Page 37 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Shporta më e lirë – sa kushtojnë 10 produktet bazike

Shporta për një familje mesatare “zë” gjithçka që hedh në të, por kjo varet edhe nga të ardhurat e tuaja se si do e mbushni. Gjithsesi janë disa produkte pa të cilat nuk bënë të kalohet muaji dhe ato njihen si produkte bazike. Për to, edhe TVSH-ja është më e vogël.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e produkteve si mielli, kripa, sheqeri, orizi, fasulja, vaji, vezët, mishi i bardhë, detergjenti për rroba dhe shampooja dhe ua sjell çmimet më të lira që mund t’i gjeni në tregun online.

Miellin më të lirë e gjeni në Maxi. Paketimi 5 kg, tip 400 kushton 2.29 euro. Është i brendit M&Sillosi, lloji Dellino. Në këtë market dhe po ashtu të brendit M&Sillosi, e gjeni edhe miellin Finesa për 2.79 euro.

Kripën më të lirë mund ta porosisni në dyqanin online Dërgesë. Paketimi 1 kg i brendit Euroni kushton 0.44 euro. Është kripë e imët dhe e jodizuar. Në dyqanin tjetër online, Begmart, 1 kg kripë e imët e brendit “Tuzlanska” kushton 0.52 euro.

Sheqeri është prej produkteve që është prekur shumë nga inflacioni. Një kg sheqer më së liri e gjeni në Maxi. Ai i brendit Dolce kushton 1.09 euro. Në Begmart, 1 kg sheqer mund ta porosisni  për 1.12 euro dhe është i brendit Agrokor.

Orizi kryesisht paketohet me peshë 800 gr. Dhe paketimi më i lirë për këtë peshë mund të blihet në Spar. Ai i llojit Koqani, i paketuar nga Beta, kushton 1.15 euro. Në dyqanin online 75Mall, orizi po i llojit Koqani e paketim i firmës Sant Andrea, kushton 1.20 euro.

Edhe fasulen më së liri e gjeni në Spar. Paketimi 800 gr, kushton 2.19 euro. Është paketim i kompanisë Beta. Po në Spar gjeni edhe fasulen e bardhë në paketim 700 gr për 2.39 euro. Është paketim i kompanisë Emona.

Vaji më i lirë i lulediellit mund të blihet në Maxi. Shishja me vëllim 905 ML dhe e brendit Biser, kushton 1.89 euro. Në dyqanin dërgesë, vaji Floëerra me të njëjtën peshë kushton 2.49 euro.

Paketimi i vezëve është i ndryshëm. Nëse kërkoni vezë në paketim prej 10 copësh, atëherë më së liri e gjeni në Spar. Kushton 1.09 euro. Në Maxi, kompleti me 10 copë kushton 1.40 euro. E nëse kërkoni komplet me 30 copë, atëherë më së lliri e gjeni në Spar – 2.69 euro.

Mishi i bardhë po ashtu ka shënuar rritje të madhe të çmimi. Një kg të brendit Sadia, i ngrirë, më së liri mund të blihet në Maxi. Kushton 5.19 euro. I njëjti paketim në Spar kushton 5.59 euro.

Detergjentin më të lirë për rroba në paketim 3 kg e gjeni në Begmart. Detergjenti i brendit Bioactive kushton 3.39 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe detergjentin e njohur Ariel. Paketimi prej 2 kg kushton 6.15 euro.

Shampoo më i lirë për flokë mund të porositet në Maxi. Është i brendit Palmolive me peshë 350 ml dhe kushton 1.19 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe shampoon Hobby me peshë 700 ml, që kushton 1.99 euro.

Jelekë të ndryshëm – ku i gjeni më së liri

Jeleku nuk është vetëm për kohët kur mund të dilni me një fanellë dhe me të sipër. Mund ta vishni edhe në këtë kohë nën xhaketë.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të jelekëve, për femra, meshkuj e fëmijë dhe nga më të lirët, pak mbi 10 euro e deri në mbi 750 euro.

Platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Jelekun më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është bardhë e zi dhe i brendit Force. Është për meshkuj dhe kushton 12 euro.

Në Gjirafa50, jelekun më të lirë e gjeni atë të brendit Jack&Jones. Është i zi dhe për meshkuj. Kushton 14.99 euro.

Në AlbiOnline, jelekun më të lirë e gjeni për 25 euro. Është ngjyrë kaltër e mbyllët dhe rezistent ndaj ujit. Në këtë dyqan, gjeni edhe jelek për fëmijë. Është i bardhë me patent. Brendi nuk është përcaktuar po çmimi po – 25.99 euro.

Në PemaMall, jeleku më i lirë kushton 29.90 euro. Është ngjyrë e gjelbër e mbyllët, brendi NEO dhe mund të shfrytëzohet në të dy anët.

Në InterSport, gjeni jelek për fëmijë të brendit McKinley për 32 euro.  

Ndërkohë jelek për femra gjeni në Suna Sport. Kushton 44 euro dhe është ngjyrë vjollcë me patent të gjelbër. Brendi është Puma.

Dhe, jeleku më i shtrenjtë mund të blihet në AlbiOnline. Kushton plot 755.90 euro. Është me tegela dhe i mbushur. Brendi nuk është përcaktuar nga shitësi.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU

Lëvizja e çmimeve të naftës në 6 muajt e fundit të vitit 2022

Të gjitha produktet janë shtrenjtuar falë inflacionit të madh që nisi, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, por rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj, vlerësohet se ka goditur më së shumti qytetarët, edhe për shkak të konsumit të lartë.

Kulmi i çmimeve të naftës u arrit gjatë muajit qershor, kur një litër naftë shitej për 1.90 euro. Pas kësaj shumë qeveri nisën të marrin masa, kush duke hequr një pjesë të TVSH-së, kush duke e eliminuar akcizën e të gjitha duke vendosur çmime tavan, gjë që e bëri edhe Qeveria e Kosovës.

Akciza në Kosovë është 0.36 euro për litër, ndërkohë Qeveria në fund të gushtit mori vendim për çmimet tavan, përtej të cilave nuk mund të shkohej. Sipas vendimit, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, kurse çmimi maksimal i lejuar i shitjes me pakicë është 12 centë për litër.

Si lëvizi çmimi i naftës

Pas “shpërthimit” në muajin qershor, korriku nisi me çmime pak më të ulëta. Më 7 korrik, çmimi maksimal i lejuar për litër të naftës ishte 1.77 euro. Për rreth dhjetë ditë, qëndroi mbi 1.70, për t’u ulur nën këtë shifër më 24 korrik, kur një litër u tregtua për 1.65 euro.

Ky çmim u përcoll deri në gjysmën e shtatorit, kur ra nën 1.60 euro. Më 20 shtator një litër naftë u tregtua me 1.58 euro.

Dhe u deshën gati tre muaj, që çmimi i naftës të bie nën 1.50 euro. Më 12 dhjetor, një litër naftë mund të blihej edhe me 1.48 euro. Çmimi më i ulët u shënua në fund të vitit, më 29 dhjetor, kur një litër u tregtua për 1.43 euro.

Si lëvizi çmimi i benzinës

Në fakt, deri në fillim të inflacionit, benzina ishte më e shtrenjtë se nafta. Por falë kërkesës më të madhe për naftë, ajo u rrit dhe e kaloi edhe benzinën.

Më 7 korrik, një litër benzinë tregtohej për 1.73 euro. Dhe qysh më 9 korrik, çmimi i benzinës ra nën 1.70, në 1.68 euro. Më 23 korrik, një litër benzinë ra nën 1.60 euro, saktësisht 1.56. E një muaj më vonë, më 23 gusht, një litër mund të blihej edhe për 1.49 euro.  Me këtë datë, një litër naftë kushtonte 1.65 euro apo 16 centë më shtrenjtë se benzina.

Më 17 shtator, benzina u zbrit në 1.32 euro, çmim me të cilin edhe e mbylli vitin. Njëjtë ishte edhe më 28 dhjetor.

Si janë çmimet aktuale në rajon

Shqipëria njihet për çmimet më të larta të derivateve, edhe për shkak se me rastin e regjistrimit të veturës në këtë vend, nuk paguhet taksë rrugore, por paguhet një gjatë çdo blerjeje të derivateve, gjë që e rrit çmimin për litër.

Sipas të dhënave të AMZS-së më 9 janar, një litër benzinë në Shqipëri u shit për 181 lekë apo 1.50 euro, kurse një litër naftë për 203 lekë apo 1.69 euro.

Në Bosnjë, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.39 euro, kurse një litër naftë për 1.54 euro.

Në Mal të Zi, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.43 euro, kurse një litër naftë për 1.51 euro.

Në Maqedoni të Veriut, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.25 euro, kurse një litër naftë për 1.30 euro, gjë që e bën vendin ku mund të blihen më së liri nafta dhe derivatet e saj.

Në Serbi, një litër benzinë më 9 janar u shit për 1.45 euro, kurse një litër naftë për 1.68 euro.

Në Kosovë, sipas të dhënave të 6 janarit, një litër benzinë më së liri kushtonte 1.33 euro, kurse një litër naftë 1.45 euro. Të dyja ofroheshin me këtë çmim në Petrol Company.

Pajisje efiçiente – ku i gjeni më së liri inverterin, frigoriferin e lavatriçen

Ka kohë që qeveritë nëpër gjithë botën, edhe ajo në Kosovë, bëjnë fushata për ndërrimin e pajisjeve shtëpiake nga ato “klasike” që shpenzojnë goxha rrymë në të reja dhe efiçiente.

Nëse zgjidhni të blini pajisje si inverter për ngrohje dhe klimatizim, frigorifer dhe lavatriçe, atëherë kujdesuni që ato të jenë të klasit A sa i përket shpenzimit të energjisë elektrike dhe me sa më shumë plusa, deri në 3 është maksimumi.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e këtyre tri produkteve në tregun online dhe ua ofron disa mundësi blerjeje.

Inverteri më i lirë

Ngrohja me rrymë në këtë kohë krize të energjisë nuk është zgjidhja më e mirë. Por nëse veç keni vendosur, atëherë zgjidhni një inverter efiçient, me A, A+ ose A++. Kushton pak më shumë, por në periudhë të caktuar i kompensoni ato para.

Inverteri më i lirë efiçient mund të blihet në PemaMall. Për ftohje është i klasit A++, kurse për ngrohje A. Është i brendit të njohur Samsung dhe kushton 460 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 578.55 euro. Kapaciteti është 12KW.

Frigoriferi më i lirë

Edhe frigoriferi është një prej pajisjeve që shpenzon më së shumti rrymë, meqë edhe punon pa ndërprerje.

Frigoriferi më i lirë i klasit A+ mund të blihet në Aztech. Është i brendit Sharp, montues dhe kushton 419 euro. Kapaciteti i tij është 243 L.

Nëse kërkoni frigorifer jomontues, atëherë po në Aztech e gjeni atë të brendit Whirpool. Është i klasit A+, me kapacitet 339 L dhe kushton 479 euro.

Lavatriçja më e lirë

Lavatriçet po ashtu shpenzojnë shumë energji. Dhe ato lëshohen gati çdo ditë në secilën familje. Andaj përcaktimi për një efiçiente është zgjidhja më e mirë.

Lavatriçja më e lirë e klasit A+ sa i përket shpenzimit të energjisë, mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit kroat Vivax, e që prodhohet në Kinë dhe kushton 219 euro. Ka kapacitet të kazanit 5 kg dhe 1.000 rrotullime për minut.

Laptop nga 500 deri në 1.000 euro – zgjidh më të mirin

Jeni përcaktuar për të blerë një laptop të ri, atëherë oferta është e pafund në tregun online.

Platforma SaKushton ju ofron disa zgjidhje të dyqaneve online dhe kërkimi është bërë për pajisjet nga 500 deri në 1.000 euro.

Laptopin më të lirë mbi çmimin minimal të përcaktuar, mund ta porositni në PemaMall. Bëhet fjalë për laptopin Asus VivoBook X409 me ekran 14 inch. Ka 4GB Ram dhe 256 GB memorje të bdrendshme. Kushton 509 euro.

Në Gjirafa50, laptopin më të mirë e gjeni për 539 euro. Është Lenovo HP250, me 8 GB Ram memorje dhe 512 GB memorje të brendshme. Po ashtu ka ekran 14 inch.

Në Aztech, laptopi më i lirë mbi çmimin minimal të përcaktuar kushton 679 euro. Është HP 17 me 8Gb Ram dhe 256 GB memorje të brendshme. Ka ekran 17.3” me rezolucion HD plus.

Dhe laptopi më i shtrenjtë deri te çmimi tavan i përcaktuar mund të blihet po ashtu në Aztech. Kushton 799 euro dhe bëhet fjalë për laptopin Huawei Matebook. Ka ekran 15.6”, 8 GB Ram dhe 512 GB memorje të brendshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dekore për tavolinën e darkës festive – ku i gjeni më së liri

Një darke festive i shkon edhe një dekor i mirë, qoftë mbulesë unike, lule, vazo, tabak apo ndonjë figurë.

Të gjitha këto i gjeni në tregun online me bollëk dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse kërkoni mbulesë, atëherë keni zgjidhje pafund.

Mbulesën më të lirë për tavolinë e gjeni në Jysk. Janë disa që kushtojnë nga 2 euro dhe kanë forma të ndryshme, si mbulesë Luro, një najlon i tejdukshëm me dizajn e me dimensione 30cm x 140cm apo një mbulesë dekor në formë të rrumbullakët me diametër 38 cm. Dizajni është me plot gjethe ari që në fund japin figurën e një luleje.

Gjeni edhe dekore të tjera në marketet tjera.

Po ashtu mund të dekoroni tavolinën me ndonjë lule. Lulet preferohen të jenë të freskëta, por ka edhe prej atyre artificiale që janë tepër unike. Në Jysk gjeni lule ngjyrë vjollcë, rozë e portokalli. Secila kushton 4.5 euro.

Mund të vëni si dekor edhe tabaka. Tabakaja më e lirë kushton 2 euro, e gjeni në Jysk dhe është brend Vili. Është e bardhë pa ndonjë dizajn. Të njëjtit brend gjeni edhe tabakanë kënddrejtë, është e bardhë dhe prej druri. Kushton 4 euro.

Në Jysk gjeni edhe tabakanë Fillip për 7 euro. Është prej druri dhe mund të shërbejë edhe për të vënë ndonjë meze në të.

Mbi tavolinë për darkë festive mund të vëni edhe një figurë bredhi të vitit të ri. Pos bredhit të stolisur, është edhe një figurë e babadimrit dhe disa figura të tjera më të vogla përskaj. Kushton 8 euro dhe e gjeni në Jysk. Ka një platformë të rrumbullakët prej druri dhe kjo e bën unike gjithë figurën.

Për më shumë, klikoni KËTU

Mysafir pa dhuratë për Vit të Ri nuk shkohet – zgjidh më të mirën

Jeni ftuar si mysafirë për të pritur natën e Vitit të Ri, atëherë është e udhës që të mos shkoni thatë. Duhet të bëni një dhuratë dhe mundësisht le të jetë diçka që mund të shërbehet po atë natë.

Mund të jetë çokollatë, mund të jetë verë, raki apo edhe diçka tjetër dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Çokollatë

Nëse keni vendosur të çoni një çokollatë për dhuratë, atëherë le të jetë pak më “luksoze”. Kur flitet për to, atëherë Bajadera e Krasit është ndër më të njohurat.

Bajadera më e lirë me peshë 150 gr, kushton 3.59 euro. E gjeni në Maxi Market.

Nëse doni çokollatë më të madhe, atëherë ajo me peshë 500 gramë kushton 11.45 euro, po ashtu në Maxi.

Keni edhe çokollata me pesha të tjera dhe në markete të ndryshme.

Verë

Nëse jeni përcaktuar për verë, atëherë më të lirat i gjeni në Maxi dhe Gjirafa50. Në Maxi gjeni verën e bardhë Shulina për 2.35 euro, ndërkohë në Gjirafa50, verën Tramontto, e kuqe për 2.80 euro.

Nëse kërkoni verë të huaj dhe më të shtrenjtë, atëherë në PemaMall e gjeni verën e kuqe Bertani. Është italiane dhe kushton 49 euro.

Raki

Edhe te rakiat keni zgjidhje të shumta, nga vendoret që janë më të lira e deri te brendet e njohura.

Rakinë më të lirë e gjeni në PemaMall. Është e brendit Borea, me vëllim 0.5 L, nga rrushi dhe kushton 5 euro.

Në Spar gjeni rakinë e rrushit të brendit Rahoveci. Shishja 0.7 L kushton 6.99 euro.

Nëse kërkoni diçka më të shtrenjtë, atëherë në Gjirafa50, gjeni gjinin Barkeley Square. Shishja prej 1 litre kushton 36 euro.

Birra, verëra e lëngje për Vitini e Ri – ku i gjeni më së liri

Pos ushqimit që përgatitni për natën e Vitit të Ri, secili sipas shijës së tij, patjetër se duhet ta përcjellë me diçka, qoftë me pije alkoolike, qoftë me lëngje të ndryshme.

Në tregun online keni nga të gjitha llojet dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre nëpër dyqane të ndryshme.

Për të qenë korrekt, ju mund të gjeni edhe më lirë ndoshta, duke shëtitur nga dyqani në dyqan, por këto që po ua prezantojmë janë çmime të tregut online dhe me një klik ose telefonatë, mund t’ju vijnë në shtëpi.

Birra vendore e ndërkombëtare

Birrën më të lirë e gjeni në Maxi. Birrën vendore Prishtina në shishe 0.33L mund ta porosisni për 0.55 euro.

Për 0.69 euro mund të zgjidhni shumë më tepër. Mund ta porosisni birrën Peja në shishe 0.33L në Dërgesë dhe në Spar, si dhe në Maxi birrën Peja në kanaçe 0.33L.

Nëse kërkoni birra të brendeve të huaja, më të lirat i gjeni në Spar, ku e gjeni atë bullgare Staropromen (0.33L) për 0.79 euro dhe në Maxi birrën WindMill në kanaçe (0.5L) për 0.85 euro.

Nën 1 euro, birrë ndërkombëtare gjeni edhe në Begmart, ku mund ta porosisni atë Budweiser në kanaçe 0.33L për 0.94 euro dhe në Maxi birrën Peroni në shishe (0.33L) për 0.95 euro.

(Për më shumë birra kliko KËTU dhe KËTU)

Verë e bardhë dhe e kuqe

Nga verërat në tregun online, më e lira është ajo Theranda, e bardhë, që mund të porositet në Maxi  për 2.35 euro. Është në shishe standarde xhami 0.75L.

Po të këtij brendi. Verën e kuqe më së lilri e gjeni në Gjirafa50 dhe kushton 2.80 euro.

Në Begmart, verën më të lirë e gjeni atë të Italisë, Lybante. Është e bardhë dhe kushton 6.69 euro.  

Ndërkohë në PemaMall e gjeni verën e kuqe franceze Tarani, të llojit të rrushit Malbec për 8 euro.

Ka edhe dhjetëra lloje të tjera të verërave, vendore e ndërkombëtare.

(Për më shumë verëra kliko KËTU)

Lëngje të frutave dhe të gazuara

Edhe oferta për lëngje është e madhe në tregun online, si për ato të frutave ashtu edhe për ato të gazuara.

Lëngjet më të lira të frutave në paketim 1L i gjeni në dyqanet Dërgesë dhe Spar. Ato të brendit Frutti, si mollë, pjeshkë, vishnje, dredhëz, multivitamin e të tjera i gjeni për 0.85 euro.

Pak më shtrenjtë kushtojnë lëngjet e portokallit. Në Dërgesë e gjeni për 0.99 euro, kurse në Spar 1.19 euro.

Nëse kërkoni lëngje të gazuara, atëherë më së liri i gjeni Coca Cola, Fanta e Sprite në Begmart. Shishet më vëllim 1.25L kushtojnë nga 1.02 euro. Pijen Schweppes 1.5L në këtë market e gjeni për 1.29 euro.

(Për më shumë lëngje të frutave kliko KËTU, e për të gazuara KËTU)

Sallatë ruse – ku i gjeni më së liri produktet për të (Plus Receta)

Nëse diçka është simbol i tryezës së vitit të ri, atëherë padyshim se këtë epitet e mban ajo që njihet si sallata ruse.

E lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e produkteve që ju duhen dhe ua sjell edhe një recetë.

E gjitha që ju duhet është patatja, karrota, bizelja, tranguj turshi, gjoksi i pulës dhe majoneza. Natyrisht edhe pak kripë e uthull që mund t’i keni në çdo rast në shtëpi.

Për ta bërë më të lehtë, karrotën, pataten e bizelen i gjeni në një paketim. Vijnë të ngrira dhe të copëtuara. Paketimin më të lirë e gjeni në Spar. Qesja me peshë 450 gramë e paketuar nga Flora kushton 0.89 euro. Nëse kërkoni perime të brendit Hortex, atëherë në Begmart e gjeni për 0.95 euro, kurse në Spar për 0.99 euro. Paketimi i Hortexit është 400 gr.

Ju duhen edhe ca tranguj turshi. Kavanozi më i lirë në tregun online kushton 1.35 euro dhe ka peshë neto 720gr. Natyrisht juve ju duhet vetëm një pjesë, jo i gjithë kavanozi.

Ju duhet edhe gjoks pule. Paketimi më i lirë 900 gr mund të blihet apo porositet në Maxi. Është i brendit Orion dhe kushton 3.69 euro. Edhe në këtë rast nuk do të t’ju duhet i tëri.

Dhe ju duhet edhe salcë e majonezës. Majoneza më e lirë mund të blihet në Begmart. Kavanozi me peshë 250 ml i brendit Remia kushton 1.14 euro. Mund të përdorni edhe lloje të tjera, si shembull Thomy,  por ju kushton më shtrenjtë.

Receta

Merrini dy paketime me perime të ngrira, ku në përbërje ka vetëm karrotë, patate dhe bizele. I zieni për 4-5 minuta në zjarr mesatar dhe i kulloni e i lini të ftohen.

Copëtoni 5-6 tranguj turshi dhe i hidhni mbi perimet e ziera.

Zieni gjysmë kilogrami gjoks pule dhe pasi të jetë ftohur e copëtoni dhe e përzieni me perime.

Fare në fund, në një enë të madhe, ua hidhni edhe 250 ml majonezë apo një kavanoz të vogël. Kripë e uthull i hidhni sipas dëshirës dhe i përzieni mirë.

Më pas lëreni sallatën të qëndrojë në frigorifer për të paktën dy orë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë!

Batanije elektrike – ku e gjeni më së liri

Jo të gjitha shtëpitë kanë ngrohje qëndrore dhe jo të gjitha familjet kanë mundësi të sigurojnë nxemëse për çdo dhomë.

Atëherë cila është zgjidhja për dhomat e gjumit pa ngrohje? Një batanije elektrike duket zgjidhje perfekte për shumë arsye. Ndër të tjera nuk kushton shtrenjtë për t’u blerë dhe shpenzon pak rrymë, meqë ka voltazhë të vogël.

Prodhuesit garantojnë për shumë siguri, madje falë teknologjisë së tyre, batanijet edhe mund të pastrohen në lavatriçe.

Batanijen elektrike më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Sencor me madhësi 150 cm x 80 cm. Është e kaltër, 100 për qind poliester dhe me dy nivele të ngrohjes. Prodhuesi rekomandon ngrohje për 30 minuta para gjumit. Kushton 32 euro.

Të njëjtën batanije, në PemaMall e gjeni për 35 euro. Është ngjyrë krem.

Në PemaMall gjeni edhe batanijen e brendit Zilan. Kushton 49.90 euro.

Në këtë dyqan dhe në Gjirafa50 gjeni edhe lloje të tjera të batanijeve elektrike.

Ndërkohë batanija më e shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50, e prodhuar nga Camry. Është e bardhë me dimesione 180 cm x 160 cm. Sipas prodhuesit, pos ngrohtësisë qetëson muskujt e ngurtësuar dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Është e menduar për dy persona.

Për të parë më shumë, kliko KËTU