Page 51 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Mikrovalë – ku e gjeni më së liri

Debati për atë nëse ushqimet e ngrohura në mikrovalë janë të shëndetshme apo jo, vazhdon. Dhe mes këtyre dy pretendimeve qëndron një e vërtetë e madhe: Mikrovala në shumë raste ndihmon në përgatitje të shpejtë të ushqimit apo për ta ngrohur atë dhe për ta shijuar sikur të ishte përgatitur në atë çast.

Në treg ka lloj-lloj mikrovalësh dhe platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre në tregun online.

Për të blerë një mikrovalë, më të lirën, duhet të ndani të paktën 60 euro.
Në Gjiarafa50 mund të blini mikrovalë për 59.99 euro të brendit kinez Vivax.

Në Aztech, mikrovala më e lirë është ajo e brendit Midea me kapacitet 20L dhe kushton 69.99 euro.

Në dyqanin 75Mall, ku kryesisht ofrohen produkte të Gorenjes, gjeni mikrovalë të këtij brendi për 79.99 euro. Është më e lira që ofron ky dyqan. Ka 17L kapacitet dhe fuqi 700 vat.

Dhe mikrovala më e shtrenjtë mund të blihet në Aztech. Kushton 419.90 euro dhe është e brendit Whirpool. Është montuese dhe ka 3 burime të nxehtësisë.


Për të parë të gjitha llojet e mikrovalave, kliko KËTU

Shtrat portativ për fëmijë – ku e gjeni më së liri

Çfarë thuani për një shtrat të lirë, por edhe që mund ta bartni me vete kudo? Nëse ju duhet një i tillë për fëmijët, atëherë në tregun online gjeni shtrat portativ.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet, ndonëse ato janë të përafërta.
Për të kërkuar një produkt të tillë, ju duhet të kërkoni me fjalët kyç “shtrat për fëmijë” dhe “krevet për fëmijë”.

Më së lirë, shtretërit e tillë i gjeni në Gjirafa50. Ofrohen shtretër të brendit Africa në tri ngjyra: Rozë, hiri dhe krem. Çmimi për copë është 59 euro. Ka përmasa 120 cm me 60 cm, është i përshtatshëm për të luajtur, për përdorim shtëpiak dhe kur udhëtoni si dhe ka dritare të mëdha nga rrjeta, të përshtatshme për mbikëqyrjen e fëmijës.

Shtretër të ngjashëm, portativ, ofrohen edhe në 75Mall. Janë të brendit FreeOn dhe kushtojnë 59.99 euro copa. Ofrohen dy ngjyra: Kaltër dhe hiri. Madhësia është 120 cm me 60 cm.

Lagështues ajri – ku e gjeni më së liri

Kur nivelet e lagështisë bien, në shtëpi ose në zyrë, atëherë nis të rritet rreziku për disa probleme shëndetësore.

Thatësia e ajrit shkakton sëmundje që kanë të bëjnë me frymëmarrjen, pastaj dhimbje fyti, irritim të syve, dehidratim dhe po ashtu ju bënë më të brishtë ndaj infeksioneve. Dhe për të eliminuar këtë problem, blini një lagështues ajri.

Në tregun online mund të gjeni me dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht, për të marrë një lagështues ajri të mirë duhet të ndani të paktën 20 euro.

Lagështuesi më i lirë i ajrit mbi këtë çmim mund të blihet në Gjirafa50. Kushton 21.65 euro dhe është i brendit Noveen. Ka fuqi 20 watt dhe rezervuar me kapacitet 2.2 litra, i mjaftueshëm për prodhim të avullit për 8 orë.

Në Gjirafa50 gjeni shumë lloje të lagështuesve, madje edhe tillë që ndihmojnë në pastrimin e ajrit. Lagështuesi më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në këtë dyqan. Kushton 353.50 euro dhe është i brendit Rohnson. Ka fuqi 293 watt dhe rezervuar 2.8 litra. Prodhuesi ofron pesë vite garanci për produktin.

Lagështues gjeni edhe në 75Mall. Më i liri në këtë dyqan kushton 45.99 euro dhe është i brendit Gorenje. Fuqia e motorit është 30 watt. Lagështuesi më i shtrenjtë në 75Mall kushton 109.95 euro dhe po ashtu është i brendit Gorenje. Fuqia e motorit është 50 watt, ndërkohë kapaciteti i rezervuarit është 5 litra.

Për të parë të gjitha llojet e lagështuesve, kliko KËTU

Ibrik çaji – ku e gjeni më së liri

Nëse kërkoni një enë për të ngrohur ujin me shpejtësi, për çaj apo kafe, atëherë iu duhet një ibrik elektrik.

Nëse kërkoni për një të tillë, pos me fjalën kyç ibrik,  mund të kërkoni edhe me fjalët bokall dhe ngrohës uji dhe zgjidhja është e madhe.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e ibrikëve në tregon online.

Ibriku më i lirë mund të blihet në dyqanin online 75Mall. Është prej xhami dhe çeliku që nuk ndryshket me kapacitet 900 ml. Kushton 3 euro.

Në Gjirafa50 po ashtu ka zgjidhje shumë të madhe. Ibriku më i lirë është ai elektrik prej mbështjellësit të plastikës. Ka kapacitet 1.7 litra dhe është i brendit Iskra. Kushton 11.9 euro.

Oferta është pafund, që shkon gati në 200 euro për copë. Ibriku më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50 dhe kushton 190.68 euro. Është i brendit italian Smeg.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Peshore – ku e gjeni më së liri

Një peshore në shtëpi do të thotë një “kujdestar” i peshës suaj. Dhe në stinën e dimrit, kur njerëzit janë të prirë të shtojnë peshë, atëherë një peshore është e domosdoshme.

Në treg ka me dhjetëra lloje të peshoreve me çmime të ndryshme, por nëse doni një peshore që t’u besoni shifrave që ua jep, atëherë ndani mbi 15 euro.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e peshoreve në tregun online.
Dhe, peshorja më e lirë mbi çmimin e përcaktuar mund të porositet në Gjirafa50. Brendi polak Esperanza Waikiki mund të blihet për 15.26 euro.

shtë elektronike, ka ekran të madh LCD me xham sigurie dhe është e lehtë për t’u përdorur. Ngarkesa maksimale është 180 kg.

Në Neptun, peshorja më e lirë mbi çmimin e përcaktuar është ajo Grundig. Kushton 19 euro.

Në 75Mall, peshorja më e lirë është e brendit Gorenje, modeli OT 150. Kushton 19.99 euro.

Në treg ka edhe peshore shumë më të shtrenjta. Në Gjirafa50 mund të porosisni peshoren e brendit gjerman Beurer për 251.97 euro dhe pajijsja është shumë më tepër se për të matur peshën. Është peshore diagnostike, pasi mat peshën, dhjamin trupor, ujin, masën muskulore, masën kockore dhe marrjen e kalorive AMR / BMR. Ka ndriçim XXL, mundësi të transferimit të të dhënave me USB ose Bluetooth deri në kompjuter.


Për të parë të gjitha llojet e peshoreve, kliko KËTU

Poça elektrikë LED – kurseje veten dhe rrymën

Nga 1 shkurti, energjia elektrike pritet të kalkulohet me tarifa të reja, dyfish më të larta. Kursimi i energjisë është jetik për familjet që s’duan të preken shumë nga kjo rritje. Dhe ka një mënyrë për të kursyer rrymë pa i ulur nevojat për të – ndërimi i pajisjeve me të tilla që shpenzojnë shumë më pak rrymë (A+++).

Një prej këtyre pajisjeve, janë edhe poçet elektrike. Nëse ata tradicional zëvendëshen me poça LED, do të merrni ndriçimin e njëjtë, por do të shpenzoni më pak rrymë.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre në tregun online dhe për të blerë një poç që do t’ju garantojë jetëgjatësi disa mijëra orë, atëherë duhet të ndani mbi 5 euro.

Poçi më i lirë mbi shumën e caktuar mund të blihet në Gjiarafa50. Kushton 5.3 euro dhe ka garancë për 25 mijë orë pune, që i bie sa mund ta leni ndezur për gati 3 vjet. Ka fuqi 15 vat dhe shpenzon energji 85 për qind me pak se ekuivalenti i tij tradicional.

Nëse ndani pak më shumë mund blini edhe poç elektrik smart. Për 19.5 euro në Gjiarafa50 mund të porosisni poçin Xiaomi Mi. Prodhuesi garanton 25 mijë orë pune, ka 8 vat fuqi dhe shkëlqim 810 lm. Kontrollohet përmes asistentëve të zërit si Amazon Alexa dhe Google Assistant.

Dhe poçi më i shtrenjtë në treg mund të porositet po në këtë dyçan për 43.5 euro. Ky poç elektrik RGB i brendit VOCOlinc, ka formë klasike. Baza e tij është E27 dhe ka kapacitet 9.5 vat. Është ekuivalent me poçin 60 vat tradicional ka fluks të ndriçimit 850 lm.

Mbështet asistencën zanore: Google Assistant, Amazon Alexa dhe Apple HomeKit. Ka jetëgjatësi 25.000 orë përdorim.

Skarë elektrike – ku e gjeni më së liri

Në ditët si këto, shumë të ftohta, skarat me thëngjill janë të papërdorshme. Andaj, kryen punë edhe një skarë elektrike.

Në tregun online ka me dhjetëra e dhjetëra skara elektrike, deri në disa qindra euro. Por platforma SaKushton do të analizojë çmimet e skarave mesatare, nga ato më të lirat 20 euro, deri në 60 euro.

Skarat më të lira, me çmim prej 19.99 i gjeni në Aztech. Janë të brendit Vivax.

Në dyqanin eGjeta, skara më e lirë elektrike është ajo e brendit BBQ Collection. Kushton 26.5 euro.

Në Gjirafa50, skara më e lirë elektrike është ajo Clatronic, prodhim gjerman dhe kushton 28.27 euro.

Në Gjiarafa50 gjeni edhe shumë modele të tjera të skarave elektrike, varësisht sa para doni të ndani për të.

Në Neptun, gjeni skara elektrike Fuego. Kushtojnë 39 e 49 euro. Skara më e shtrenjtë deri në çmimin e përcaktuar – 60 euro, është në Gjirafa50. Është e brendit Mastergrill dhe mund të përdoret edhe për kopsht. Ka dimensione 56me 31 cm.

Për të parë të gjitha llojet e skarave, kliko KËTU

Shkop për selfie – ku e gjeni më së liri

Fotografitë “selfie” janë më shumë se një trend dhe për disa janë bërë pjesë e pandashme e jetës. Bëhet fjalë për një foto – kryesisht autoportret që postohet në rrjetet sociale. Më 2013, redaksia e Oxford English Dictionary e shpalli fjalë të vitit dhe nga viti 2014, çdo 21 qershor shënohet Dita e fotove selfie.

Për një selfie më të mirë, shpesh i nevojshëm është edhe shkopi, ku vendoset telefoni dhe lidhet me të përmes bluetoothit. Ka edhe shkopinj që lidhen me telefon përmes kablos AUX, por ata janë më pak praktikë dhe natyrisht, më të lirë.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e shkopinjve për selfie me bluetooth.

Shkopin më të lirë e gjeni në dyqanin eGjeta. Shkopi, prodhim i firmës MSI, kushton 4.5 euro.

Në Aztech, gjeni vetëm shkopinj me lidhje përmes kablos AUX, ndërkohë në Gjirafa50, shkopin më të lirë me buetooth, e gjeni për 9.5 euro. Është produkt polak i brandit Setty.

Dhe sa ma shumë para që ndani, gjeni shkopinj më të mirë për selfie.

Shkopi më i shtrenjtë në treg, mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 134.5 euro. Është i brendit Baseus. Mundëson regjistrimin e videove në mënyrë stabile. Qëndron 12 orë me një karikim të vetëm si dhe ka auto-gjurmim inteligjent, mundësi për shkrepje panoramike, kalibrim automatik dhe kontroll përmes aplikacionit BaseusControl në sistemiet Android dhe iOS.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Parfum Hugo Boss – ku e gjeni më së liri

E dini se si ushtari nazist Hugo Ferdinand u bë Boss? Thjesht, ai gjithnjë ishte Boss. Dhe, çdokush që sot përdor parfumin e tij mund të ndjehet pak sa “boss”.

Hugo Boss është prej parfumeve më të vlerësuara, ndonëse nuk futet në radhën e më të shtrenjtëve.

Me një klikim në platformën SaKushton mund të gjeni me dhjetëra parfume të kompanisë gjermane, që parfumin e parë e nxorri në treg më 1985 – për meshkuj.

Natyrisht më të lirë janë ato që karakterizohen si Eau de Toilette, që kanë aromë më të lehtë sesa ato si parfume, me aromë më intensive.

Parfumin më të lirë mund ta porosisni në dyqanin eGjeta. Shishja 30 ml, modeli Hugo Boss Bottled Night, për meshuj, kushton 32 euro. Është Eau de Toilette.

Në Gjirafa50, për 32.77 euro mund të blini shishen 75 ml të Hugo Boss Iced. Po ashtu është Eau de Toilette dhe është për meshkuj.

Parfumi më i lirë, pra jo Eau de Toilette, mund të blihet në Gjirafa50. Vjen në shishe 50 ml me emrin Hugo Boss Woman dhe kushton 38.75 euro.
Për meshkuj, parfumi më i lirë është në eGjeta. Shishja 100 ml e Hugo Boss Extreme kushton 47 euro.

Dhe, parfumi më i shtrenjtë është Hugo Boss The Scent Private Accord, që mund të blihet në eGjeta për 99 euro. Vjen në shishe 100 ml.


Për të parë të gjitha llojet e parfumeve Hugo Boss, kliko KËTU

Fritezë – ku e gjeni më së liri

Nuk është prej ushqimeve të shëndetshme, por është i shijshëm dhe shumë i popullarizuar. Bëhet fjalë për patatet e skuqura apo pomfritin, që lehtësisht i bëni edhe në shtëpi.

E gjitha që ju duhet është një fritezë dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet në tregun online. E në fritezë mund të përgatisni edhe ushqime të tjera.

Fritezën më të lirë mund ta porosisni në Gjirafa50. Është brend kroat VIVAX, që prodhohet në Kinë dhe kushton 32 euro.

Fritezë të lirë gjeni edhe në Aztech. Friteza e brendit Esperanxa kushton 39.99 euro. Është e hapur, që ngjason me ato profesionale që përdoren në restorante.

Në dyqanin eGjeta, fritezën më të liri e blini për 49.99 euro. Është Vivax me 1800 vat.

Në 75Mall, friteza më e lirë është ajo e brendit Gorenje. Ka 1400 vat dhe arrin nxehtësi të vajit deri në 200 gradë Celsius. Kushton 89.99 euro.

Friteza më e shtrenjtë në tregun online mund të blihet në Gjirafa50. Është e brendit Philips dhe kushton 243.67 euro.

Për të parë të gjitha llojet dhe çmimet e fritezave, kliko KËTU