Page 38 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Macbook Air – ku e gjeni më së liri

Dëshironi të rehatoheni me laptop? Atëherë ka shumë zgjidhje, por duhet ndarë pak më shumë mjete.

Një prej zgjidhjeve është për shembull, Macbook Air 13.

Secili prej këtyre modeleve kushton mbi 1.000 euro dhe shkon deri në gati 2.000.

Janë laptopë që kryejnë shumë punë, madje janë edhe për gejmera dhe platforma SaKushton, ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online në Kosovë.

Laptopin më të lirë MacBook Air e gjeni në Gjirafa50. Me zbritje nga 1.236,50 euro mund ta porosisni për 1.097,27 euro. Ka 8 GB RAM DDR4L dhe 256 GB memorje për ruajte – SSD. Ka ekran 13.3 inch, është ngjyrë e hirtë dhe model M1.

Në PemaMall, të njëjtin laptop, me performanca të njëjta e gjeni për 1.265 euro, pra realisht pa zbritje.

Në Naptun, e gjeni Macbook Air M2, për 1.499 euro. Ka 8 GB RAM dhe 256 GB memorje për ruajtje SSD. Është ngjyrë hiri dhe ka ekran me madhësi 13.6”.

Laptopin me të njëjtat performanca, në Gjirafa50 e gjeni për 1.299 euro, që është me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 1.482 euro.

Nga ky lloj i laptopave të kompanisë Apple, më i shtrenjti, por sigurisht edhe me performanca më të mira, ofrohet në Neptun. Modeli M2-8 Core me 8 GB RAM e 512 GB memorje për ruajtje, kushton 1.849 euro. Por në Gjirafa50, i njëjti latop ofrohet me zbritje nga 1.822 euro në 1.629.

Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU

Dërrasë për prerje dhe për servim – ku i gjeni më së liri

Dërrasa për prerje të perimeve e mishit, është e domosdoshme për kuzhinën e gjithësecilit. Së fundi, me dizajnet e bukura që po prodhohen, dërrasat gjithnjë e më shumë po përdorën edhe si pjata për servim të mezeve.

Bëni mirë që për shkak të shëndetit, të mos përdorni ato të plastikës, por vetëm nga druri.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Dërrasa më e lirë mund të blihet në dyqanin online 75Mall. Ka dimensione 30 x 20 cm dhe ka edhe një vrimë në skaj për ta varur dika. Nuk ka ndonjë dizjan dhe kushton 6 euro.

Në Gjirafa50, dërrasa më e lirë kushton 6.38 euro. Pos që shërben për prerje, në skaj ka edhe mprehësin e thikave.

Në PemaMall, dërrasa më e lirë kushton 9.49 euro. Ka dizajnin e drurit dhe pos për prerje mund t’ju shërbejë edhe për servim të ndonjë meze të ftohtë apo edhe të nxehtë. Ka dimensione 35 x 14.5 cm dhe trashësi 1.5 cm.

Nëse kërkoni dërrasa që duken bukur, atëherë në Gjirafa50 e gjeni një që ka dorëzën dhe anash është e mbështjellur me lëvorën origjinale të drurit. Shërben sidomos për servim dhe kushton 15 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe një dërrasë për prerje të djathit dhe pos saj vijnë edhe katër thika speciale për djathë. Kushton 16.29 euro.

Të njëjtën në PemaMall e gjeni për 24.99 euro.

Dhe dërrasa gjeni deri në 51 euro. Kaq kushton një dërrasë në PemaMall. Është e brendit Kasper, shërben më shumë për servim dhe ka dimensione 79 x 25 cm me trashësi 2 cm. Duket sikur një prerje tërthorazi e trungut të drurit. Ka edhe lëvorën e drurit anash.

Për më shumë, kliko KËTU

A e dini sa para ju merr vetura brenda muajit/vitit? – Sakushton ua sjell një llogari të thjeshtë

Sigurisht se e keni dëgjuar atë thënien se “me mbajt kerr, është si me mbajt gjys shpie”, por ndoshta pak prej juve ia keni futur lapsin se sa në të vërtetë shpenzoni brenda një viti për veturën tuaj apo brenda një muaji. Platforma Sakushton po ua sjell një pasqyrë të përafërt, duke përfshirë vetëm shpenzimet që janë të obligueshme, jo edhe prishjet, aksidentet e gjobat e trafikut. Marrin shumbull një veturë me kubikazhë mesatare, 1.7 me lëndë djegëse naftën.

Regjistrimi – 16.9 euro në muaj

Për të regjistruar një veturë me këtë peshë, ju duhet të paguani sigurim 85 euro, pastaj në Qendër të Regjistrimit 77.5 euro, kontroll teknik 30 euro dhe 10 euro për vërtetim të komunës përkatëse. Pra, sipas kësaj formule, për regjistrim shpenzoni 202.5 euro, gjithnjë duke llogaritur se nuk keni pasur aksident ku fajtor jeni shpallur ju. Nëse kjo shifër pjesëtohet për 12 muaj sa ka viti, atëherë për regjistrim brenda muajit shpenzoni 16.9 euro.

Servisimi – 10 euro në muaj

Prap duhet merret një mesatare. Nëse bëni vetëm 1.000 km në muaj, atëherë për çdo 10 muaj duhet t’i bëni servisim veturës. Servisimi me vaj kualitativ, kushton 100 euro. Kjo i bie se për çdo muaj duhet të ndani 10 euro për servisim dhe kështu të vazhdoni çdo 10 muaj të bëni servisim.

Gomat – 25.7 euro në muaj

Për gjatë një viti ju duhen goma të verës dhe të dimrit. Një gomë më e lira sot me numër të madhësisë mesatare 16, kushton 70 euro. Nëse i blini 8 goma, dimër e verë dhe ato i mbani për dy dimra e dy vera, ashtu siç parashohin udhëzimet e sigurisë, atëherë duhet të ndani 560 euro. E kur kjo shumë pjesëtohet për 24 muaj, aq sa i kanë dy vite, i bie se duhet të ndani 23.3 euro në muaj për goma. Nuk mbaron me kaq. Gomat edhe duhet ndërruar e balancuar dy herë në vit dhe kjo kushton 30 euro gjithsej apo 2.5 euro në muaj. E kur kjo i shtohet 23.3 euroshit për blerje të gomave, gjithsej bëhet 25.7 euro në muaj.

Derivate – 113.25 euro në muaj

Nëse për servisim morëm shembull kalimin e 1.000 kilometrave në muaj, atëherë për këtë kilometrazh na duhen 75 naftë, duke llogaritur se mesatarja e shpenzimeve është 7.5L në 100 km. Për t’i blerë këto litra naftë brenda muajit me çmimin aktual (1.51 € / L) na duhen 113.25 euro.

Material shpenzues – 10 euro në muaj

Në fillim thamë se kjo lloj analize e thjeshtë bëhet nëse keni fatin të mos u prishet vetura. Por gjithsesi material shpenzues duhet të paguani. Dhe aty futen frenat, poçet, rripat që kanë afat, bateria e veturës, krahët e rrotave, uji i xhamave e shumëçka tjetër. Minimumi i gjithë kësaj është 120 euro në vit apo 10 euro në muaj.

Pastrimi i veturës – 8 euro në muaj

Jeni apo nuk jeni meraklinj, të paktën dy herë të muaj do ta pastroni veturën. Dhe sot pastrimi më i lirë është 4 euro apo gjithsej 8 euro në muaj.


Totali i shpenzimeve – 183.85 euro në muaj
Nëse të gjitha këto mblidhen, atëherë del se për një veturë mesatare 1.7 me përshkim të një
kilometrazhi mesatar, duhet të ndani 183.85 euro në muaj. Natyrisht e cekëm: pa prishje, pa
aksidente dhe pa gjoba në trafik.
E kjo shumë, sot për sot është më e madhe se paga minimale e përcaktuar me ligj (170 euro) dhe afërsisht gjysma e pagës mesatare sot në Kosovë.
Pra, qëndron thënia “me mbajt kerr është si me mbajt gjys shtëpie”.

Shporta më e lirë – sa kushtojnë 10 produktet bazike

Shporta për një familje mesatare “zë” gjithçka që hedh në të, por kjo varet edhe nga të ardhurat e tuaja se si do e mbushni. Gjithsesi janë disa produkte pa të cilat nuk bënë të kalohet muaji dhe ato njihen si produkte bazike. Për to, edhe TVSH-ja është më e vogël.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e produkteve si mielli, kripa, sheqeri, orizi, fasulja, vaji, vezët, mishi i bardhë, detergjenti për rroba dhe shampooja dhe ua sjell çmimet më të lira që mund t’i gjeni në tregun online.

Miellin më të lirë e gjeni në Maxi. Paketimi 5 kg, tip 400 kushton 2.29 euro. Është i brendit M&Sillosi, lloji Dellino. Në këtë market dhe po ashtu të brendit M&Sillosi, e gjeni edhe miellin Finesa për 2.79 euro.

Kripën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online Dërgesë. Paketimi 1 kg i brendit Euroni kushton 0.44 euro. Është kripë e imët dhe e jodizuar. Në dyqanin tjetër online, Begmart, 1 kg kripë e imët e brendit “Tuzlanska” kushton 0.52 euro.

Sheqeri është prej produkteve që është prekur shumë nga inflacioni. Një kg sheqer më së liri e gjeni në Maxi. Ai i brendit Dolce kushton 1.09 euro. Në Begmart, 1 kg sheqer mund ta porosisni  për 1.12 euro dhe është i brendit Agrokor.

Orizi kryesisht paketohet me peshë 800 gr. Dhe paketimi më i lirë për këtë peshë mund të blihet në Spar. Ai i llojit Koqani, i paketuar nga Beta, kushton 1.15 euro. Në dyqanin online 75Mall, orizi po i llojit Koqani e paketim i firmës Sant Andrea, kushton 1.20 euro.

Edhe fasulen më së liri e gjeni në Spar. Paketimi 800 gr, kushton 2.19 euro. Është paketim i kompanisë Beta. Po në Spar gjeni edhe fasulen e bardhë në paketim 700 gr për 2.39 euro. Është paketim i kompanisë Emona.

Vaji më i lirë i lulediellit mund të blihet në Maxi. Shishja me vëllim 905 ML dhe e brendit Biser, kushton 1.89 euro. Në dyqanin dërgesë, vaji Floëerra me të njëjtën peshë kushton 2.49 euro.

Paketimi i vezëve është i ndryshëm. Nëse kërkoni vezë në paketim prej 10 copësh, atëherë më së liri e gjeni në Spar. Kushton 1.09 euro. Në Maxi, kompleti me 10 copë kushton 1.40 euro. E nëse kërkoni komplet me 30 copë, atëherë më së lliri e gjeni në Spar – 2.69 euro.

Mishi i bardhë po ashtu ka shënuar rritje të madhe të çmimi. Një kg të brendit Sadia, i ngrirë, më së liri mund të blihet në Maxi. Kushton 5.19 euro. I njëjti paketim në Spar kushton 5.59 euro.

Detergjentin më të lirë për rroba në paketim 3 kg e gjeni në Begmart. Detergjenti i brendit Bioactive kushton 3.39 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe detergjentin e njohur Ariel. Paketimi prej 2 kg kushton 6.15 euro.

Shampoo më i lirë për flokë mund të porositet në Maxi. Është i brendit Palmolive me peshë 350 ml dhe kushton 1.19 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe shampoon Hobby me peshë 700 ml, që kushton 1.99 euro.

Jelekë të ndryshëm – ku i gjeni më së liri

Jeleku nuk është vetëm për kohët kur mund të dilni me një fanellë dhe me të sipër. Mund ta vishni edhe në këtë kohë nën xhaketë.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të jelekëve, për femra, meshkuj e fëmijë dhe nga më të lirët, pak mbi 10 euro e deri në mbi 750 euro.

Platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Jelekun më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është bardhë e zi dhe i brendit Force. Është për meshkuj dhe kushton 12 euro.

Në Gjirafa50, jelekun më të lirë e gjeni atë të brendit Jack&Jones. Është i zi dhe për meshkuj. Kushton 14.99 euro.

Në AlbiOnline, jelekun më të lirë e gjeni për 25 euro. Është ngjyrë kaltër e mbyllët dhe rezistent ndaj ujit. Në këtë dyqan, gjeni edhe jelek për fëmijë. Është i bardhë me patent. Brendi nuk është përcaktuar po çmimi po – 25.99 euro.

Në PemaMall, jeleku më i lirë kushton 29.90 euro. Është ngjyrë e gjelbër e mbyllët, brendi NEO dhe mund të shfrytëzohet në të dy anët.

Në InterSport, gjeni jelek për fëmijë të brendit McKinley për 32 euro.  

Ndërkohë jelek për femra gjeni në Suna Sport. Kushton 44 euro dhe është ngjyrë vjollcë me patent të gjelbër. Brendi është Puma.

Dhe, jeleku më i shtrenjtë mund të blihet në AlbiOnline. Kushton plot 755.90 euro. Është me tegela dhe i mbushur. Brendi nuk është përcaktuar nga shitësi.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU

Lëvizja e çmimeve të naftës në 6 muajt e fundit të vitit 2022

Të gjitha produktet janë shtrenjtuar falë inflacionit të madh që nisi, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, por rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj, vlerësohet se ka goditur më së shumti qytetarët, edhe për shkak të konsumit të lartë.

Kulmi i çmimeve të naftës u arrit gjatë muajit qershor, kur një litër naftë shitej për 1.90 euro. Pas kësaj shumë qeveri nisën të marrin masa, kush duke hequr një pjesë të TVSH-së, kush duke e eliminuar akcizën e të gjitha duke vendosur çmime tavan, gjë që e bëri edhe Qeveria e Kosovës.

Akciza në Kosovë është 0.36 euro për litër, ndërkohë Qeveria në fund të gushtit mori vendim për çmimet tavan, përtej të cilave nuk mund të shkohej. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Si lëvizi çmimi i naftës

Pas “shpërthimit” në muajin qershor, korriku nisi me çmime pak më të ulëta. Më 7 korrik, çmimi maksimal i lejuar për litër të naftës ishte 1.77 euro. Për rreth dhjetë ditë, qëndroi mbi 1.70, për t’u ulur nën këtë shifër më 24 korrik, kur një litër u tregtua për 1.65 euro.

Ky çmim u përcoll deri në gjysmën e shtatorit, kur ra nën 1.60 euro. Më 20 shtator një litër naftë u tregtua me 1.58 euro.

Dhe u deshën gati tre muaj, që çmimi i naftës të bie nën 1.50 euro. Më 12 dhjetor, një litër naftë mund të blihej edhe me 1.48 euro. Çmimi më i ulët u shënua në fund të vitit, më 29 dhjetor, kur një litër u tregtua për 1.43 euro.

Si lëvizi çmimi i benzinës

Në fakt, deri në fillim të inflacionit, benzina ishte më e shtrenjtë se nafta. Por falë kërkesës më të madhe për naftë, ajo u rrit dhe e kaloi edhe benzinën.

Më 7 korrik, një litër benzinë tregtohej për 1.73 euro. Dhe qysh më 9 korrik, çmimi i benzinës ra nën 1.70, në 1.68 euro. Më 23 korrik, një litër benzinë ra nën 1.60 euro, saktësisht 1.56. E një muaj më vonë, më 23 gusht, një litër mund të blihej edhe për 1.49 euro.  Me këtë datë, një litër naftë kushtonte 1.65 euro apo 16 centë më shtrenjtë se benzina.

Më 17 shtator, benzina u zbrit në 1.32 euro, çmim me të cilin edhe e mbylli vitin. Njëjtë ishte edhe më 28 dhjetor.

Si janë çmimet aktuale në rajon

Shqipëria njihet për çmimet më të larta të derivateve, edhe për shkak se me rastin e regjistrimit të veturës në këtë vend, nuk paguhet taksë rrugore, por paguhet një gjatë çdo blerjeje të derivateve, gjë që e rrit çmimin për litër.

Sipas të dhënave të AMZS-së më 9 janar, një litër benzinë në Shqipëri u shit për 181 lekë apo 1.50 euro, kurse një litër naftë për 203 lekë apo 1.69 euro.

Në Bosnjë, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.39 euro, kurse një litër naftë për 1.54 euro.

Në Mal të Zi, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.43 euro, kurse një litër naftë për 1.51 euro.

Në Maqedoni të Veriut, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.25 euro, kurse një litër naftë për 1.30 euro, gjë që e bën vendin ku mund të blihen më së liri nafta dhe derivatet e saj.

Në Serbi, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.45 euro, kurse një litër naftë për 1.68 euro.

Në Kosovë, sipas të dhënave të 6 janarit, një litër benzinë më së liri kushtonte 1.33 euro, kurse një litër naftë 1.45 euro. Të dyja ofroheshin me këtë çmim në Petrol Company.

Pajisje efiçiente – ku i gjeni më së liri inverterin, frigoriferin e lavatriçen

Ka kohë që qeveritë nëpër gjithë botën, edhe ajo në Kosovë, bëjnë fushata për ndërrimin e pajisjeve shtëpiake nga ato “klasike” që shpenzojnë goxha rrymë në të reja dhe efiçiente.

Nëse zgjidhni të blini pajisje si inverter për ngrohje dhe klimatizim, frigorifer dhe lavatriçe, atëherë kujdesuni që ato të jenë të klasit A sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike dhe me sa më shumë plusa, deri në 3 është maksimumi.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre tri produkteve në tregun online dhe ua ofron disa mundësi blerjeje.

Inverteri më i lirë

Ngrohja me rrymë në këtë kohë krize të energjisë nuk është zgjidhja më e mirë. Por nëse veç keni vendosur, atëherë zgjidhni një inverter efiçient, me A, A+ ose A++. Kushton pak më shumë, por në periudhë të caktuar i kompensoni ato para.

Inverteri më i lirë efiçient mund të blihet në PemaMall. Për ftohje është i klasit A++, kurse për ngrohje A. Është i brendit të njohur Samsung dhe kushton 460 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 578.55 euro. Kapaciteti është 12KW.

Frigoriferi më i lirë

Edhe frigoriferi është një prej pajisjeve që shpenzon më së shumti rrymë, meqë edhe punon pa ndërprerje.

Frigoriferi më i lirë i klasit A+ mund të blihet në Aztech. Është i brendit Sharp, montues dhe kushton 419 euro. Kapaciteti i tij është 243 L.

Nëse kërkoni frigorifer jomontues, atëherë po në Aztech e gjeni atë të brendit Whirpool. Është i klasit A+, me kapacitet 339 L dhe kushton 479 euro.

Lavatriçja më e lirë

Lavatriçet po ashtu shpenzojnë shumë energji. Dhe ato lëshohen gati çdo ditë në secilën familje. Andaj përcaktimi për një efiçiente është zgjidhja më e mirë.

Lavatriçja më e lirë e klasit A+ sa i përket shpenzimit të energjisë, mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit kroat Vivax, e që prodhohet në Kinë dhe kushton 219 euro. Ka kapacitet të kazanit 5 kg dhe 1.000 rrotullime për minut.

Laptop nga 500 deri në 1.000 euro – zgjidh më të mirin

Jeni përcaktuar për të blerë një laptop të ri, atëherë oferta është e pafund në tregun online.

Platforma SaKushton ju ofron disa zgjidhje të dyqaneve online dhe kërkimi është bërë për pajisjet nga 500 deri në 1.000 euro.

Laptopin më të lirë mbi çmimin minimal të përcaktuar, mund ta porositni në PemaMall. Bëhet fjalë për laptopin Asus VivoBook X409 me ekran 14 inch. Ka 4GB Ram dhe 256 GB memorje të bdrendshme. Kushton 509 euro.

Në Gjirafa50, laptopin më të mirë e gjeni për 539 euro. Është Lenovo HP250, me 8 GB Ram memorje dhe 512 GB memorje të brendshme. Po ashtu ka ekran 14 inch.

Në Aztech, laptopi më i lirë mbi çmimin minimal të përcaktuar kushton 679 euro. Është HP 17 me 8Gb Ram dhe 256 GB memorje të brendshme. Ka ekran 17.3” me rezolucion HD plus.

Dhe laptopi më i shtrenjtë deri te çmimi tavan i përcaktuar mund të blihet po ashtu në Aztech. Kushton 799 euro dhe bëhet fjalë për laptopin Huawei Matebook. Ka ekran 15.6”, 8 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dekore për tavolinën e darkës festive – ku i gjeni më së liri

Një darke festive i shkon edhe një dekor i mirë, qoftë mbulesë unike, lule, vazo, tabak apo ndonjë figurë.

Të gjitha këto i gjeni në tregun online me bollëk dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse kërkoni mbulesë, atëherë keni zgjidhje pafund.

Mbulesën më të lirë për tavolinë e gjeni në Jysk. Janë disa që kushtojnë nga 2 euro dhe kanë forma të ndryshme, si mbulesë Luro, një najlon i tejdukshëm me dizajn e me dimensione 30cm x 140cm apo një mbulesë dekor në formë të rrumbullakët me diametër 38 cm. Dizajni është me plot gjethe ari që në fund japin figurën e një luleje.

Gjeni edhe dekore të tjera në marketet tjera.

Po ashtu mund të dekoroni tavolinën me ndonjë lule. Lulet preferohen të jenë të freskëta, por ka edhe prej atyre artificiale që janë tepër unike. Në Jysk gjeni lule ngjyrë vjollcë, rozë e portokalli. Secila kushton 4.5 euro.

Mund të vëni si dekor edhe tabaka. Tabakaja më e lirë kushton 2 euro, e gjeni në Jysk dhe është brend Vili. Është e bardhë pa ndonjë dizajn. Të njëjtit brend gjeni edhe tabakanë kënddrejtë, është e bardhë dhe prej druri. Kushton 4 euro.

Në Jysk gjeni edhe tabakanë Fillip për 7 euro. Është prej druri dhe mund të shërbejë edhe për të vënë ndonjë meze në të.

Mbi tavolinë për darkë festive mund të vëni edhe një figurë bredhi të vitit të ri. Pos bredhit të stolisur, është edhe një figurë e babadimrit dhe disa figura të tjera më të vogla përskaj. Kushton 8 euro dhe e gjeni në Jysk. Ka një platformë të rrumbullakët prej druri dhe kjo e bën unike gjithë figurën.

Për më shumë, klikoni KËTU

Mysafir pa dhuratë për Vit të Ri nuk shkohet – zgjidh më të mirën

Jeni ftuar si mysafirë për të pritur natën e Vitit të Ri, atëherë është e udhës që të mos shkoni thatë. Duhet të bëni një dhuratë dhe mundësisht le të jetë diçka që mund të shërbehet po atë natë.

Mund të jetë çokollatë, mund të jetë verë, raki apo edhe diçka tjetër dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Çokollatë

Nëse keni vendosur të çoni një çokollatë për dhuratë, atëherë le të jetë pak më “luksoze”. Kur flitet për to, atëherë Bajadera e Krasit është ndër më të njohurat.

Bajadera më e lirë me peshë 150 gr, kushton 3.59 euro. E gjeni në Maxi Market.

Nëse doni çokollatë më të madhe, atëherë ajo me peshë 500 gramë kushton 11.45 euro, po ashtu në Maxi.

Keni edhe çokollata me pesha të tjera dhe në markete të ndryshme.

Verë

Nëse jeni përcaktuar për verë, atëherë më të lirat i gjeni në Maxi dhe Gjirafa50. Në Maxi gjeni verën e bardhë Shulina për 2.35 euro, ndërkohë në Gjirafa50, verën Tramontto, e kuqe për 2.80 euro.

Nëse kërkoni verë të huaj dhe më të shtrenjtë, atëherë në PemaMall e gjeni verën e kuqe Bertani. Është italiane dhe kushton 49 euro.

Raki

Edhe te rakiat keni zgjidhje të shumta, nga vendoret që janë më të lira e deri te brendet e njohura.

Rakinë më të lirë e gjeni në PemaMall. Është e brendit Borea, me vëllim 0.5 L, nga rrushi dhe kushton 5 euro.

Në Spar gjeni rakinë e rrushit të brendit Rahoveci. Shishja 0.7 L kushton 6.99 euro.

Nëse kërkoni diçka më të shtrenjtë, atëherë në Gjirafa50, gjeni gjinin Barkeley Square. Shishja prej 1 litre kushton 36 euro.