Page 14 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Të brendshme për femra, meshkuj dhe bebe – ku i gjeni më së liri

Nuk shihen, por pa to nuk bën. Andaj edhe quhen të brendshme.

Në tregun online ka shumë zgjidhje të të brendshmeve për femra e meshkuj, por edhe për bebe.

Kur themi të brendshme nënkuptojmë me fanellat që vishen për fundi këmishës për shembull dhe brekët. Kësaj herë, koncentrohemi te këto të fundit.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Të brendshmet më të lira i gjeni në Gjirafa Mall. Janë të brendshme për femra, për gratë pas lindjes. Nga 10.58 euro, me zbritje mund të gjeni setin me pesë palë për 3.04 euro. Janë të bardha.

Nëse kërkoni të brendshme standarde, më së liri për femra i gjeni në dyqanin tjetër online Foleja. Seti me tri palë të ngjyrave të ndryshme, kushton 6 euro. 95 për qind e materialit është pambuk.

Po në Foleja gjeni edhe setin më të shtrenjtë për femra. Seti i ka dy palë dhe janë të brendit të njohur Philipp Plein. Kushton 53 euro me zbritje.

E për meshkuj, të brendshmet më të lira i gjeni te Foleja. Janë të stilit “standard”, jo bokesrica.

Seti me tri copë të brendit Turen, të bardha, kushton 8 euro. Po ashtu edhe më të shtrenjtat të brendshme mund të porositen në këtë dyqan online. Seti me tri palë të brendit Calvin Klein, kushton 53 euro me zbritje nga 65. Materiali, 95 për qind është pambuk.

Të brendshme gjeni edhe në 75Mall. Ka më shumë zgjidhje për fëmijë, sidomos bebe.

E brendshmja më e lirë në këtë dyqan kushton 5.97 euro. Është për vajza dhe pjesa e poshtme me të sipërmen janë të ngjitura. Materiali është pambuk.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Aparat për kafe Moka – zgjidh më të mirin

Kur flasim për kafenë, atëherë te ne mendja shkon tek ajo turke apo espresso. Por është një edhe më ikonike – Moka.

Kjo kafe italiane është e veçantë, meqë për ta përgatitur duhet lloj i veçantë i kafesë, pra moka dhe duhet edhe aparat apo gjygym i veçantë. Është dy-katësh, ku kafeja hidhet poshtë bashkë me ujin, ndërsa avulli i saj shkon në pjesën e sipërme përmes kanaleve dhe kthehet në lëngë – kafe.

Në tregun online ka disa lloje të këtyre aparateve dhe platforma SaKushton ka analizuar çmimet e tyre.

Aparatin më të lirë e gjeni në GjirafaMall. Është një aparat i brendit Lemart prej çeliku të pandryshkshëm me një dizajn konik elegant, dorëz plastike dhe valvulë sigurie. Ka vëllim për dy filxhanë dhe nga 17 euro, mund ta porosisni me zbritje për 8.70 euro.

Nga brendi Lemart, por me vëllim më të madh, gjeni edhe aparate për 9.90 dhe 10.95 euro, edhe këto me zbritje.

Ka edhe aparate me formën tradicionale, më këndet që e veçojnë.

Aparati më i lirë i tillë kushton 29.90 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 46.13 euro. Është i brendit Bialetti dhe është për dy filxhanë.

Aparati më i shtrenjtë për Moka mund të porositet për 49.49 euro me zbritje. Është dy-ngjyrësh: pjesa e poshtme ka ngjyrë metalike, kurse e sipërmja të zezë. Është po ashtu e brendit Bialetti dhe e gjeni në GjirafaMall.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

 

Puzzle – porosit figurën tënde të preferuar

Një prej lojërave atraktive, e që nuk ka të bëjë me telefonin apo laptopin, është edhe puzzle.

Pjesëza të vogla që duhet plotësuar me njëra-tjetrën për të kompletuar fotografinë e caktuar.

Në tregun online gjeni shumë lloje, duke nisur nga më thjeshtat me 30 elemente, që janë për fëmijë e deri në 3000, e që duhet kohë për t’i dalë në krye.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Puzzle më e lirë mund të porositet në GjirafaMall. Është me 30 pjesëza dhe është për fëmijë. Figura është më kafshë të ndryshme dhe kompleti kushton 4.99 euro.

Po ashtu për fëmijë gjeni edhe një puzzle me 104 pjesë. Figura është me Paw Patrol. Kushton 5.99 euro.

Puzzlen pak më serioz, për të rritur e me 500 elemente në GjirafaMall e gjeni për 7.49 euro. Është një figurë me ndërtesa të shumta e deti përreth.

Puzzlen më të shtrenjtë, mund ta porosisni në këtë dyqan për 13.49 euro. Është me 2000 elemente dhe duhet të plotësoni një fotografi ku shfaqet një pjesë e qytetit të New-Yorkut.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

“Shorce” – ku i gjeni më së liri

Nëse brekët e plazhit, që në popullatë mund të njihen edhe me emrin “shorce” e që vjen nga anglishtja “shorts”, iu kanë vjetruar, nuk keni apo thjeshtë doni t’i ndërroni për pushimet e radhës, atëherë në tregun online ka zgjidhje pa fund.

Gjeni “shorce” të brendeve të njohura, për fëmijë, meshkuj e femra.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri gjeni “shorce” në dyqanin online Foleja. Një palë, e që brendi nuk është dhënë te informatat, kushtojnë 7 euro. Janë të bardha dhe me ca palma si dizajn.

Këto janë më të lirat, por jo më të mirat. Në këtë dyqan gjeni edhe shumë të brendeve të njohura.

Për 22 euro, në këtë dyqan gjeni “shorce” të brendit 4F. Ofrohen për meshkuj dhe femra, dhe janë një ngjyrëshe.

Për 35 euro, mund të porosisni një palë “shorce” të brendit Nike, ngjyrë e kuqe.

I gjeni edhe “shorcet”Iceberg. Janë për meshkuj dhe nisin lart me ngjyrë të verdhë dhe përfundojnë në portokalli, në fund. Kanë dizajn unik dhe kushtojnë 38 euro.

Ka edhe të brendit O’Neill. Më të lirat kushtojnë 45 euro. Janë portokalli e zbehtë dhe me logon e madhe në “këmbën” e majtë. Edhe këto i gjeni në Foleja.

Nëse doni Armani, atëherë “shorcet” e këtij brendi mund t’i blini për 59 euro.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në GjirafaMall.

Më të lirat janë 24 euro. Janë Nike dhe me material të gomës që puthitet për trup.

E më të shtrenjtat në këtë dyqan janë një palë Hugo. Janë ngjyrë hiri e mbyllët dhe kanë një shirit anash ku është stampuar logoja. Këto “shorce” kushtojnë 66.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Byzylyk, nga punim druri deri tek ata të markave të njohura

Në njërën dorë orën e në tjetrën byzylykun? Nuk është keq për stil. Plus tash që vishni rroba me mëngë të shkurtra, ju ekspozohen më mirë.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund të byzylykëve, duke nisur nga më të thjeshtit, punim druri e deri tek ato të brendeve të njohura si Police apo Diesel.

Platorma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra, byzylyku më i lirë është një i punuar me gogla druri dhe bakër, me figurën e Budës në mes. Është elastik dhe në dyqanin online Gjirafa50 e gjeni për 3.25 euro.

Për 5.99 euro me zbritje, në Gjirafa gjeni edhe një byzylyk për fëmijë, ku mund t’i shënoni të dhënat e tij, ndonjë numër telefoni apo edhe diçka tjetër me rëndësi. Njihet si byzylyk identifikues.

Nëse doni pak më shumë stil, atëherë duhet të ndani më shumë para.

Për shembull, për 69.99 euro me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 135.25 euro, gjeni byzylykë të brendeve Hugo Boss apo Tommy Hilfiger. I Hugos është nga metali i praruar në ar, kurse i Tommyt nga lëkura, me dizajn unik.

Dhe byzylyku më i shtrenjtë është një i brendit Police. Byzylyku është me ngjyrë kafe me sipërfaqe me shkëlqim, është punuar nga lëkura dhe çeliku i pandryshkur, është 20 cm i gjatë, si dhe mbërthehet me magnet. Me zbritje, nga 89.95 euro mund ta porosisni në Gjirafa50, për 81.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Syze noti – ku i gjeni më së liri

Tash që keni nisur me pushime apo që bregdetin e frekuentoni shpesh fundjavave, ju duhen edhe ca syze noti. Qoftë për ju të rriturit, qoftë për fëmijët tuaj.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund dhe mund t’i blini më lirë edhe se sa ato që ofrohen në plazhe nga shitësit ambulantë. Janë edhe më të mira.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Syze gjeni duke nisur nga 7.5 euro e deri në 30 euro.

Pra më të lirat, për fiks 7.49 euro, i gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Janë syze noti nga marka Spurt të dizajnuara për t’i siguruar përdoruesit funksionalitetin dhe komoditetin maksimal. Rondelja dhe rripi i bërë nga silikoni me cilësi të lartë garantojnë mbrojtje të plotë të syve nga efektet e dëmshme të klorit, lejojnë një përshtatje perfekte të formës së fytyrës dhe parandalojnë lëvizjen e syzeve gjatë notit. Syzet janë me veshje speciale Anti-Mjegull, pra nuk avullojnë.

Syze noti ka edhe në InterSport. Mund t’i porosisni për 9 euro me zbritje, ndërkohë çmimi i rregullt është 19 euro. Janë të brendit Energetics dhe unisex, për meshkuj e femra. Kornizën e kanë të tejdukshme, ndërkohë xhamat – kaltër çelët.

Në këto dy dyqane gjeni pa fund zgjidhje. Dhe si te njëra, ashtu edhe te tjetra, syzet e notit më të shtrenjtat kushtojnë nga 30 euro.

Në Intersport i gjeni syzet e brendit Nike, modeli Expanse Mirror. Janë ngjyrë hiri dhe ky është çmim me zbritje, pasi i rregullti është 43 euro.

E në Gjirafa50, i gjeni syzet AquaWave. Janë me material të tejdukshëm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Orë, atlete e produkte të tjera Lacoste – ku i gjeni më së liri

Ndoshta nuk është ndër brendet e popullarizuara, por definitivisht është ndër ato që nxjerr produkte me shije dhe hyn në mesin e atyre që janë luksoz.

Bëhet fjalë për brendin Lacoste. Në treg gjeni produkte të ndryshme të këtij brendi francez, duke nisur nga deodorantët, atletet, orët e dorës e shumëçka tjetër.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Produkti më i lirë Lacoste, është një deodorant stick. Në dyqanin online Gjirafa50, mund ta porosisni për 16.69 euro. Është për meshkuj.

Në këtë dyqan gjeni edhe orë dore Lacoste, linja Goa. Është me rripa të gomës të kaltër, formë të rrumbullakët të orës dhe ka prapavinë e bardhë. Akrepat i ka të kuq dhe logon anash. Kushton 71.99 euro.

Në InterSport, më së liri nga brendi Lacoste mund të gjeni një palë atlete për meshkuj. Janë tërësisht të bardha me logon e gjelbër.

Dhe produkti më i shtrenjtë Lacoste, mund të blihet në Gjirafa50. Është një orë dore. Gjëja e parë që ju bie në sy është numëratori i zi me tre kronografë me kronometër. Ora mbërthehet në kyçin tuaj të dorës me një rrip milanez të adaptueshëm prej çeliku inoks të praruar në ar të verdhë. Ora punon me mekanizëm Quartz, ka xham mineral, dhe është rezistuese ndaj spërkatjeve të ujit deri në 5 ATM. Është orë e linjës Neoheritage dhe kushton 185.49 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 329.62 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Këmishë nate – zgjidh më të mirën

Ka kohë që pizhamet i keni palosur diku dhe ka kohë deri në nxjerrjen e tyre sërish.

Tash në këtë mot të nxehtë, ju duhet këmishë nate.

Fal “ndryshimit të modës”, prodhuesit kanë nisur të nxjerrin këmisha nate edhe për meshkuj.

Në tregun online ka disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dhe, pikërisht këmisha e natës për meshkuj është më e lirë që mund të gjendet.

Në dyqanin online Gjirafa50, e gjeni për 17.99 euro. Është prej pambuku dhe shumëngjyrëshe. Madhësia është M dhe është e brendit Evrona.

Këmisha e natës me e lira për femra, kushton 39.99 euro dhe është e brendit Calvin Klein. Është ngjyrë hiri me logon e zezë në gjoks. Është po ashtu prej pambuku.

Në treg gjeni edhe shumë lloje të tjera. Dhe këmisha e natës më e shtrenjta mund të porositet në Gjirafa50. Është e zezë, e brendit Calvin Klein dhe ka një thurje te beli, për ta bërë edhe më unike. Është nga materiali i polisterit dhe kushton 114.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 129.19 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Aparat për ujë – ku e gjeni më së liri

Në këtë të nxehtë, ka diçka që ju freskon dhe që preferohet të konsumohet me bollëk – uji. E po të jetë i ftohtë mjaftueshëm, na bën edhe më mirë.

Në tregun online mund të gjeni e të porosisni aparate të ujit, që ftohin, por sipas nevojës – për ndonjë çaj – edhe që ngrohin.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri, një aparat që ftoh dhe ngroh ujin, mund ta gjeni në dyqanin online, Gjirafa50.

Është i brendit Bruno dhe ka ngjyrë të zezë e argjendi. Temperatura e ujit të ftohtë sillet mes 6 e 10 gradë Celsius, kurse atij të ngrohtë mes 88 e 95 gradë Celsius. Pra gati në prag të vlimit.

Me zbritje kushton 129.90 euro, derisa çmimi i rregullt është 169.90 euro.

Aparat për ujë të ftohtë e të ngrohtë, gjeni edhe në Neptun.  Më i liri është i brendit turk Beko. Kushton 219 euro. Ka kapacitet të ngrohjes 5 litra për orë, kurse të ftohjes 2 litra për orë. Aparati është i bardhë.

Ne Neptun e gjeni edhe aparatin më të shtrenjtë të ujit. Është po ashtu i brendit Beko dhe tërësisht ngjyrë hiri. Kushton 269 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Filtër për ujë të pijshëm – ku e gjeni më së liri

Sado që mendoni se uji që vjen nga ujësjellësi është i pastër, ka gjithnjë mundësi që ai të pastrohet apo edhe t’i largohet ndonjë mineral i panevojshëm.

Kjo më së miri bëhet përmes filtrave që instalohen poshtë rubinetit në kuzhinën tuaj.

Dhe ka filtra të thjeshtë që kushtojnë pak euro, por ka edhe me teknologji të larët që kushton qindra euro.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Filtrin më të lirë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Kushton vetëm 4.99 euro dhe është i brendit Dafi Classic. Ky filtër pastron ujin e rubinetit dhe zvogëlon ndjeshëm fortësinë e ujit. I përshtatet shumicës së rubineteve nga prodhuesit e tjerë dhe siguron deri në 150 litra ujë në muaj, i cili është një alternativë ndaj ujit në shishe. Po ashtu, pajisja kap papastërtitë mekanike.

Nga 5 deri në 10 euro, në Gjirafa50 gjeni edhe shumë lloje të filtrave.

E në Neptun, filtri më i lirë kushton 16 euro. Është i brendit Philips, por shitësi nuk ka dhënë më shumë detaje.

Dhe filtrin më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Me 11 për qind zbritje kushton 1,026.99 euro. Filtri i ujit është plotësisht automatik dhe i lehtë për t’u përdorur. Është i pajisur me një kontrollues digjital që mundëson performancë të lartë të pajisjes dhe me një valvulë rrotulluese. Përfshin testuesin e fortësisë së përgjithshme. Është i testuar dhe në përputhje me standardin evropian EN 14743. Presioni i punës minimal/maksimal është 1/8 bar. Prurja nominale varion nga 1440 në 1680 l/orë. Kapaciteti i shkëmbimit të joneve është nga 26 në 75 m³x ° dH në varësi të llojit të pajisjes.

Për të parë më shumë, kliko KËTU