Page 15 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Aparat për heqjen e cuklave – zgjidh më të mirin

E tash një pajisje shumë interesante dhe e domosdoshme.

Keni parë që rrobat e juaja shpesh bëhen me cukla posa pastrohen disa herë, sidomos palltot e xhemperët.

Ka zgjidhje edhe për këtë.

Në tregun online ka aparat për heqjen e cuklave. Vepron si një makinë rroje.

Këso lloj aparatesh gjeni në rrjetin e dyqaneve Neptun dhe platforma SaKushton ua sjell disa detaje.

Më i liri mund të porositet për 19 euro. Në fakt, për këtë çmim i gjeni tri lloje, dy janë të brendit Philips e një i brendit Tefal.

E më i shtrenjti kushton 32 euro. Është i brendit Philips dhe ka edhe një “rezervuar” ku mblidhen cuklat e mbledhura nga rrobat.

Për të parë më shumë specifika, kliko KËTU

Kosë dore dhe kositëse elektrike apo me benzinë – zgjidh më të mirën

Çka ju duhet më shumë për kopshtin në këtë sezon, se sa një kosë apo kositëse bari?

Dhe pse njëra njihet si kosë e tjetra kositëse?

Kosë është ajo e dorës, që vjen me bisht dhe teh, ndërkohë kositëse është pajisja, meqë llogaritet se kryen gati gjithë punën vetë. Ka kositëse elektrike dhe me benzinë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Fillimisht të prezantojmë kosat e dorës dhe pjesët për të.

Më së liri e gjeni një kosë të vogël, lloj drapri. Është e shkurtër 30 cm dhe kushton 15.99 euro. E gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Nëse kërkoni kosë të madhe, atëherë tehun duhet ta blini ndaras e bishtin ndaras. Tehu më i lirë kushton 21.59 euro. Është 50 cm e gjatë dhe i brendit Emel, derisa bishti më i lirë kushton 15.99 euro.

Gjeni edhe pjesë për kosë, si unazë, anvil që shërben për rrahje të tehut dhe gjëra të tjera. Të gjitha i gjeni në Gjiarafa50.

Tash për kositëse me rrymë dhe me benzinë.

Më e lira është një e brendit Verto me rrymë. Ka 350 vat fuqi dhe kushton 36.99 euro. Është vertikale dhe mund ta porosisni në Gjirafa50.

E nëse kërkoni kositëse me rrotë, atëherë më së liri e gjeni një të brendit Becker. Ka shportën e saj 30 L dhe motor me fuqi 1200 vat. Kushton 59.90 euro.

Kositësja më e shtrenjtë është një profesionale e brendit britanik Dewalt. Kushton 586.59 euro dhe e gjeni në Gjirafa50.

Për më shumë kosa dore, kliko KËTU

Për më shumë kositëse, kliko KËTU

Kapelë sportive – ku e gjeni më së liri

Sezoni me vapë përvëluese ka nisur dhe pos syzeve ju duhet ndoshta edhe një kapelë sportive për t’iu mbrojtur.

Në tregun online ka shumë lloje të këtyre kapelave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kapelën më të lirë e gjeni në InterSport. Është e brendit Adidas dhe kushton me zbritje 16.10 euro. Çmimi i rregullt është 23 euro. Është tërësisht e bardhë me logon e firmës të zezë në mes.

Në SunaSport, mund të porosisni disa lloje të kapelave për 18 euro copën. Si një Adidas, të bardhë ose të zezë, pastaj Puma e të tjera. E për 20 euro, në këtë dyqan mund të porosisni kapelën Nike. Ofrohen disa ngjyra.

Në Gjirafa50, kapela më e lirë është NewEra. Është e kuqe dhe ka shkronjat NY për New Yorkun. Kushton 19.99 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe një kapelë për femra. Është e brendit Under Armour dhe kushton 24.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 29.95 euro.

Kapela më e shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është për meshkuj dhe e brendit NewEra me mbishkrimin Dodgers. Është me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çantë dhe kuti për dhurata – zgjidh më të mirën

Nëse keni vendosur t’i bëni ndokujt ndonjë dhuratë, atëherë pos mbështjelljes së saj, ju duhet edhe një paketim i bukur. Për shembull një lloj çante e letrës me dizajn apo edhe një kuti e bukur.

Në tregun online i gjeni të dy llojet dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Për të dy produktet, zgjidhjet më të mëdha i gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe më së liri kushton një çantë letre. Është ngjyrë gjelbër e çelët dhe e markës Trol. Ka dy vegë dhe është mjaftueshëm e madhe për dhurata. Kushton 1.72 euro.

Për 2.54 euro, mund të porosisni një kuti të vogël kartoni me fjongo të kuqe, ku mund të fusni ndonjë unazë apo gjësend të vogël.

Për 2.69 euro, në Gjirafa50 e gjeni një kuti të vogël në formë zemre. Është e brendit Beneto dhe e punuar nga kadifeja. Edhe në të bën të futet ndonjë unazë apo ndonjë gjësend tjetër i vogël.

Dhe më së shtrenjti nga këto gjëra për dhurata, kushton një kuti. Është e vogël dhe e punuar prej druri të zi dhe e lyer me llak. Pjesa e brendshme e kutisë është prej lëkure eko të bardhë. Është shumë e përshtatshme për ruajtjen e një unaze. Kushton 7.49 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Medalje me motive të ndryshme – zgjidh më të mirën

Nuk keni nevojë t’i futeni një gare për të fituar një medalje. Atë edhe mund ta blini, në mënyrë që ta mbani për suvenir.

Në treg gjeni zgjidhje të pafundme, kryesisht me motive sportive dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Po flasim për medaljen, me një pjesë ku mund ta lidhni me qaforen tuaj, ta mbani në çelësa apo edhe në rafte për kujtim.

Më së shumti zgjidhje gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe medalja më e lirë kushton 6.11 euro. Në fakt për këtë çmim i gjeni dy oferta.

Një, një medalje e argjendtë ku janë të gravuar dy sportistë dhe tjetra, e bronztë me dy futbollistë duke vrapuar.

Për 6.43 euro, mund të porosisni medaljen e argjendtë, ku është i gravuar numri 2. Pastaj për 7.08 euro një medalje argjendi me motive nga loja e pingpongut. Janë të gravuar dy raketa të kësaj loje dhe topi.

Në Gjirafa50, gjeni medalje edhe me motive nga xhudoja, karateja e të tjera.

Më e shtrenjta është një medalje ku ka një hapësirë të zbrazët në mes e ku mund të vendosni një figurë apo edhe një mini-fotografi. Kushton 7.22 euro dhe mund të zgjidhni mes medaljes së artë, argjendtë dhe të bronztë. Natyrisht vetëm ngjyrat i kanë të tilla.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dron i thjeshtë dhe profesional – ku e gjeni më së liri

Mes qindra e qindra zbulimeve që ka mundësuar teknologjia e re, janë edhe dronët.

Sot ka dron nga më të ndryshëm dhe në këtë tekst, natyrisht se do të flasim për ata që shërbejnë për lojëra apo edhe për ndonjë video-fotografi. Pra për përdorim civil.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dronin më të lirë e gjeni në rrjetin e dyqaneve Neptun. Është i thjeshtë dhe shërben më shumë për të zbavitur fëmijët. Është i brendit Denver, zona operacionale shkon deri në 30 metra, mund të qëndrojë në lartësi deri 6-7 minuta dhe ka bateri 350 mAh. Nuk ka kamerë dhe kushton 49 euro.

Një tjetër dron Denver në Neptun me kamerë kushton 79 euro. Kamera ka rezolucion 720P HD, pastaj pajisja ka zonë operacionale deri në 30 metra, kohë maksimale të fluturimit deri në 22 minuta dhe kapacitet të baterisë 1600 mAh.

Dron ka edhe në Gjirafa50. Më i liri kushton 84.15 euro dhe është i brendit Revell. Ka sistem modern me 6 boshte, që pos argëtimit mund të krijojë lehtësisht edhe video ajrore. Bateria e madhe LiPo mund të ngarkohet lehtësisht dhe me lehtësi me karikuesin USB të përfshirë dhe telekomanda e saktë me 4 kanale ju jep kontroll të plotë.

Në këtë dyqan online ofrohen edhe zgjidhje të tjera.

Dhe më i shtrenjti, është një dron profesional. Është DJI Mavic 3 Pro, që fluturon 21 metra për sekondë. Vjen me xhestikin për kontrollim të dronit dhe lidhet lehtësisht me telefonin tuaj. Me zbritje kushton 3,121.93 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dry klasik dhe smart – kërko më të mirin

Nëse keni menduar se ka kaluar koha e drynave, atëherë gaboheni. Madje, sot falë teknologjisë ka edhe dryna të mençur, apo siç njihen “smart”.

Në tregun online ka zgjidhje pa fund dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në fakt, më së shumti zgjidhje gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe, drynin më të lirë në këtë dyqan mund ta porosisni për 6.22 euro. Trupi i drynit është i bërë prej material gize. Ka shirit koke prej çeliku të ngurtësuar, i veshur me nikel me mundësi të mbylljes së parakohshme. Është rezistues ndaj korrozionit. Vjen me tre çelësa dhe është i brendit Gerda.

Për 8.48 euro e gjeni drynin AWTools me trashësi çeliku prej 10 mm. Është çmim me zbritje dhe po ashtu vjen me tre çelësa.

Për 10.67 euro mund të porosisni dry me trup bronzi të fortë. Ka shirit koke të ngurtësuar dhe të kromuar, pastaj mbrojtje kundër ndërhyrësve “ANTIPICK PIN”. Seti përfshin 5 çelësa të nikeluar. Ka opsionin për të hequr çelësin nga një dry i hapur ose i mbyllur dhe kthimi automatik i çelësit në pozicionin e fillimit.

Ka edhe dry “të mençur”. Vendoset në dyert e hyrjes apo garazheve. Dhe lidhet me internet, gjë që ju mundëson nga lartësia dhe kyçni apo të ç’kyçni derën.

Dryni më i lirë në Gjirafa50 kushton 169.50 euro, kurse më i shtrenjti 224.50 euro. Të dy janë të brendit Tedee Go.

Për dry klasik, kliko KËTU

Për dry smart, kliko KËTU

Shkopinj aromatik – ku i gjeni më së liri

Ka shumë lloje të aromave për ambiente të brendshme, e një ndër to janë edhe shkopinjtë aromatik.

Janë edhe të bukur, pra dekorativ dhe shërbejnë për aromë të mirë, qoftë në shtëpi, qoftë në veturën tuaj.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Shkopinjtë aromatik, më së liri i gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Janë shkopinj për veturë. Janë nga druri me aromë liri dhe qëndrueshmëri 1 muaj. Dy shkopinj kushtojnë 8.63 euro.

Deri në 10 euro, gjeni edhe disa lloje të tjera të shkopinjve aromatik për vetura. E për 13.56 euro, mund të porosisni shkopinj për dhoma. Janë të brendit Tesori d´Oriente, linja White Musk. Difuzori i aromës me shkopinj do të parfumojë shtëpinë tuaj me aromën e myshkut të bardhë dhe do të krijojë një atmosferë mirëqenieje, relaksi dhe harmonie deri në 8 javë. Përbërja e aromës: koka: jasemini, aldehidet dhe lulet e bardha.

Shkopinj gjeni edhe në dyqanin tjetër online Begmart. Më të lirët kushtojnë 18.90 euro. Janë të brendit L’Erboralio dhe nga lulet e irisit. Kanë aromë të butë, të këndshme, të freskët dhe relaksuese.

Dhe më së shtrenjti shkopinjtë aromatik i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit italian Millefiori dhe kushtojnë 32.41 euro. Është e pasur me nota bergamot, mollë, nota të gjelbra, manjolë, trëndafil, violet, patçuli, amber dhe dru sandali.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Sony PlayStation dhe produkte për të – ku i gjeni më së liri

Nëse dëshironi t’i gëzoni fëmijët, por edhe veten, atëherë s’ka gjë më të bukur se loja Sony PlayStation.

Në treg gjeni nga konzola, pastaj kontrollori, timoni, mbajtësi e gjithçka që lidhet me këtë lojë kompjuterike.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së liri e gjeni një peshqir me logon e PlayStation. Është ngjyrë kaltër dhe kushton 8 euro. E gjeni në rrjetin e dyqaneve Jysk.

Në Gjirafa50, për 19.50 euro, mund të porosisni filxhanin ose gotën me këtë logo.

Për të njëjtin çmim, mund të porosisni edhe USB Hub DOBE për Playstation 4 Pro.

Për 26.01 euro, mund të blini mbajtësen për konzolën e PlayStation 5.

Në Neptun, për 54.99 euro mund të porosisni stacionin karikues për kontrollor.

Në fakt, të gjitha për këtë lojë janë të shtrenjta. Nëse kërkoni kufje origjinale për Sony PlayStation, atëherë duhet të ndani 231.50 euro. Porosinë mund ta bëni në Gjirafa50.

Natyrisht, më së shtrenjti janë konzolat.

Në Neptun, konzolën e PlayStation 5 e gjeni për 659 euro, kurse në Gjirafa50 për 681.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Ngjitës të ndryshëm – zgjidh të duhurin

I duhet çdo shtëpie dhe duhet për çdo gjë. I lirë dhe praktikë. Po flasim për ngjitësit dhe në treg ka shumë lloje: ngjitës për çka do.

Platforma SaKushton ka analizuar e çmimet e tyre.

Dhe ngjitësi më i lirë është një për letër. Është e ngjitës në të dy anët. Është i verdhë, 5 metra i gjatë dhe 48 mm i gjerë. E gjeni në dyqanin online Gjirafa50 dhe kushton 2.68 euro.

Në këtë dyqan për 3.29 euro, gjeni edhe ngjitës për qerpikë. E për 3.50 euro, edhe ngjitës që ju shërben t’i zbusni venat e këmbëve. Është i brendit Royal Prestige.

Në Gjirafa50 gjeni edhe ngjitësin maskues. Ju shërben për të izoluar shtëpinë kur lyeni muret. Kushton 3.73 euro.

Për 4.43 euro, mund të porosisni ngjitësin për thonj. Është i brendit suedez Kiss Precision.

Në Gjirafa50 gjeni edhe shumë lloje të ngjitësve dhe më i shtrenjti është një që ka të bëjë me kozmetikë.

Ngjitësi i brendit amerikan Kiss Bond, është për qerpikë dhe kushton 17.99 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU