Page 52 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Ajvar – ku e gjeni më së liri

Ajvari është specilaitet i Ballkanit, ndonëse emri i këtij specialiteti, ka etimologji turke.

Shtetet e Ballkanit, kryesisht ato të ish-Jugosllavisë, bëjnë garë se “i kujt është ajvari si specialitet”.

Gjithsesi, në Kosovë ajvari konsumohet shumë, sidomos ai që punohet nëpër shtëpitë tona e që kushton shumë më shtrenjtë.

E nëse kërkoni ajvar industrial, atëherë ka me dhjetëra lloje. Mjafton një klik në plaftormën SaKushton.

Ajvarin më të lirë e gjeni në 75Mall. Kavanozin me ajvar prej 370 ml të brendit Riviera e blini për 1.25 euro. Në këtë dyqan e blini edhe ajvarin më të shtrenjtë në tregun online. Kavanozin prej 720 ml me ajvar, që specifikohet si i shtëpisë, e blini për 4.5 euro.

Në Maxi, ajvari më i lirë është ai i djegëst në kavanoz prej 680 ml. Është i brendit Fructus dhe kushton 1.89 euro.

Ajvar mund të porosisni edhe në dyqanin online Gjirafa50. Ajvarin e brendit Tiffany në kavanoz prej 320 ml, e blini për 2.92 euro. Ofrohen të dy llojet e ajvarit me të njëjtin çmim – i djegëst dhe i padjegëst.


Për të parë të gjitha llojet e ajvarit dhe çmimet, kliko KËTU

Vaj të lirë nuk ka, por ku e gjeni më së liri

Vaji është “pionier” në atë që mendohet se shkaktoi pandemia – shtrenjtim të produkteve.

Vaji ka më shumë se një vit që ka nisur të shtrenjtohet e assesi të bie çmimi i tij, vetëm po rritet.

Për më shumë lexoni edhe analizën e SaKushton për rritjen e çmimit të vajit dhe produkteve të tjera gjatë vitit 2021.

Sot për të blerë një shishe 1-litërshe me vaj luledielli, duhet të ndani minimumi 1.70 euro. Kujdes ka edhe më lirë, por shishet janë 905 ml apo 855 ml.

Vajin më të lirë e gjeni në 75Mall. Ofrohet vaji Zvijezda, prodhim kroat për 1.70 euro.

Të njëjtin vaj në Maxi e blini për 1.79 euro. E në Maxi, vaji më i lirë në shishe 1L është ai Dijamant, 1.75 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe vajra të tjerë të lulediellit me çmime mbi 2 euro. Për shembull, ai i brendit Olim kushton 2.05 euro, ai Sol 2.09 euro dhe ai Olin 2.49 euro.

Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Pelena për fëmijë – ku i gjeni më së liri

Nëse nuk e keni luksin për pelena të brendeve të njohura, atëherë zgjidhja duhet bërë me pelena më të lira. Dhe oferta e këtyre lloj pelenave është goxha e madhe.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e pelenave për bebe në tregun online.

Nëse kërkoni online, atëherë pelenat më të lira i gjeni në dyqanin eGjeta. Janë të brendit Bora dhe për fëmijët +16 kg. Paketimi me 24 copë kushton 4.79 euro.

Në këtë dyqan online gjeni edhe paktime të ndryshme të këtij brendi të pelenave.

Këtë lloj pelenash e gjeni edhe në Gjirafa50. Paketimi më i lirë është ai me 42 copë për fëmijët me peshë mes 3 e 6 kg. Kushton 5.05 euro. Në Gjirafa50 gjeni edhe pelana të brendit Pingo (2-5 kg). Paketimi me 27 copë kushton 5.59 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe pelenat më të shtrenjta të brendeve Pampers, Huggies e Molfix.

Pelena mund të porosisni edhe në Maxi. Paketimi me 30 copë i brendit Moltex kushton 4.99 euro. Është për fëmijë me peshë mes 9 e 18 kg. Në Maxi gjeni edhe paketime të tjera të këtij brendi, me më shumë copë ose me pelena për fëmijë më në peshë.

Për të parë të gjitha llojet e pelanave, kliko KËTU

Makinë për bluarje të mishit – ku e gjeni më së liri

Nëse jeni merakli, atëherë mund të bëni suxhukun edhe në shtëpi. E gjitha që ju duhet është një makinë për bluarjen e mishit dhe një për mbushje. Ka të tilla që i ofrojnë dy mundësitë.

Platforma SaKushton ua ofron disa zgjidhje të makinave për bluarje të mishit.

Në treg mund të gjeni makina të lira për bluarje të mishit, por nëse doni një më kualitet, atëherë ndani të paktën 50 euro. Dhe makina më e lirë mbi këtë çmim mund të blihet në dyqanin eGjeta. Kushton 55 euro, ka motor me fuqi 1200 vat dhe është e brendit Iskra.

Makinë të lirë për bluarje të mishit mund të gjeni edhe në 75 Mall. Kushton 64.99 euro, ka motor me fuqi 1600 vat dhe është e brendit Gorenje.

Në Gjirafa50, makina më e lirë për bluarje të mishit kushton 67.57 euro. Është e brendit Camry me 1500 vat fuqi. Ka disa lloje të brisqeve.

Makinën më të shtrenjtë për bluarje të mishit në kushte shtëpiake e gjeni në 75 Mall. Është Gorenje dhe ka motor me 2500 vat fuqi. Mund të përdoret edhe për shtrydhje të frutave.

Për të parë më shumë oferta, klikoni KËTU

USB flash “SanDisk” – ku e gjeni më së liri

Shpesh më e vogël se një shkrepës, USB flash është zgjidhje për të ruajtur të dhëna me rëndësi, e në të njëjtën kohë t’i keni me vete gjatë gjithë kohës. Po ashtu ju shërben edhe për bartje të të dhënave nga një pajisje në tjetrën.

Klik –k’qyre n’Sakushton: USB flash

SanDisk është një prej brendeve pionere në prodhimin e USB flash dhe që nga viti 2016 është blerë nga gjiganti Western Digital.

Platforma SaKushton ka analizuar çmimet e USB në tregun online.

USB-ja më e lirë e brendit SanDisk mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 5.52 euro dhe ka hapësirë 16 GB. Për më pak se 6 euro, USB flash me 16 GB hapësirë mund të porosisni edhe në eGjeta dhe në Aztech. Në të dy dyqanet USB kushton 5.99 euro.

Në Neptun, USB me 16 GB kushton 8 euro.

USB me sa më shumë hapësirë, kushtojnë më shtrenjtë. Kështu, në Gjirafa50 mund të porosisni USB flash me 256 GB hapësirë për 65.98 euro, që ëstë edhe çmimi më i shtrenjtë.

Zmadhues zëri me bluetooth – ku e gjeni më së liri

Zmadhues zëri apo altoparlant, quajeni si të doni. Kjo pajisje që lidhet me celularin apo laptopin tuaj përmes bluetoothit, ju shërben që në çdo vend: park, mal apo diku tjetër ku jeni për piknik, të keni muzikë e zë për të gjithë.

Klik – k’qyre n’Sakushton: zmadhuesi i zërit

Në treg janë disa lloje të zmadhuesve të zërit, që shpesh janë të vegjël edhe sa një pako cigare. Nëse kërkoni online, atëherë mund të gjeni produktet me fjalët kyçe “zmadhues zeri” dhe “altoparlant”. Nëse vendosni të blini një, atëherë ndani mbi 20 euro.

Zmadhuesi i zërit më i lirë mbi çmimin e përcaktuar 20 euro, mund të blihet në Gjirafa50. Është i brendit Xiaomi Mi dhe kushton 23.16 euro. Ka bateri 2600 mAh dhe mund të punojë me një mbushje të baterisë deri në 13 orë.

Në dyqanin eGjeta mund të porosisni zmadhues zëri të brendit Vivax për 24.99 euro.

Oferta më e madhe për zmadhues zëri më bluetooth është në Gjirafa50. Në këtë dyqan gjeni altoparlant edhe të brendit të njohur JBL. Është i vogël, por ka zë të madh dhe ofron muzikë pa ndërprerje për 10 orë. Kushton 41.65 euro.

Altoparlanti më të shtrenjtë portativ mund të blihet po në Gjirafa50 për 119.95 euro. Është i brendit të njohur Bose.

MacBook Air – ku e gjeni më së liri

Jeni adhurues i pajisjeve të Applet dhe ju duhet një laptop? Atëherë zgjidhja më e mirë është një MacBook Air. Për më tepër, nuk është prej çmimeve shumë të kripura.

Klik –k’qyre n’Sakushton: MacBook Air

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e laptopëve MacBook Air.

MacBook Air mund të porositni në Gjirafa50, Neptun dhe në eGjeta.
Më së liri kushton në Gjirafa50 – 1065.71 euro. Ka ekran 13.3 inç, 8 bërthama të procesorit dhe 8 GB ram memorie e 256 GB hapësirë të brendshme. Ky model revolucionar i Apple, MacBook Air vjen me procesorin e Apple M1.

Laptopi ka Wi-Fi ac, Bluetooth 5.0, 2x Thunderbolt / USB 4, kamerë FaceTime HD, Touch ID, panel të prekjes Force Touch, lidhës audio 3.5 mm, tastierë Magic dhe konstruksion alumini. Vjen me sistemin operativ macOS Big Sur.

Të njëjtin model në Neptun e blini për 1149 euro, kurse në eGjeta 1158.5 euro.

Në eGjeta, ofrohet edhe modeli i njëjtë me kapacitet më të madh – 512 GB hapësirë të brendshme dhe kushton 1425.5 euro.

Printer – ku e gjeni më së liri

Sot nuk mund të mendohet një zyrë, sado e vogël që është, pa një printer për shtypje në fleta A4.

Klik –k’qyre n’Sakushton: Printeri

Kjo edhe për shkak të llojeve të shumta që kanë dalë, por edhe për shkak të çmimeve të ulëta, që i mundësojnë çdo biznesi, e edhe shumë shtëpive të kenë një printer.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e printerëve në tregun online.

Printeri më i lirë për shtyp në A4, mund të blihet në Aztech për 77 euro. Është i brendit HP. Shtyp bardh e zi dhe ka rezolucion 600×600. Është vetëm 3.8 kg i rëndë.

I njëjti model në dyqanin eGjeta kushton pak më shtrenjtë, 79 euro.

Në Neptun, printeri më i lirë është Xerox Laserjet Phaser 302BI. Shtyp bardh e zi, 20 fletë për minutë dhe ka rezolucion deri në 1200×1200.

Në treg ka edhe shumë lloje të printerëve, sidomos në Gjirafa50 dhe eGjeta.

Printeri më i shtrenjtë është në eGjeta. Është i brendit HP, modeli Lexmark dhe ka tri funksione. Pos printimit, bën edhe kopjimin dhe skanimin. Printon në të dy anët e fletës dhe vëllimi i faqeve gjatë një muaji është mes 1500 e 1700.