Page 39 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Birra, verëra e lëngje për Vitini e Ri – ku i gjeni më së liri

Pos ushqimit që përgatitni për natën e Vitit të Ri, secili sipas shijës së tij, patjetër se duhet ta përcjellë me diçka, qoftë me pije alkoolike, qoftë me lëngje të ndryshme.

Në tregun online keni nga të gjitha llojet dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre nëpër dyqane të ndryshme.

Për të qenë korrekt, ju mund të gjeni edhe më lirë ndoshta, duke shëtitur nga dyqani në dyqan, por këto që po ua prezantojmë janë çmime të tregut online dhe me një klik ose telefonatë, mund t’ju vijnë në shtëpi.

Birra vendore e ndërkombëtare

Birrën më të lirë e gjeni në Maxi. Birrën vendore Prishtina në shishe 0.33L mund ta porosisni për 0.55 euro.

Për 0.69 euro mund të zgjidhni shumë më tepër. Mund ta porosisni birrën Peja në shishe 0.33L në Dërgesë dhe në Spar, si dhe në Maxi birrën Peja në kanaçe 0.33L.

Nëse kërkoni birra të brendeve të huaja, më të lirat i gjeni në Spar, ku e gjeni atë bullgare Staropromen (0.33L) për 0.79 euro dhe në Maxi birrën WindMill në kanaçe (0.5L) për 0.85 euro.

Nën 1 euro, birrë ndërkombëtare gjeni edhe në Begmart, ku mund ta porosisni atë Budweiser në kanaçe 0.33L për 0.94 euro dhe në Maxi birrën Peroni në shishe (0.33L) për 0.95 euro.

(Për më shumë birra kliko KËTU dhe KËTU)

Verë e bardhë dhe e kuqe

Nga verërat në tregun online, më e lira është ajo Theranda, e bardhë, që mund të porositet në Maxi  për 2.35 euro. Është në shishe standarde xhami 0.75L.

Po të këtij brendi. Verën e kuqe më së lilri e gjeni në Gjirafa50 dhe kushton 2.80 euro.

Në Begmart, verën më të lirë e gjeni atë të Italisë, Lybante. Është e bardhë dhe kushton 6.69 euro.  

Ndërkohë në PemaMall e gjeni verën e kuqe franceze Tarani, të llojit të rrushit Malbec për 8 euro.

Ka edhe dhjetëra lloje të tjera të verërave, vendore e ndërkombëtare.

(Për më shumë verëra kliko KËTU)

Lëngje të frutave dhe të gazuara

Edhe oferta për lëngje është e madhe në tregun online, si për ato të frutave ashtu edhe për ato të gazuara.

Lëngjet më të lira të frutave në paketim 1L i gjeni në dyqanet Dërgesë dhe Spar. Ato të brendit Frutti, si mollë, pjeshkë, vishnje, dredhëz, multivitamin e të tjera i gjeni për 0.85 euro.

Pak më shtrenjtë kushtojnë lëngjet e portokallit. Në Dërgesë e gjeni për 0.99 euro, kurse në Spar 1.19 euro.

Nëse kërkoni lëngje të gazuara, atëherë më së liri i gjeni Coca Cola, Fanta e Sprite në Begmart. Shishet më vëllim 1.25L kushtojnë nga 1.02 euro. Pijen Schweppes 1.5L në këtë market e gjeni për 1.29 euro.

(Për më shumë lëngje të frutave kliko KËTU, e për të gazuara KËTU)

Sallatë ruse – ku i gjeni më së liri produktet për të (Plus Receta)

Nëse diçka është simbol i tryezës së vitit të ri, atëherë padyshim se këtë epitet e mban ajo që njihet si sallata ruse.

E lehtë për t’u përgatitur dhe shumë e shijshme.

Platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e produkteve që ju duhen dhe ua sjell edhe një recetë.

E gjitha që ju duhet është patatja, karrota, bizelja, tranguj turshi, gjoksi i pulës dhe majoneza. Natyrisht edhe pak kripë e uthull që mund t’i keni në çdo rast në shtëpi.

Për ta bërë më të lehtë, karrotën, pataten e bizelen i gjeni në një paketim. Vijnë të ngrira dhe të copëtuara. Paketimin më të lirë e gjeni në Spar. Qesja me peshë 450 gramë e paketuar nga Flora kushton 0.89 euro. Nëse kërkoni perime të brendit Hortex, atëherë në Begmart e gjeni për 0.95 euro, kurse në Spar për 0.99 euro. Paketimi i Hortexit është 400 gr.

Ju duhen edhe ca tranguj turshi. Kavanozi më i lirë në tregun online kushton 1.35 euro dhe ka peshë neto 720gr. Natyrisht juve ju duhet vetëm një pjesë, jo i gjithë kavanozi.

Ju duhet edhe gjoks pule. Paketimi më i lirë 900 gr mund të blihet apo porositet në Maxi. Është i brendit Orion dhe kushton 3.69 euro. Edhe në këtë rast nuk do të t’ju duhet i tëri.

Dhe ju duhet edhe salcë e majonezës. Majoneza më e lirë mund të blihet në Begmart. Kavanozi me peshë 250 ml i brendit Remia kushton 1.14 euro. Mund të përdorni edhe lloje të tjera, si shembull Thomy,  por ju kushton më shtrenjtë.

Receta

Merrini dy paketime me perime të ngrira, ku në përbërje ka vetëm karrotë, patate dhe bizele. I zieni për 4-5 minuta në zjarr mesatar dhe i kulloni e i lini të ftohen.

Copëtoni 5-6 tranguj turshi dhe i hidhni mbi perimet e ziera.

Zieni gjysmë kilogrami gjoks pule dhe pasi të jetë ftohur e copëtoni dhe e përzieni me perime.

Fare në fund, në një enë të madhe, ua hidhni edhe 250 ml majonezë apo një kavanoz të vogël. Kripë e uthull i hidhni sipas dëshirës dhe i përzieni mirë.

Më pas lëreni sallatën të qëndrojë në frigorifer për të paktën dy orë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë!

Batanije elektrike – ku e gjeni më së liri

Jo të gjitha shtëpitë kanë ngrohje qëndrore dhe jo të gjitha familjet kanë mundësi të sigurojnë nxemëse për çdo dhomë.

Atëherë cila është zgjidhja për dhomat e gjumit pa ngrohje? Një batanije elektrike duket zgjidhje perfekte për shumë arsye. Ndër të tjera nuk kushton shtrenjtë për t’u blerë dhe shpenzon pak rrymë, meqë ka voltazhë të vogël.

Prodhuesit garantojnë për shumë siguri, madje falë teknologjisë së tyre, batanijet edhe mund të pastrohen në lavatriçe.

Batanijen elektrike më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Sencor me madhësi 150 cm x 80 cm. Është e kaltër, 100 për qind poliester dhe me dy nivele të ngrohjes. Prodhuesi rekomandon ngrohje për 30 minuta para gjumit. Kushton 32 euro.

Të njëjtën batanije, në PemaMall e gjeni për 35 euro. Është ngjyrë krem.

Në PemaMall gjeni edhe batanijen e brendit Zilan. Kushton 49.90 euro.

Në këtë dyqan dhe në Gjirafa50 gjeni edhe lloje të tjera të batanijeve elektrike.

Ndërkohë batanija më e shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50, e prodhuar nga Camry. Është e bardhë me dimesione 180 cm x 160 cm. Sipas prodhuesit, pos ngrohtësisë qetëson muskujt e ngurtësuar dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Është e menduar për dy persona.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shampoo për flokë të hidratura, kundër rënies apo zbokthit – zgjidh mes 1.19 e 73 euro

Një prej produkteve që e përdorim çdo ditë është edhe shampoo e flokëve. Shumëkush nuk e ndërron brendin, pavarësisht çmimit, por ka edhe të tjerë që kërkojnë sa më të lirë.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje nga një euro e pak e deri në 73 euro për 200 ml shishe.

Shampoon më të lirë e gjeni në Maxi. Shampoo Palmolive në shishe 350 ml kushton 1.19 euro.

Në këtë dyqan, gjeni edhe shampoon Hobby me proteina ulliri për 1.99 euro, por vjen në shishe shumë më të madhe – 700 ml.

Në PemaMall, shampoo më i lirë është ai i brendit Green Pharmacy. Është për të gjitha llojet e flokëve dhe sipas prodhuesit ndal rënien dhe stimulon rritjen e tyre. Vjen në shishe 350 ml dhe kushton 3 euro.

Në Spar, shampoo më i lirë është ai i brendit Wash&go me aromë të lules kamomil. Vjen në shishe 400 ml dhe kushton 3.29 euro.

Në Gjirafa50, shampoon më të mund ta porosisni për 3.50 euro. Bëhet fjalë për brendin britanik Creightons Micellar. Pos për larje, ndihmon flokët të mos hidratohen dhe vjen në paketim 250 ml.

Me këtë çmim, në Gjirafa50 gjeni disa lloje të shampoove për flokë, me aroma e funskione të ndryshme.

Ndërkohë, PemaMall ofron edhe një shampoo kundër rënies së flokëve. Bioblas Herbal vjen në shishe 360 ml dhe është për meshkuj. Kushton 3.50 euro.

Shampoo më e shtrenjtë kushton 73 euro. E gjeni në Gjirafa50 dhe është i brendit të njohur Sisley. Vjen në paketim 200 ml dhe sipas prodhuesit, shërben për rigjenerim të flokëve.

Për më shumë lloje, kliko KËTU

Këpucë për dimër – ku i gjeni më së liri

Sipas mundësive, për këpucë, sidomos ato të dimrit nuk është mirë të kursehet. Për të marrë një palë këpucë që do t’ju bëjnë rehat e do t’ju mbajnë ngrohtë, duhet të ndani të paktën 50 euro.

Në fakt edhe vështirë gjeni më lirë nëpër dyqane.

Më tregun online gjeni me dhjetëra lloje duke kërkuar me fjalët kyç “Këpuca”, “këpucë dimërore” apo edhe “çizme” dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Për fëmijë

Këpucët më të lira për fëmijë mbi këtë çmim të vendosur si minimum, i gjeni në Office. Janë të thella nga goma dhe materiali i papërshkueshëm nga uji. Janë të koleksionit vjeshtë-dimër 2022 dhe të brendit Kander. Kushtojnë 55 euro. Kombinimi i ngjyrave është kaltër, zi dhe bardhë dhe janë për djemë.

Më të njëjtin çmim, në Office mund të porosisni edhe këpucët e thella për vajza. Janë ngjyrë vjollcë dhe të brendit Richie Td. Po ashtu janë me material të papërshukeshëm nga uji.

Për femra

Këpucët më të lira për femra i gjeni në Office. Janë të thella dhe të brendit Escape Plan. Ofrohen dy ngjyra: Kaftë dhe Zi dhe kushtojnë 80 euro.

Në Office gjeni edhe këpucët Mizar për 110 euro. Janë nga lëkura dhe me fund të trashë gome, që ju mundëson të shmangni lagështinë nëpër rrugë.

Këpucët për femra shkojnë deri në 260 euro, para që duhet të ndahen për këpucët e thella të brendit Jadon. Janë me lidhëse dhe me fund të trashë gome.

Për meshkuj

Për meshkuj, definitivisht ka shumë më tepër zgjidhje. Këpucët më të lira i gjeni në Gjirafa50. Janë të thella, ngjyrë e kafe dhe kushtojnë 49.22 euro. Janë të punuara për të ecur edhe nëpër borë me to. Brendi është Lahti.

Nëse dëshironi këpucë të thella me dizajn unik, atëherë për 65.90 euro në Gjirafa50 mund t’i porositni ato të brendit Magnum. Janë prej lëkure të zezë me mbrojtje nga uji.

Në Office, për 75 euro i gjeni këpucët e brendeve Kabru dhe Baltoro. Të parat janë nga materiali që nuk lejon përshkimin e ujit dhe me ngjyrë të zezë e të gjelbër mbyllët, kurse të dytat të zeza, nga lëkura dhe materiali.

Këpucët më të shtrenjta për meshkuj i gjeni në Gjirafa50. Janë të thella dhe të brendit Adidas, modeli Terrex. Kanë mbrojtje nga uji dhe janë me ngjyrë të zezë, ndërsa fundin e gomës e kanë të kombinuar edhe me pak bardh.

Xhaketë për dimër – ku e gjeni më së liri

Një xhaketë e ngrohtë dhe në të njëjtën kohë e bukur si dizajn, është e gjitha që ju duhet për këtë dimër.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje, duke kërkuar më fjalët “xhaketë dimri” apo “jakne dimri” dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Për fëmijë

Xhaketën më të lirë për fëmijë e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit të njohur Nike dhe kushton 66 euro. Ka ngjyrë të zezë dhe numër L. Ka edhe kapelë.

Për 88 euro, në këtë dyqan gjeni edhe montin Nike. Po ashtu është për fëmijë, ngjyrë e zezë dhe brend Nike.

Për femra

Xhaketën më të lirë për femra mund ta porosisni në Gjirafa50. Ka ngjyrë të bardhë, numri L dhe është i brendit Jacqueline de Yong. Është mont.

Xhaketën më të shtrenjtë për femra e gjeni po në Gjirafa50. Kushton 293.35 euro dhe është e brendit Roxy Ellie. Është e gjatë deri në gjunjë dhe ka ngjyrë të kaltër.

Për meshkuj

Edhe për meshkuj ka shumë zgjidhje. Xhaketën më të lirë e gjeni në PemaMall. Është Adidas, ka ngjyrë të kaltër të mbyllur dhe është me patentë e pa kapele.

Në Gjirafa50, xhaketën më të lirë për dimër e gjeni atë të brendit Nils Black. Është numër XXL dhe kushton 79.15 euro.

Xhaketa më e shtrenjtë në tregun online mund të blihet në Gjirafa50. Është e brendit QuickSilver, e gjatë dhe kushton 281.52 euro. Ka ngjyrë të zezë dhe kapela është e mbështjellë me lesh. Numri është L.

Zgjidh çështjen e tharjes së rrobave në dimër – kërko rrobatharësen më të lirë

Në stinën e dimrit, një prej problemeve më të mëdha për çdo familje, është tharja e rrobave. Jashtë nuk thahen e brenda, shpesh s’kemi ku t’i shtrijmë.

Andaj zgjidhja më e mirë është një rrobatharëse dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Nëse kërkoni online, atëherë përdorni fjalët “rrobatharëse”, pastaj “tharëse për rroba” dhe “makinë për tharje”.

Dhe, një e tillë më së liri kushton në PemaMall. Rrobatharësja e brendit EcoLux kushton 249.90 euro. Ka kapacitet 8 kg dhe i përket kategorisë B kur bëhet fjalë për shpenzim të energjisë.

Për 20 euro më shumë, në këtë dyqan e gjeni rrobatharësen Nordic.

Në 75Mall, rrobatharësen më të lirë e gjeni për 299.90 euro me zbritje nga 339.90. Është e brendit slloven Gorenje, ka kapacitet 7kg dhe 16 programe. Kullimi i ujit bëhet përmes gypit, e jo si të tjerat që posedojnë rezervuarin.

Në Gjirafa50, rrobatharësen më të lirë e gjeni për 324.42 euro. Është brend italian, Indesit dhe ka kapacitet 6 kg.

Në Aztech, rrobatharësen më të lirë e gjeni atë të brendit të njohur Samsung. Ka kapacitet 7 kg i përket kategorisë A++ për shpenzim të energjisë.

Rrobatharësen më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 1009.86 euro dhe është e brendit Miel. Ka kapacitet 7 kg.

Në treg gjeni edhe makina të kombinuara, rrobalarëse dhe rrobatharëse. Një të tillë më së liri e gjeni në Gjirafa50. Ajo e brendit Indesit, kushton 466.17 euro. Kapaciteti për larje është 7 kg e për tharje 5.

Pajisje për skijim – ku i gjeni më së liri

Rrobat e veçanta, helmeta, maska që vihet përfundi helmetës për të pritur frymën, syzet, dorëzat, çorapet, çanta dhe natyrisht skijat, janë e gjitha që ju duhen për të skijuar.

Platforma Sa Kushton ka hulumtuar dhe ua sjell çmimet më të lira të këtyre pajisjeve, e të cilat mund t’i gjeni në tregun online me lehtësi.

Nisim nga më të lirat.

Maskën më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është e zezë dhe e brendit Magnum. Është prej pambuku për përthithje të djersës dhe kushton 13.40 euro. Për 14.14 euro në këtë dyqan e gjeni maskën e brendit të njohur Hi-Tec.

Çorapet më të lira për skijim, që janë të gjata e të trasha, i gjeni në Gjirafa50 më së liri. Janë me ngjyra të shumta, të brendit Brugi dhe kushtojnë 14.61 euro. Ofrohen numra të ndryshëm.

Çantën më të lirë për skijim e gjeni në 75Mall. Është e brendit Forcë Twin, ngjyrë hiri. Ka rripat për t’u lidhur përpara në mënyrë që të mos u bie gjatë skijimit dhe kushton 25 euro.

Syzet për skijim, më së liri mund t’i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Arctica-G dhe kushtojnë 49.17 euro. Ofrohen dy lloj ngjyrash: kaltër dhe zi.

Në Gjirafa50 gjeni edhe pantallonat e xhaketën më të lirë për skijim. Pantallonat me rrip, ngjyrë e zezë dhe të brendit Hi-Tec, kushtojnë 62.09 euro, ndërkohë xhaketa më e lirë është ajo e brendit Elbrus. Është e zezë me patent të kuq dhe kushton 65.86 euro.

Helmeta më e lirë kushton 65 euro, në Gjirafa50. Është e zezë dhe e brendit Marker Squad.

Këpucët më të lira të skijimit mund t’i gjeni në Gjirafa50. Janë të brendit Dalbello dhe kushtojnë 117 euro. Janë gjelbër e zi dhe janë nr. 38, që mund të jenë të përshtatshme për femrat.

Dorëzat e mira janë më së të nevojshme për skijim. Në kohë të acarta, dorëzat kryejnë shumë punë. Më të lirat janë ato prej pambuku e që kushtojnë 10.94 euro, ndërkohë nga ato të mirat, më të lirat janë dorëzat e brendit Viking. Janë profesionale dhe kanë edhe pjesën e plastikës nga ana e jashtme për të rrëzuar portat në sllallom.

Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU

Si t’i kërkoni më lehtë produktet që ju interesojnë në SaKushton

Një klikim me emrin e produktit që ju intereson jo gjithëherë mund t’ua shfaqë vetëm atë që e keni kërkuar, për shkak të lidhjeve që kompanitë shitëse bëjnë përmes “key words”.

Por platforma SaKushton e ka të thjeshtëzuar kërkimin dhe ka mjete për të filtruar llojet e produkteve që kërkoni.

Për shembull, nëse kërkoni qumësht, atëherë pos qumështit si produkt, mund t’ju shfaqen edhe produkte të tjera që përmbajnë qumësht dhe ta bëjnë më të vështirë përzgjedhjen.

Por çka duhet bëni ju?

Në krye të faqes SaKushton, keni hapësirën për kërkim. Aty e shkruani emrin e produktit që ju intereson. Për shembull, qumësht.

Në të djathtë të fushës së kërkimit janë edhe dy të vogla për të përcaktuar çmimin minimal dhe atë maksimal dhe fare në të djathtë butoni “kërko”, mbi të cilin duhet të shtypni në fund.

Në rastin e qumështit si shembull, e dini se një litër sot kushton mesatarisht 1.10 euro. Në këtë rast, pasi të keni shkruar në fushën e kërkimi fjalën qumësht, ju mund të shkruani te fusha për çmim minimal 0.9 euro dhe te fusha për çmim maksimal 1.20 euro.

Pas kësaj shtypni butonin e kaltër “kërko” dhe do t’ju shfaqen vetëm qumështi dhe ndonjë produkt i qumështit që kushton nga 0.9 deri në 1.20 euro, çmim i përcaktuar nga ju.

Njëlloj veproni me të gjitha produktet që ju interesojnë, duke shkruar emrin e produktit, duke përcaktuar çmimet minimale e maksimale orientuese dhe duke shtypur butonin “kërko”.

Krijo listën favorite në SaKushton, bëje më të lehtë monitorimin e çmimeve të produkteve që të interesojnë

Risia e fundit e platformës më të madhe për kërkim online të produkteve të ndryshme, SaKushton, është lista favorite.

Me pak klikime, ju mund të krijoni një listë të produkteve që ju interesojnë dhe t’i monitorini në vazhdimësi se si lëvizin çmimet e tyre.

Si funksionon?

Pasi të hapni faqen kryesore, në ballinë do t’ju shfaqen produktet më të kërkuara, me qindra të shpërndara në dhjetëra faqe, njëra pas tjetrës.

E gjitha që ju duhet të bëni është që përskaj produkteve që ju interesojnë të klikoni mbi një zemër të vogël, që fillimisht është e zbrazët.

Dhe pasi të keni krijuar listën e dëshiruar, lart në faqe është rubrika “Produkte të dëshiruara”. Kur të klikoni aty, do t’ju shfaqen produktet që i keni selektuar dhe i monitoroni çmimet që përditësohen çdo ditë.

Kjo listë në çdo kohë mund të rritet me produkte të reja, duke ndjekur shembullin e njëjtë – klikim mbi zemrën skaj produktit apo duke e filtruar listën – po me një klikim mbi zemrën tashmë të ngjyrosur me të kaltër.

Lista e çmimeve favorite ruhet vetëm në pajisjen që e keni krijuar atë, gjë që ju jep mundësinë të krijoni, për shembull, një listë në laptop e një tjetër në telefon.