jeni motoçiklistë, atëherë ju duhen goxha pajisje. Një prej tyre, mbase më e rëndësishmja është xhaketa. Ajo u duhet dimër e verë.

Në tregun online ka disa lloje dhe këtë fundvit ofrohen edhe me zbritje.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Xhaketën më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Nga 110 euro, me ofertë mund ta porosisni për 88 euro. Është e zezë me pak thyerje të ngjyrave kuq e bardhë dhe është rezistuese ndaj ujit dhe erës, ka mbrojtëse të bërrylit, supeve dhe shpinës. Është e brendit Hattena dhe ofrohen numrat XL dhe XXL.

Për 92 euro, po ashtu me çmim të ofertës, pasi ai i rregullt është 115 euro, mund të porosisni xhaketën Spark. Është e zezë me mbrojtëse të bërrylit, supeve dhe shpinës dhe rezistuese ndaj ujit e erës. Mund të përdoret në çdo stinë.

Në fakt, në 75Mall gjeni edhe shumë lloje të tjera të xhaketave për motoçiklistë.

Më e shtrenjta, është ajo e brendit Zaganos. Ofrohen numrat XL dhe XXL dhe çmimi me zbritje është 146 euro, kurse çmimi i rregullt është 182.5 euro. Është e zezë dhe rezistuese e me mbrojtëse të nevojshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Vaj ulliri me erëza të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Çmimi i vajit të përditshëm, atij të lulediellit, është kthyer në normalitet disi. Por vaji i ullirit vazhdon të jetë i lartë krahasuar me periudhën para inflacionit.

Në tregun online gjeni shumë lloje, nga klasiku e deri tek ai ‘extra virgin’. Po ashtu gjeni edhe vaj ulliri me erëza të ndryshme, si rozmarinë, borzilok, spec të kuq të djegës, feferon, limon e të tjera.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një shishe 250 ml në Spar. Është vaj ulliri klasik dhe kushton 2.49 euro.

Në Begmart, po ashtu ofrohet vaj ulliri në shishe 250 ml, por me erëza. Vajrat e brendit Palermo me borzilok e rozmarinë kushtojnë nga 3.6 euro, kurse me spec të djegës dhe me limon 4.02 euro.

Në 75Mall, gjeni vaj ulliri me aromë feferoni. Shishja ka 250 ml, është e brendit Monini dhe kushton 5.40 euro.

Nëse kërkoni shishe 1 litër, atëherë gjeni vetëm vaj klasik, pa aromë. Më së liri, e gjeni në Begmart, është “pomace”, që i bie klasë e dytë. Kushton 7.2 euro. Ndërsa më së shtrenjti i gjeni në Spar dhe Begmart. Bëhet fjalë për vaj ulliri “extra virgin”, klasë e parë. Në Spar, ai i brendit Monini kushton 13.79 euro, kurse në Begmart, ai i brendit San Martino, mund të porositet për 14.40 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU