Page 27 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Qumësht, jogurt e djathë dhie – ku i gjeni më së liri

Ka më pak kalori, e më shumë vlera ushqyese. Ky është qumështi i dhisë. Dhe dietologët gjithnjë e më shumë këshillojnë që ky lloj qumështi dhe produktet e tij, të konsumohen më shumë.

Natyrisht, kushton më shumë, por nëse keni mundësi ia vlen.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Qumështi më i lirë në paketim tetrapak 1 litër, mund të blihet në Begmart. Kushton 2.95 euro dhe është i brendit grek Olympus.

Edhe jogurti nga qumështi i dhisë më së liri mund të porositet në Begmart. Paketimi 150 gr. i brendit Olympus kushton 0.98 euro.

Djathi më i lirë, në këtë market kushton 4.83 euro. Kënaçja ka 400 gramë djathë neto dhe është i brendit turk Sutdiyari .

Për 12.7 euro, mund të porosisni djathin Gazi, po ashtu brend turk. Kënaqja ka 600 gramë djathë.

Dhe produkti më i shtrenjtë, është po djathi. Brendi nga Shqipëria Gjirofarm, ofron paketimin me 900 gr. djathë dhie për 17.91 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dy modelet e fundit: Iphone 15 apo Samsung S23 – kërko më të lirin

Iphone 15 apo Samsung S23? Të dy të mrekullueshëm, janë lansuar sivjet në treg. Por kanë një “të keqe”. Për cilin do model të dy kompanive gjigante, duhet të ndani mbi 1000 euro. Dhe kjo për modelin më të lirë. Por ka edhe zbritje për ata që kanë kartela të anëtarësisë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregon online.

Më së liri nga këto dy modele, mund të blini një Samsung S23. Në Neptun kushton 1029 euro, por nëse keni kartelën Happy, mund ta blini për 749 euro. Ka 8 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme. Përkrah rrjetin 5G. Ngjyra është e zezë.

Versioni S23 ka edhe disa modele të tjera, si S23+ apo S23 Ultra.

S23+ më së liri kushton në Neptun. Çmimi i rregullt është 1429, kurse me kartelë Happy mund ta merrni për 1179 euro. Ka 8 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme. Natyrisht përkrah rrjetin 5G dhe është me ngjyrë të zezë.

Modeli më i shtrenjtë i Samsungut, për S23, është ai S23 Ultra. Në Neptun kushton 1719 euro, por me kartelë Happy mund ta porosisni për 1379 euro. Ka 12 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme. Është ngjyrë krem.

Të gjithë telefonat Samsung në këtë dyqan, shiten me garanci 2-vjeçare nga prodhuesi.

Po cilat janë çmimet e Iphone 15?

Modeli më i lirë i Iphone 15, është ai standard. Kushton 1099 euro dhe për të nuk ka zbritje. Është ngjyrë gjelbër çelët dhe ka 6 GB Ram e 128 GB memorje të brendshme. Me këtë çmim ofrohen edhe ngjyrat rozë, kaltër dhe zi.

Iphone 15 Pro kushton më shumë. Në Neptun mund të porositet për 1399 euro dhe nuk ka zbritje as për të. Ka 6 GB Ram dhe 128 GB memorje të brendshme.

Modeli më i shtrenjtë është Pro Max. Kushton 1979 euro. Ka 6 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme.

Për Samsung S23, kliko KËTU e për Iphone 15, kliko KËTU

Mbajtëse të furçës, shampos e sapunit – ku e gjeni më së liri setin

Me një investim fare të vogël, ju mund të freskoni pamjen e banjës tuaj. E ky investim ka të bëjë me setin prej tri pjesësh, e që shërben për mbajtje të shampos për duar, sapunit të ngurtë dhe furçave të dhëmbëve. Pra bëhet fjalë për tri ose vende-vende edhe katër e pesë pjesë të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Setin më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Seti ka katër pjesë, plus një mbajtëse ku mund të lini kremra të ndryshme. Ofrohet ngjyra krem dhe hiri mbyllur. Kushton 4.90 euro. Materiali është plastikë.

Për 4.95 euro, po në 75Mall gjeni setin ngjyrë kaltër e hapur. Ka tri pjesë, mbajtësen për furça, shampo e sapun. Është nga materiali i plastikës, por ngjan sikur porcelan.

Për 5 euro, setin me tri pjesë e gjeni edhe në Jysk. Ofrohen disa ngjyra dhe materiali është plastikë.

Seti më i shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Seti ka 5 pjesë. Pos 3 standardeve, janë edhe mbajtësja bashkë me furçë për guacën e banjës si dhe një shportë e vogël. Janë nga materiali i plastikës, por ngjajnë si porcelan. Seti me zbritje nga 39.90 euro, ofrohet për 22.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Bokall qelqi – ku e gjeni më së liri

Tryeza pa ujë në të nuk bën të shtrohet. Dhe nëse nuk përdorni ujë të ambalazhuar, atëherë më së miri është të blini një bokall qelqi dhe të shërbeheni nga ai.

Në tregun online ka shumë lloje të bokallëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Bokalli më i lirë mund të porositet në Aztech, por është relativisht i vogël – 0.25 L. Kushton 1.99 euro dhe është i brendit Misure.

Bokall me të njëjtin vëllim, por me dorëz, në Aztech e gjeni për 2.99 euro. Pak më të madh – 0.5L, por pa dorëz, e gjeni po ashtu për 2.99 euro.

Në 75Mall, bokalli më i lirë është ai me vëllim 1.6 L dhe me dorëz. Kushton 3.90 euro.

Bokallët kanë grykë të gjerë, por gjeni edhe me kapak dhe me ngjyra të ndryshme të qelqit.

Në Aztech e 75Mall ofrohen disa lloje.

Bokalli më i shtrenjtë mund të porositet në Aztech. Kushton 34.99 euro, është prej xhami, ka dorëz dhe kapak xhami.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Biskota me miell gruri, integral, misri dhe me drithëra – ku i gjeni më së liri

Biskotat më nuk janë veç diçka që ju shërbejnë të ëmbëlsoni gojën. Mes dhjetëra e dhjetëra llojesh, në tregun online gjeni biskota edhe me spec të djegëst, djathë cheddar apo me salcë kosi e qepë.

Gjeni biskota me miell gruri, integral, misri dhe me drithëra.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Biskotat më të lira i gjeni në Spar. Janë të brendit Vitaminka, me shije portokalli dhe paketimi 112 gr kushton 0.85 euro.

Po në Spar gjeni edhe biskotat Sempre, prodhim i Lirit. Paketimi 150 gr kushton 1.09 euro.

Në marketin 75Mall, biskotat më të lira kushtojnë 1.35 euro. Janë me drithëra dhe të pasura me fibra. Vijnë nga Italia dhe paketimi është 250 gr.

Në Begmart, gjeni biskota pak më të jashtëzakonshme. Brendi polak Kupiec ofron biskota me spec të djegëst, djathë cheddar dhe me salcë kosi e qepë. Paketimi ka 120 gr dhe kushton 1.38 euro.

Biskotat më të shtrenjta i gjeni në 75Mall. Janë të brendit Misura dhe me miell integral. Paketimi 320 gr kushton 2.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Skrab për fytyrë, trup dhe për shenja nga celuliti – kërko më të lirin

Sot, me gjithë këto risi, nuk mjafton një shpëlarje e thjeshtë e fytyrës apo trupit.

Në treg gjeni kremin e njohur si skrab, që përmban ca grimca e që ndihmojnë për pastrim më të thellë të lëkurës. Po ashtu eliminon qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat e plakin atë.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Skrabin më  të lirë e gjeni në Begmart. Është skrab për fytyrë dhe kushton 14.90 euro dhe ka 75 ml vëllim. Është i brendit L’Erbolario dhe sipas përshkrimit të produktit, falë veprimeve mekanike të mikro-granulave zbutëse dhe veprimit të butë të saporonija Quillaja, ky krem largon të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura që afiksojnë apo mbysin dhe e plakin lëkurën. Pas përdorimit e lë lëkurën të butë si mëndafshi.

Për 16 euro, në këtë market gjeni skrabin për trajtim të lëkurës, përkatësisht të defekteve të shkaktuara nga celuliti. “Fisheku” ka 200 ml. Është Hydro-skrab dhe i brendit Ananas Cell.

Më së shtrenjti, në Begmart gjeni një set që kushton 33.70 euro. Pos skrabit për fytyrë, vjen edhe qumështi për pastrim dhe ringjallje të lëkurës si dhe një krem për fytyrë, të cilin e përdorni pas trajtimit me skrab.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çizme të gjata apo të shkurtra – ku i gjeni më së liri

Ende është kohë e mirë, me shumë diell, por vjeshta është futur dhe me këtë stinë duhen edhe veshmbathje të tjera.

Nuk është herët të shikoni edhe për çizme të gjata apo të shkurtra.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çizmet më të lira i gjeni për fëmijë, përkatësisht për vajza. Në Gentli, i gjeni çizmet prej gomes ngjyrë rozë e me dizajn të bukur për vetëm 7.90 euro. Janë Ciciban.

Në SunaSport ofrohen çizmet me figurën e Frozen. Kushtojnë 44 euro.

Për të rritur, çizmet më të lira mund të blihen në Carnival. Janë të shkurtra, lëkurë e zezë, brendi Keddo dhe kushtojnë 49.90 euro.

Në Office Shoes, më së liri i gjeni çizmet për fëmijë. Janë për vajza, brendi Skachers dhe kushtojnë 50 euro.

Çizmet më të shtrenjta i gjeni po në Office Shoes. Janë për femra, brendi UGG dhe kushtojnë 240 euro. Janë nga lëkura natyrale, e kafët dhe rezistente ndaj ujit.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kolltukë për fëmijë dhe për të rritur – ku i gjeni më së liri

Kolltukët janë diçka që edhe nuk kanë nevojë të kombinohen me mobilet tjera në dhomë të ndenjës apo të fjetjes.

Mund të blini një kolltuk thjeshtë sa për të krijuar më shumë hapësirë ndenjëse apo edhe për dekor.

Gjeni edhe kolltuk për fëmijë, pra për dhoma të fëmijëve. Produktin mund ta gjeni edhe me fjalën kyç “fotele”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një kolltuk për fëmijë. Në marketin online 75Mall, gjeni kolltukun e vogël, të mbështjellë e material me ngjyra. Nga 44.90 euro mund ta porosisni për 29.90 euro. Njihet si Buba fotele.

Në këtë market, kolltukun më të shtrenjtë për fëmijë e gjeni për 44.90 euro. Është ngjyrë rozë.

Në Jysk, gjeni shumë zgjidhje për kulltukë të mëdhenj. Më i liri kushton 80 euro. Ka këmbë druri, me mbështetëse të dorës të rrumbullakta. Ulësja dhe mbështetësja e shpinës janë prej lëkurës ngjyrë krem. Është i brendit Tilst.

Mes zgjidhjeve pa fund, kolltuku më i shtrenjtë kushton 399.99 euro. Është nga materiali ngjyrë hiri dhe i brendit Aarhus.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Rende dore për perime apo grirëse elektrike – ku i gjeni më së liri

Sot që teknologjia ka ecur me hapa gjigant, çdo gjë është më e lehtë. Pos grirëses së perimeve të thjeshtë, ku duhet ta kapni me dorë qepën, karotën apo ndonjë perime tjetër, gjeni edhe grirëse elektrike.

Grirësen e dorës e gjeni edhe me fjalën “rende”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Grirësen më të lirë, natyrisht e gjeni të thjeshtë. Në marketin online 75Mall, gjeni grirësen e dorës metalike në formë katrore të brendit Texell. Ka katër anë, me tehe të ndryshme dhe kushton 2.90 euro.

Në këtë dyqan gjeni grirëse edhe të sheshtë. Më e lira kushton 5.90 euro dhe është po ashtu e brendit Texell.

Grirësen më të shtrenjtë të dorës e gjeni në Aztech. Është një grirëse e vogël dhe e sheshtë. Ka dorëzën për ta mbajtur dhe kushton 22.90 euro. Është e brendit Handi Zest Zester.

Nëse dëshironi të mos mundoheni shumë, atëherë ka edhe grirëse elektrike. Më e lira mund të blihet në Neptun. Është e brendit Philips dhe kushton 35 euro.

Në 75Mall, gjeni grirësen elektrike Olympia me çmim 39.90 euro, kurse në Aztech grirësen Seb. Kushton 44.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Orë tavoline me alarm – ku e gjeni më së liri

Sot çdo kush ka një telefon, ku mund të kurdisë alarmin për ta zgjuar apo për t’ia kujtuar një kohë të caktuar. Por, edhe ora e tavolinës e ka të vetën. Alarmi i saj “të çmend”.

Në treg gjeni disa lloj orësh që vihen mbi tavolinë dhe kanë mundësinë e alarmit. Disa punojnë me bateri dhe janë me akrepa, e disa janë digjitale, me bateri dhe me kabllo.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Orën më të lirë e gjeni në Jysk. Është e “kohës së vjetër”, e rrumbullakët dhe me dy “veshët” lartë që mundësojnë të krijojnë zhurmën e alarmit. Punon me bateri dhe copa kushton 3 euro. Ofrohen disa ngjyra dhe janë të brendit Riso.

Në këtë dyqan gjeni edhe orë të tavolinës digjitale. Punon me bateri, por jo me atë zhurmën e “tik-takeve” të akrepave. Është e brendit Sven, kënddrejtë dhe kushton 10 euro.

Orë të tavolinës gjeni edhe në marketin online 75Mall. Ora më e lirë është një e rrumbullakët me akrepa. Është e brendit Marvel dhe kushton 8 euro.

Orën më të shtrenjtë në këtë dyqan e gjeni një digjitale. Ka ekran LED, është me mbushës dhe ka edhe disa funksione të tjera. Është e brendit Promate dhe me zbritje nga 64.90 euro, mund ta porosisni për 29.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU