Page 26 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Çorape të brendeve të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Janë disa gjëra pa të cilat thuajse nuk bën fare. Një prej tyre janë edhe çorapet. Duhet mbathur thuajse në çdo ditë të vitit, pos nëse vendosni të dilni me papuçe apo sandale.

Në tregun online ka shumë lloje të çorapeve, nga të lirat deri tek ato që janë të brendeve të njohura.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çorapet më të lira i gjeni në marketin online 75Mall. Seti me tri palë çorape, të gjata pak mbi zogun e këmbës, kushtojnë 1.30 euro. Ofrohen me ngjyrë të zezë e të bardhë dhe janë me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 1.99 euro. Janë të brendit Medio Base, por nuk specifikohet se çfarë materiali janë.

Në Intersport ka po ashtu shumë zgjidhje, por janë më kualitet, të brendeve të njohura dhe natyrisht më të shtrenjta.

Çorapet më të lira në këtë dyqan janë 6.40 euro. Vijnë tri palë, janë të bardha, 100 për qind pambuk dhe të brendit Running. Janë të gjatësisë normale. Edhe këto janë me zbritje.

Çorapet e Adidasit i gjeni për 8 euro me zbritje nga 10 euro. Po ashtu kompleti i ka 3 palë.

Gjeni edhe çorape për fëmijë të brendit Nike, linja Air Jordan. Janë tri ngjyra dhe me zbritje kushtojnë 9.60 euro nga 12 euro sa është çmimi i rregullt.

Çorapet më të shtrenjta, i gjeni po në Intersport. Janë të brendit Nike, për të rritur. Kompleti i ka tri palë dhe të gjitha janë të zeza. Me zbritje, nga 17 euro, mund t’i porosisni për 13.60 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Multicooker – ku e gjeni më së liri

Kemi shkruar për shumë pajisje që na duhen në kuzhinë. Për tenxhere ekspres, mikrovalë e shumëçka. Por ka një pajisje që mund të kryejë shumë punë e të zëvendësojë disa pajisje.

Është multicooker. Është i ngjashëm me një tenxhere ekspres, por i digjitalizuar i gjithi. Madje, në të janë edhe shumë receta të programuara.

Në të mund të përgatisni lloje të ndryshme të gjellëve, të mbani gjellën e ngrohtë pasi të përgatitet ajo, por edhe ta kurdisni që përgatitja të nisë në kohën kur ju dëshironi. Për shembull, një orë para se të ktheheni në shtëpi nga puna.

Gara e kompanive sot, lidhur me multicookerin, është kush po nxjerr pajisje me më shumë operacione.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Multicookeri më i lirë mund të porositet në marketin 75Mall. Kushton 69.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 99.90 euro. Pajisja është e brendit Gorenje, ka 15 programe dhe fuqi 1000 vat. Ena kryesore është prej inoksi dhe ka vëllim 6 litra.

Shumë më tepër multicooker gjeni në Neptun. Multicookeri më i lirë është ai i brendit Philips. Kushton 139 euro, ka vëllim të enës 5 litra dhe plot 60 programe. Pra mund të përgatisni shumë më tepër gjella.

Multicookeri më i shtrenjtë, po ashtu mund të porositet në Neptun. Është i brendit Tefal dhe kushton 319 euro, por nëse keni kartelën Happy, mund ta blini për 269.99 euro. Ka 150 receta të paraprogramuara, ndër të tjera.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Mbulesë tavoline – ku e gjeni më së liri

Jeni në kërkim të një mbulese për tavolinën e bukës? Në treg ka shumë zgjidhje. Gjeni mbulesë dekorative, që zakonisht është e vogël dhe mbulesë për komplet tavolinën.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Mbulesën më të lirë e gjeni një të vogël me dimensione 33×42 cm. Shërben për ta vënë nëse vendosni të hani vetëm bukë në tavolinë, sa për të mos përlyer mbulesën e madhe. Është nga najloni dhe kushton 1.50 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe mbulesa dekorative, që zakonisht janë rrumbullake ose kënddrejtë. Nga 1.50 deri në 2 euro gjeni disa lloje.

Më së liri në Neptun, një mbulesë e madhe me dimensione 140×120 cm, kushton 13 euro. Është ngjyrë hiri e çelët dhe e punuar prej pambukut.

Mbulesa e madhe, më e shtrenjta në këtë dyqan, kushton 27 euro. Është po ashtu me dimensione 140×120 cm dhe prej pambuku. Është ngjyrë bezhë.

Mbulesa gjeni edhe në 75Mall. Mbulesa më e lirë, është një e madhe me dimensione 150×220 cm. Me zbritje nga 12.90 euro mund ta porosisni për 2.98 euro.

Mbulesën më të shtrenjtë, 75Mall e ofron për 9.90 euro. Është dy-shtresore, najlon sipër e material përfundi për të mos rrëshqitur. Ka dimensione 140×180 cm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shtrydhës frutash – ku e gjeni më së liri

Jeni adhurues të limonadës. Atëherë ju duhet një shtrydhës. Por mund të jetë edhe fare i thjeshtë. Një gotë me një kapak që shërben edhe për shtrydhjen e limonit apo portokallit.

Në treg gjeni shtrydhës të llojeve të ndryshme, nga më të thjeshtit e deri tek ata elektrik.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Shtrydhësin më të lirë e gjeni marketin 75Mall. Është i thjeshtë, një gotë dhe kapaku. Mbi të e vini gjysmë limoni apo portokalli dhe duke e sjellë majtas-djathtas, bëhet shtrydhja. Kushton 2.90 euro.

Me këtë çmim gjeni edhe disa shtrydhës të tjerë në këtë dyqan.

Në 75Mall, gjeni edhe shtrydhës më profesional dhe më të lehtë për t’u përdorur. Për shembull, për 19.90 euro gjeni shtrydhësin elektrik. Është i brendit Gorenje dhe mënyra e punës është pak a shumë si në rastin e shtrydhësit të thjeshtë. Kapaku sillet vetë, ndërkohë që fruta mbahet me dorë. Ka edhe enën poshtë ku bie lëngu i kulluar.

Për 39.90 euro, në këtë market online gjeni edhe shtrydhësin profesional. Përdoret edhe nëpër kafiteri ku shërbehet lëng i freskët. Vendoset në tavolinë dhe përmes uljes së dorezës, që është një lloj leve, bëhet shtrydhja e menjëhershme e frutës.

Shtrydhës gjeni edhe në Neptun. Me i liri është ai i brendit Beko, që kushton 25 euro, derisa më i shtrenjti 299. Bëhet fjalë për një shtrydhës elektrik Philips.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Sony Playstation 5 – ku e gjeni më së liri

Padyshim se është ndër lodrat, nëse mund të quhet ashtu, më të shtrenjta për fëmijët tuaj. Por nëse keni mundësi, vërtetë ia vlen. Mund të luajnë edhe të rriturit.

Bëhet fjalë për Sony Playstation, seria e fundit – 5.

Në treg gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Sony Playstation 5 më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Nga 649.90 euro, me zbritje mund ta porosisni për 579.90 euro. Është edicion standard me 825 GBB SSD. Në pako vjen edhe konsola.

Për 10 euro më shumë, në këtë market online, gjeni SonyPlaystation 5 me Disc Version.

Në Neptun, kjo video-lojë më së liri kushton 599 euro. Është modeli Chassis, 825 GB SSD dhe 16 GB Ram. Vjen me garanci 2-vjeçare dhe mund të blihet edhe me këste për tri vjet.

Dhe, Sony Playstation 5 më i shtrenjtë ofrohet në 75Mall. Vjen me kontroller të kaltër dhe me disa shtesa. Kushton 1044.70 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Red Bull klasik dhe lloje të tjera – ku i gjeni më së liri

Reklama për të është “ju bën me krah” dhe simbolikisht mund t’ju bëjë. T’ju japë fuqi për një kohë të shkurtër falë sasisë së madhe të kafeinës dhe taurinës.

Bëhet fjalë për pijen energjike Red Bull.

Në tregun online gjeni Red Bull të ndryshëm. Ofrohen në kënaçe me vëllim 250 ml dhe 330 ml.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Megjithëse është produkt që ka çmim standard thuajse, ka vende ku mund t’i blini më lirë.

Red Bulli më i lirë mund të blihet në Spar. Është Red Bull klasik me vëllim 250 ml dhe kushton 1.29 euro.

Në 75Mall, mund të porositni për 1.30 euro Red Bull Green Edition dhe pa sheqer. Janë në kënaçe 250 ml.

Në 75Mall, mund të blini edhe Red Bull me vëllim 330 ml. Kushton 2 euro.

Red Bull mund të porosisni edhe në marketin online Begmart. Red Bulli klasik 250 ml, kushton 1.35 euro.

Kujdes, më shumë se dy kënaçe 250-mililitërshe nuk preferohet të konsumohen nga të rriturit, e për fëmijët nuk është e preferuar fare.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Nescafe classic, espresso, macchiato, cappuccino e latte – ku i gjeni më së liri

Nëse nuk jeni meraklinj të kafes turke për ta nisur ditën, atëherë ka zgjidhje të tjera. Ndoshta edhe më të lehta për t’u përgatitur.

Është brendi Nescafe, që vjen me kafen classic, pastaj me espresso, macchiato, cappuccino, latte, por edhe me shije si vanilje.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Kafja më e lirë është ajo për një dozë dhe classic. Është Nescafe 3 në 1, kushton 0.19 euro dhe mund të porositet në Spar.

Nëse dëshironi të blini Nescafe classic me kavanoz, pra në sasi më të madhe, atëherë 50 gr në marketin 75Mall, kushtojnë 2 euro, kurse 200 gr – 5.90 euro.

Në Begmart, mund të gjeni Nescafe të gatshme të paketuara në gota të letrës. Për 1.11 euro, gjeni Nescafe Macchiato, Espresso, Cappuccino dhe Latte.

Në treg gjeni edhe Nescafe Choca Mocha, Nescafe Gold apo Nescafe vanilje.

Kafja më e shtrenjtë është ajo në paketim 1 kg – Nescafe European Roast. Në 75Mall kushton 24.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Produkte Perutnina: pulë, gjoks i tymosur, salsiçe, sallam e shumëçka tjetër

Nëse kërkoni pulë apo edhe produkte nga mishi i pulës, atëherë është mirë t’i zgjidhni të freskëta. E një prej brendeve që këtë e ofrojnë është edhe Perutnina sllovene.

Në treg mund të gjeni pulë të freskët (e pangrirë), pastaj pjesë të copëtuara të pulës si dhe produkte nga mishi i pulës si sallam, salsiçe e shumëçka tjetër.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri i gjeni salsiçet Perutnina. Paketimi 100 gr me katër copë, në Spar mund të porositet për 0.45 euro.

Në Spar gjeni edhe Perutnina extra sallam me peshë 200 gr. Është e prerë në riska dhe kushton 0.99 euro, pastaj gjoks të tymosur 100 gr – 1.35 euro.

Dhe  produkti më i shtrenjtë është kompleti me krah pulë të pjekur. 750 gr kushtojnë 6.39 euro.

Produkte të Perutnina gjeni edhe në Begmart. Më së liri kushton sallami extra, me spec të djegëst. Paketimi 200 gr mund të porositet për 0.89 euro.

Për 2.33 euro dhe 2.38 euro në këtë market mund të porosisni shpatulla pule dhe krahë pule. Pesha është 500 gr.

Gjeni edhe stejk pule, i mbështjellë në grimca buke. Kompleti me 14 copë ose 400 gramë kushton 3.42 euro.

Paketimi 500 gr i gjoksit të pulës i freskët kushton 4.2 euro. E një pulë 1.3 kg e freskët në Begmart, kushton 5.83, që kilogrami i bie 4.5 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Bateri të ndryshme, njëpërdorimshme dhe që mbushen – ku i gjeni më së liri

Duhen për gjithçka gati. Edhe për lodrat që ua blejmë fëmijëve. Janë këto bateritë pa të cilat nuk punon telepiloti i televizorit, ora e murit e shumë pajisje tjera.

Në treg ka shumë zgjidhje për bateri. Ka edhe bateri që mbushen pas zbrazjes së tyre, e gjeni edhe mbushës për këto lloj baterish.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Bateritë më të lira i gjeni në Aztech. Është një e vogël petake, e rrumbullakët me 3 V e brendit Varta dhe kushton 0.69 euro.

Për 1.19 në këtë market gjeni një bateri të madhe kënddrejtë të brendit Toshiba. Ka 9 volt.

E për 1.29 euro mund të gjeni kompletin me katër bateri standarde 1.5 voltësh të brendit Varta.

Në Neptun, më së liri e gjeni kompletin me katër bateri 1.5V të brendit Verbatim. Kompleti kushton 2 euro.

Në 75Mall, kompleti me 8 copë kushton 2.95 euro. Janë të brendit Alkaline.

Në treg gjeni edhe bateri që mbushen pasi të shpenzohen. Në Neptun kompleti me katër copë kushton 6 euro. Janë të brendit Eimill.

Në këto dyqane mund të gjeni edhe aparat për mbushjen e baterive, e që kushton rreth 35 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Produkte të ndryshme Monte – ku i gjeni më së liri

Kek i butë, çokollatë, qumësht me çokollatë, puding e çka jo tjetër. Të gjitha këto i gjeni te produktet e kompanisë Zott, me emrin e brendit Monte.

Në tregun online mund të gjeni me dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Produktin më të lirë Monte e gjeni në marketin online Begmart. Është një kek i butë i mbushur me krem qumështi. Keki me peshë 29 gramë kushton 0.39 euro.

Me të njëjtin çmim e gjeni edhe kekin e mbushur me çokollatë.

Për 0.68 euro, mund të porosisni qumështin me çokollatë. Monte drink ka vëllim 200 ml.

Për 0.69 euro, po në Begmart gjeni Monte Top Cup. Është një ëmbëlsirë qumështi dy-shtresore me çokollatë e lajthi. Ka peshë 70 gr.

Pudingu më i lirë kushton 0.81 euro. Vjen një puding dhe një kavanoz me bonbone të çokollatës me ngjyra të ndryshme.

Dhe produkti më i shtrenjtë është një puding që vjen me katër copë. Është një përzierje e mrekullueshme e çokollatës dhe qumështit të pasterizuar. Kompleti kushton 2.53 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU