Page 32 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Aku apo kaçavidë me bateri – ku e gjeni më së liri

Janë disa mjete të punës që është mirë t’i ketë çdo shtëpi. Mes tyre është edhe kaçavida me bateri apo siç njihet edhe aku.

Në tregun online gjeni lloje të shumta dhe platforma SaKushton ua prezanton ofertat më të mira.

Kaçavidën me bateri më të lirën e gjeni në 75Mall. Është e brendit Fieldmann dhe ka bateri 3,6 V / 1300 mAh. Bashkë me akunë vijnë edhe 6 koka të kaçavidës që ndërrohen sipas nevojës. Çmimi i rregullt është 19.90 euro, por me zbritje tani mund ta porositni për 15.50 euro.

Të njëjtën kaçavidë me bateri, te PemaMall mund ta blini për 20.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 25 euro.

Për 25 euro, në PemaMall e gjeni edhe kaçavidën me bateri të brendit Graphite. Ka bateri 3.6 V/ 1.3 Ah, që i mundësin 200 rrotullime për minutë.

Akuja gjeni edhe në Gjirafa50. Janë më të shtrenjta, por edhe të brendeve më të njohura. Më e lira është ajo e brendit Graphite me bateri 18 V. Kushton 63.54 euro.

Për 98.42 euro, e gjeni kaçavidën me bateri të brendit Makita.

E kaçavida me bateri më e shtrenjtë është ajo e brendit DeWalt. Ka dy bateri 18 V/5Ah dhe kushton 416.77 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Raketë dhe “top” badmintoni – ku i gjeni më së liri

Tash që moti po përmirësohet, është koha të bëni ndonjë piknik. Dhe nëse vendosni për këtë, atëherë argëtimi më i mirë është loja e badmintonit, pos skarës së mbushur me mish.

Në tregun online gjeni pajsije për këtë lojë dhe kërkoni me fjalët kyç ‘raketë’ dhe për ‘topin’ që hedhet sa në njërën anë sa në tjetrën, ‘pupla’ bdamintoni.
Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të lira.

“Topat” apo puplat e badmintonit më së liri i gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Seti me tri copë kushton 2.62 euro dhe është i brendit NLS Extreme.

Për 6.89 mund ta merrni setin e këtij brendi me tri copë pupla bashkë me këllëfin metalik, ku i lini ato.

E nëse kërkoni pupla profesionale, atëherë në këtë dyqan i gjeni ato të brendit gjerman Torro për 22.82 euro. Janë 100 për qind nga najlloni dhe përdoren në stërvitje e lojë.

Në Gjirafa50, gjeni edhe raketën më të lirë. Më e lira kushton 12.91 euro dhe është e brendit polak Allright Vanquard. Natyrisht për një lojë ju duhen dy raketa.

Për 25.19, në këtë dyqan gjeni setin me dy raketa dhe me këllëf të vetin. Është i brendit Wish.

Gjeni edhe set për badminton. Më i liri kushton 24.33 euro. Pos dy raketave, vjen edhe rrjeta me shtyllat metalike dhe këllëfi. E gjitha që ju duhet të blini veçmas janë “topat” ose puplat e badmintonit.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çajnik dypjesësh dhe set gota të çajit “rus” – ku i gjeni më së liri

Janë disa teori pse çaji i zi që e pimë në gota të vogla njihet si “çaj rus”. Ajo që dihet është se ky lloj çaji ka origjinën nga India.

E për ta përgatitur këtë lloj çaji, ju duhet një çajnik me dy pjesë ose “gjygym” siç njihet në popull dhe disa gota të vogla me tabaka apo edhe këto siç njohën në popull, “tablla”.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online dhe ua sjell ofertat më të lira.

Çajnikun më të lirë dypjesësh, ku në pjesën lart vihet çaji e në pjesën poshtë uji i ngrohtë, e gjeni në dyqanin online 75Mall. Kompleti kushton 23.90. Ofrohen disa ngjyra dhe është i punuar nga alumini, kurse dorëzat i ka nga bakeliti. Janë të madhësisë së mesme.

Në këtë dyqan, gjeni edhe çajnikun dy pjesësh më të shtrenjtë. Është i punuar nga porcelani, me dizajn të bukur dhe kushton 44.90 euro.

Çajnik dypjesësh gjeni edhe në PemaMall. Është i brendit Zilan, i punuar nga materiali inoks, derisa pjesa e sipërme një pjesë e ka edhe xham. Kushton 40.99 euro.

Pos çajnikëve, ju duhen edhe gotat e vogla të çajit me tabaka.

Setin me 12 copë, bashkë me tabakatë, më së liri e gjeni në 75Mall. Janë pa shumë dizajn, pos pjesës së sipërme, një vijë të hollë, e kanë me ngjyrë ari. Tabakatë i ka të zeza dhe seti kushton 21.90 euro.

Seti më i shtrenjtë, mund të blihet po në këtë dyqan. Vijnë 18 copë, kanë tabakatë prej druri dhe seti kushton 33.90 euro.

Për të parë më shumë çajnik, kliko KËTU – për gota çaji, kliko KËTU

Qirinj dekorativ, aromatik dhe me drita LED – ku i gjeni më së liri

Qirinjtë tashmë, në shumicën e vendeve kanë humbur qëllimin që për çka janë zbuluar – ndriçimin e hapësirave të ndryshme.

Por ata vazhdojnë të jenë atraktiv për dhomat e ndenjës apo të fjetjes. Në treg ka qirinj dekorativ, por edhe aromatik, që kur ndezën lëshojnë aromë të këndshme.

Ka edhe qirinj me drita LED, pra që i ndizni qoftë edhe me telekomandë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira.

Qirinjtë më të lirë mund të porositen në 75Mall. Vijnë 18 qirinj dhe janë të rrumbullakët. Për këta lloj qirinjsh dekorativ duhet patjetër edhe mbajtësja, e që në treg gjeni po ashtu shumë lloje. Janë të bardhë dhe seti me 18 copë kushton 1.99 euro.

Në 75Mall, gjeni më së liri edhe qirinjtë dekorativ-aromatik. Kutia i ka dy copë, janë të verdhë dhe vijnë me gotën dekoruese. Seti kushton 3 euro.

Në Jysk, gjeni qirinj të vegjël e të rrumbullakët, për të cilët duhet mbajtëse. Janë aromatik dhe me ngjyra. Kanë aromë vanilje dhe dredhëze. Seti i ka 18 copë dhe kushton 3.5 euro.

Në PemaMall për 6.99 euro gjeni setin me katër qirinj dekorues me dritë LED. Janë të kuq dhe të punuar nga dylli parafin. Punojnë me bateri të cilat janë të përfshira.

Qirinj gjeni edhe në Gjirafa50, të cilët janë edhe më të shtrenjtit që ofrohen. Janë qirinj aromatik të brendit Yankee Candle. Seti i ka 12 copë dhe kushton 12.48 euro. Ofrohen disa aroma.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Metër digjitale me laser – ku e gjeni më së liri

Nëse e përdorni shumë metrin, atëherë ia vlen të blini një metër me laser. Në tregun online gjeni shumë lloje të brendeve të ndryshme dhe duhet ta kërkoni me fjalët kyç, si “Metër me laser”, “meter laserike”, metër digjitale” apo edhe “matës laserik”.

Platfroma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të lira në secilin dyqan që ofron këtë pajisje pune.

Metrin laserik më të lirë e ofron Gjirafa50. Është i brendit Rebel dhe kushton 24.26 euro. Ka rreze laserike të gjelbra dhe pos si metër digjital, shërben edhe si libellë e vogël.

Në 75Mall, metrin më të lirë laserik e gjeni për 29.90 euro me zbritje nga 49.95 euro. Është i brendit Fieldmann dhe mund të masë nga 0.2 m deri në 30 metra. Saktësia e matjes është +/- 2 milimetra.

Në PemaMall, metri me laser më i liri kushton 39 euro. Është prodhim i firmës Neo Tools dhe mat deri në 20 metra.

Në këto tri dyqane gjeni edhe metra digjitale me laser shumë më profesionale, natyrisht edhe më të shtrenjta.

Metri më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është i brendit Bosch dhe kushton 266.35 euro. Ka fotrollën e vet dhe ofron saktësi maksimale.

Për më shumë, klikoni KËTU dhe KËTU

Qilima me motive tradicionale dhe modern – ku i gjeni më së liri

Janë disa gjëra që kur nuk dalin nga trendi. Në fakt, bëhen me të vlefshme sa më shumë kohë që kalon. Të tillë janë qilimat, lloj tepihëve të hollë, sidomos ata me motive tradicionale.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të qilimave. Ndoshta mënyra e prodhimit të tyre ka ndryshuar, e nuk bëhen më me veg e punë dore, por gjithsesi janë të bukur dhe hijeshojnë ambientin.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Qilimi më i lirë mund të porositet në PemaMall. Ka dimensione 90 cm x 60 cm dhe është me motive tradicionale. Kushton 25 euro.

Me të njëjtin çmim, në PemaMall i gjeni edhe qilimat me dimensione 60 cm x 120 cm. Pra 25 euro.

Në këtë dyqan, qilimat më të shtrenjtë kushtojnë 50 euro. Janë me motive tradicionale dhe me dimensione 120 cm x 180 cm. Ofrohen disa dizajne.

Në Gjirafa50, gjeni qilima me dizajne dyngjyrëshe, bardh e zi dhe gjelbër e bardhë. Më i liri kushton 74.10 euro. Ka dimensione 122 cm x 182 cm. Qilimi është i brendit holandez Esschert Design, me një model të këndshëm bletësh të bardha, që nxjerr një bukuri klasike duke e bërë hapësirën tuaj “të ndjehet” më e ngrohtë. Modeli është i thurur në mënyrë të tillë që tapeti të përdoret nga të dyja anët.

Qilimi më i shtrenjtë është po në Gjirafa50. Është një i brendit italian SkipHop dhe kushton 144.05 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Piktura të ndryshme, të shtypura apo në lanavacë – ku i gjeni më së liri

Sado që e rregulloni ambientin shtëpiak apo atë biznesor, pa një apo më shumë piktura në mure, gjithnjë do të duket zbrazët, sikur mungon diçka.

Në tregun online mund të gjeni disa lloje të pikturave, prej atyre të vogla e që janë të shtypura me printer e deri te ato më të mëdhatë e që janë të punuara nga artistët e ndryshëm në kanavacë.

Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Pikturën më të lirë e gjeni në 75Mall. Vjen me kornizë 30 cm x 40 cm dhe është lloj i pikturës së shtypur në printer. Nuk ka përshkrim, por është një gjethe me fletë të zeza, ndërkohë që prapavinë e ka bezhë. Kushton 14.95 euro.

Me këtë çmim, në 75Mall gjeni lloje të ndryshme të pikturave për ambiente të ndryshme, si për dhomë të ndenjes, të fjetjes, korridor apo kuzhinë.

Piktura të punuara nga artistët e rinj gjeni në Gjirafa50. Piktura më e lirë është me dimensione 40 cm x 40 dhe është e punuar në kanavacë. Autori është një 16-vjeçar me inicialet A.D., që sipas përshkrimit deri në moshën 7-vjeçare ishte fëmijë joverbal. Piktura është abstrakt me kombinim të ngjyrave ku dominon e verdha, portokallta dhe e gjelbra. Kushton 50 euro.

Në Gjirafa50 gjeni shumë piktura, ndërkohë më e shtrenjta është e punuar me akril dhe vaj në pëlhurë. Është e punuar nga Blinerë Ibishi dhe me zbritje kushton 1.199 euro. Çmimi i rregullt është 1.555 euro. Ka dimensione 170 cm x 90 cm dhe piktura është emërtuar “Andërr”.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Motoçikletë elektrike – ku e gjeni më së liri

Sot njerëzit janë të prirë t’u ikin veturave për shkak të tollovisë në komunikacion, por edhe mjeteve të tjera që lëvizin falë një motori me benzinë apo naftë.

Zgjidhja është rryma. Mbron ambientin dhe xhepin.

Në tregun online gjeni shumë lloje të trotinetëve elektrikë që lëvizin falë baterive me rrymë, por kësaj here do t’ju prezantojmë motoçikletat elektrike apo edhe skuterët elektrikë, që njihen në shumë raste.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Skuteri elektrik më i liri në tregun online është në PemaMall. Është i brendit turk MT3, modeli Pro dhe me zbritje kushton 1399 euro nga 1489 euro. Ka motor 2000 vat e bateri 72 vat. Me një mushje të baterisë mund të përshkohen deri në 100 kilometra e shpejtësia maksimale është 55 km/h. Mban peshë deri në 264 kg, mjaftueshëm për dy persona.

Në këtë dyqan gjeni edhe disa lloje të tjera të skuterëve elektrikë, ndërkohë në Gjirafa50, më i liri kushton 3900 euro. Është pa zhurmë, ka motor 1500 të brendit Brushless. Pesha e lejuar për ngarkesë është 170 kg, kurse shpejtësia maksimale është 45 km/h.

Në këtë dyqan, motoçikleta më e shtrenjtë elektrike është 6.800 euro. Është e brendit spanjoll Silence dhe ka fuqi më të madhe se një motor me djegie të brendshme 125 CC.

Me një fuqi prej 9kË, motori elektrik Silence arrin shpejtësinë  50 km/h për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është e limituar në 100 km/h, me mundësi përshtatjeje të shpejtësisë dhe konsumit sipas kushteve të trafikut Eco, Sport apo City.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Karrige varëse – ku e gjeni më së liri

Çfarë thoni për një karrige, por nw tw njwjtwn kohw edhe luhatëse. Për ato karriget varëse që mund t’i vendosni në ballkonin e shtëpisë apo edhe në oborr.

Në tregun online gjeni disa lloje të këtyre karrigeve dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Karrigen më të lirë që varët në një pikë, mund ta gjeni në Gjirafa50. Është e punuar nga fijet e pambukut, me endje të veçantë, ndërkohë kornizën e ka prej çeliku, që po ashtu është i mbështjell me fije pambuku. Kjo lloj karrige nuk ka kornizë të vetën ku varet, por duhet t’ia gjeni një vend. Me zbritje kushton 48.99 euro nga 72.25 euro.

Karrige të varur gjeni edhe në Jysk. I gjeni dy karrige të brendit Gjern. Ofrohen me ngjyrë të zezë dhe kafe. Karriget vijnë bashkë më pjesën e vet metalike, ku karrigia varet. Po ashtu lëvizet lehtë në çdo pjesë të shtëpisë. Kushton 299.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Pesë produkte të vlefshme për banjon tuaj për 30 euro

Nëse keni vendosur ta “freskoni” pak sa banjon tuaja me gjëra të reja apo t’i shtoni ndonjë gjë, atëherë ja një listë me propozime.

Janë pesë produkte dhe të gjitha mund t’i rrumbullakoni me 30 euro, apo saktësisht 30.82. Asnjë nuk kushton më shumë se 10 euro dhe më e lira është vetëm 1 euro.

Platforma SaKushton ka hulumtuar dhe ua sjell ofertat më të lira.

Për 1 euro, në dyqanin 75Mall mund të blini apo porosisni një set me 6 grepa. Kapen lehtëisht në pllaka dhe ju shërbejnë për të varur peshqirë e rroba të ndryshme.

Në këtë dyqan online gjeni edhe tepih për banjo. Ofrohen disa ngjyra dhe copa kushton 2.99 euro. Kanë formë të rrumbullakët.

Në 75Mall gjeni edhe setin më të lirë për shampo. Seti ka tri copë dhe çmimi për të është 7.90 euro. Ofrohen disa dizajne e ngjyra.

Dhe dy produktet më të shtrenjta të përzgjedhura, gjenden në Dormeo dhe PemaMall.

Në Dormeo e gjeni peshqirin Bamboo për 8.94 copën. Ofrohen disa ngjyra.

E në PemaMall, ofrohet një dorëz dushi e brendit Vala për 9.99 euro.

Nëse vendosni t’i blini të pesë këto produkte, do t’ju kushtojnë 30.82 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU