Page 36 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Kremëra kundër rrudhave – ku i gjeni më së liri

Me kalimin e një moshe të caktuar, fytyra e gjithësecilit fillon të shfaq rrudhat e para. Kjo ndodh pasi trupi në një moshë të caktuar nis të prodhojë më pak proteina e vitamina që i duhen lëkurës për të qetë e tërhequr.

Për këtë mund të bëni lloj-lloj maskash, si masë parandalimi apo ngadalësimi të këtij procesi, por edhe mund të përdorni kremëra të ndryshme, që po ashtu ndihmojnë të mos plakeni shpejtë, të paktën në fytyrë.

Në tregun online ka lloje të shumëta të këtyre kremërave dhe Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre. Ato dinë të shkojnë edhe në mbi 400 euro për copë, por ka edhe shumë të lira.

Lexo KËTU për parfume.

Kremi më i lirë kundër rrudhave që mund të gjendet në tregun online kushton 4.14 euro dhe mund të porositet në PemaMall. Kutia ka 40 ml. Është e brendit Hyaloron.

Në Gjirafa50, për 5.45 euro mund të blini kremin kundër rrudhave Retinol. Kutia ka 50 ml.

Në Begmart, kremi më i lirë është 8.50 euro. Është e brendit L’Erbolario.

Për çmim pothuajse të njëjtë – 8.75 euro – në PemaMall mund të porositni kremin Nivea Q10. Kutia ka 50 ml.

Lexo KËTU për ngjyra të flokëve.

Në 75Mall, kremi më i lirë kundër rrudhave është ai Dr. Pasha. Kushton 16.90 euro dhe është 100 për qind natyral, bazuar në përshkrim.

Dhe zgjidhja është e pafund. Me rreth 10-15 euro mund të zgjidhni kremëra nga brendet L’Oreal, Garnier e të tjera.

Kremi më i shtrenjtë mund të blihet në Gjirafa50 për 414.78 euro. Kutia ka vëllim 50 ml dhe është e brendit Estee Lauder – Ultimate Diamond.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Pajisje fitnesi – ku i gjeni më së liri

Nëse mendoni se e keni të vështirë të stërvitni edhe në shtëpi, pa pasur nevojë të shkoni në qendrat e fitnesit, atëherë e keni gabim.

Po ashtu e keni gabim nëse mendoni se pajisjet kushtojnë shtrenjtë. Natyrisht për shtëpi u duhen disa pajisje të thjeshta ndihmëse, jo makina si në qendra, dhe ato i gjeni me lehtësi në tregun onine.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pajisja më e lirë është një top fitnesi apo Mini Pilates Ball, që në dyqanin 75Mall, mund ta porosisni  për 3.40 euro.

Me këtë çmim, në këtë dyqan, gjeni edhe litarin e fitnesit. Ofrohen disa ngjyra.

Për 3.90 euro, në 75Mall gjeni edhe litar gome fitnesi, që u ndihmon për ushtrime të duarve. Po ashtu me këtë çmim gjeni edhe mini-roller, që u ndihmon për ushtrimet e këmbëve.

Nën 5 euro në këtë dyqan, gjeni edhe dorëza fitnesi, nëse veç keni vendosur të regjistroheni në ndonjë qendër dhe të çoni pesha të mëdha. Kushtojnë 4.90 euro dhe janë ngjyrë kaltër e zi.

Në Aztech, për 12.99 euro gjeni shishen – shake për fitnes. Ju shërben për përzierjen e shtesave që duhet të merrni gjatë stërvitjeve.

Në Gjirafa50, për 34.24 euro gjeni tapetin e gomës për stërvitje kur jeni i shtrirë. Është i zi me dimensione 180 cm x 60cm me gjerësi 1.5 cm.

Natyrisht, nëse keni para dhe vend për t’i vendosur, në tregun online gjeni edhe makina për vrapim e biçikleta.

Pajisja më e shtrenjtë është një biçikletë fitnesi e brendit Duke Eletronic. Kushton 1947.71 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Parfume të ndryshme – ku i gjeni më së liri

Nëse e lini për para e të mos blini një parfum, atëherë mund ta keni edhe gabim. Parfume gjeni edhe me 6 euro apo pak më shumë. Natyrisht, nuk janë prej brendeve të njohura, por sidoqoftë kanë aromë më të mirë sesa djersa për shembull.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të parfumeve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kujdes, nëse kërkoni parfume që doni t’ju qëndrojnë më shumë, atëherë mos blini “Eau de Toilette”.

Parfumi më i lirë në tregun online mund të porositet në PemaMall. Ëshë parfumi Jenny Glow Billionare me vëllim të shishes 30 ml. Kushton 6.90 euro dhe është krijuar nga neroliti dhe zambaku i kombinuar me hyacinth, geranium, mjaltë dhe patchouli. Sipas shitësit, është për të dy gjinitë. I njëjti, por në shishe më të madhe – 80 ml, kushton 11.90 euro.

Në Gjirafa50, parfumin më të lirë e gjeni Jopp, Eau de Toilette. Është për meshkuj dhe i krijuar nga lëvoret e luleve. Shishja ka 30 ml dhe vjen me zbritje nga 19.99 euro në 15.61 euro.

Në Begmart, parfumi më i lirë është ai Rosa. Është për femra dhe kushton 22.90 euro. Aroma e këtij parfumi italian është krijuar nga trëndafili Rose, Piperi Peruvian dhe lulja Hollyhock. Ka 50 ml.

Parfume gjeni edhe në AlbiOnline. Parfumi më i lirë që ofron ky dyqan online është Guess Bella Vita në shishe 30 ml. Është për femra dhe kushton 50 euro.

Natyrisht ka edhe shumë lloje të parfumeve në këto dyqane.

Më të shtrenjtin e gjeni në Gjirafa50. Është Dior Sauvage në shishe të madhe prej 300 ml dhe kushton 215.48 euro. Është për meshkuj dhe Eau de Toilette, që do të thotë me më pak përmbajtje të ekstraktit dhe aroma ju zgjat nga 4 deri në 5 orë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Ngjyrë për flokë – ku e gjeni më së liri

Sot si asnjëherë më parë ka sallone të ndryshme të bukurisë, ku mund të rregulloni flokët edhe duke i ngjyrosur. Por jo të gjithë e kanë këtë mundësi ta bëjnë çdo 2-3 muaj.

Andaj, zgjidhje mbetët ngjyrosja e flokëve në shtëpi.

Në tregun online gjeni shumë lloje të ngjyrave, duke filluar nga pak më shumë se 2 euro e deri në mbi 12 dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Ngjyrat më të lira i gjeni në dyqanin online PemaMall. Ofrohen ngjyrat e brendit Garnier dhe për 2.98 euro mund të zgjidhni disa lloj ngjyrash, si e kaftë e artë e lehtë (numri 5.3), e kaftë e hapur (5), e kaftë (4), e kaftë e errët (3), e kaftë e hapur e thellë (5.01), qershi (4.62), e kuqe (3.61), e zezë në të kaltër (2.1), e zezë (1).

Për 3.8 euro, në këtë dyqan mund të porositni ngjyrën Color Naturals 110 Extra Ligh. Është po ashtu brend Garnier.

Edhe në Gjirafa50, gjeni ngjyrat e brendit Garnier për 2.98 euro.

Në Gjirafa50, për 5.99 euro gjeni ngjyrat e brendit Indola. Ofrohen disa lloj ngjyrash me vëllim të paketimit 60 ml.

Në këtë dyqan ofrohen edhe ngjyrat e brendit të njohur Schwarzkopf Igora Royal. Paketimi po ashtu ka vëllim 60 ml.

Në Begmart, mund të blini ngjyrën italiane L’Erbolario. Copa kushton 9.8 euro dhe ofrohen ngjyrat kanë, gështenjë dhe kamomilë.

Dhe ngjyrën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Nëse zgjidhni ngjyrën e brendit Wella Professional Koleston, atëherë duhet të ndani 12.78 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Produkte vendore dhe serbe – cili është dallimi në çmim

Me gjithë fushatat e ndryshme, produktet serbe ende janë të kërkuara në tregun e Kosovës.

Së fundi, po zhvillohet një fushatë online për të mos blerë produkte serbe, ndërkohë më herët janë marrë edhe masa institucionale për këtë, duke i detyruar shitësit të vëjnë flamujt e origjinës pranë produkteve, në mënyrë që blerësit të dinë çfarë po çojnë në shtëpi.

Por importi nga Serbia vazhdon të jetë i madh. Sipas statistikave, vitin e kaluar u importuan mallra në vlerë mbi 350 milionë euro.

E për shumë prej mallrave që importohen, prodhohen edhe në Kosovë, ndonëse për çudi, çmimi i tyre në të shumtën e rasteve është më i lartë.

Platforma SaKushton do të analizojë pesë produkte vendore e serbe dhe çmimet e tyre.

Qumësht

Nëse dikush kërkon qumështin e Serbisë “Moja Kravica”, në dyqanin online 75Mall e gjen për 1.20 euro litrin. Ndërkohë qumështi vendor Vita, në Maxi e gjeni për 1.29 euro, kurse në Spar për 1.35 euro. Pra qumështi vendor del të jetë më i shtrenjtë.

Keçap

Keçap i mirë prodhohet edhe në Kosovë, megjithëse ai i Polimarkut serb vazhdon të jetë i shumtë në raftet e marketeve. Keçapin Polimark 0.5 kg, në Maxi e gjeni për 1.45 euro, kurse atë vendor të brendit Eurofood, po në Maxi e gjeni për 0.95 euro. Para ai vendor është shumë më i lirë për të njëjtën peshë.

Mëlmesa

Mëlmesa prodhim serb, ajo e brendit Aleva, është e moçme në treg. Dhe atë shpesh e gjeni më lirë se ato që janë prodhim vendor. Paketimi i Alevas 250 gr, në Maxi kushton 0.85 euro, kurse ai vendor Essi, 0.95 euro. Edhe në këtë rast, prodhimi vendor del të jetë më i shtrenjtë.

Vaji

Po ashtu edhe vaji që vjen nga Serbia është më i lirë se ai që prodhohet apo paketohet në Kosovë. Shishja e vajit Biser, me peshë 905 ml, pra prodhim serb, në Maxi kushton 1.89 euro. E shishja e vajit vendor Floil, me peshë 900 ml, në Maxi kushton 1.99 euro.

Letër toaleti

Një prej produkteve që kanë parë rritje të madhe të çmimit është edhe letra e toaletit. Këtu, prodhimet vendore mund të gjenden pak më llirë. Për shembull, letra e toaletit Rose, me tri shtresa, kushton 2.39 euro në Maxi. I ka 10 rollne. Në Gjirafa50 gjeni letrën Bora për 2.05 euro, por është me dy shtresa, pra më e hollë. Nga produktet serbe, letra Perfex, që po ashtu i ka 3 shtresa, kushton 2.99 euro në Maxi. Edhe paketimi i saj i ka 10 rollne.

Kositëse bari – ku e gjeni më së liri

Me pranverën që është në prag, do t’ju duhet të mendoni edhe për oborrin tuaj. Për shembull për të prerë barin. Dhe gjëja më e mirë për ta bërë këtë është një kositëse bari.

Në tregun online ka shumë lloje, nga ato më të thjeshtat që duhet mbajtur pezull, pastaj ato me katër rrota që funksionojnë me shtyrje e deri te ato robotike.

Gjeni kositëse bari me rrymë por edhe më naftë apo benzinë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kositësen më të lirë e gjeni në PemaMall. Bëhet fjalë për kositëse të vogël, që mbahet pezull dhe që përmes brisqëve që ka poshtë, pritet bari. Është e brendit Iskra dhe kushton 27.85 euro. Ka diametër të prerjes 220 mm dhe fuqi të motorit 250 W. Punon me rrymë dhe ka kabllo me gjatësi 35 cm.

Në PemaMall, gjeni edhe kositëse me katër rrotë, pra që funksionon me shtyrje. Është e brendit Nakayama me 1300 W fuqi dhe kushton 80 euro.

Në Gjirafa50, kositësja më e lirë është ajo e brenidt Karcher. Është aso që mbahet pezull dhe kushton 95.39 euro. Ka diametër të prerjes 25 cm dhe 9500 rrotullime për minutë. Ka peshë 1.6 kg dhe bateri me tension 18 W.

Në këtë dyqan, kositësja më e lirë me katër rrota është ajo e brendit Leaves. Është elektrike dhe ka fuqi 1000 W e diametër të prerjes 32 cm.

Në Gjirafa50, gjeni edhe kositësen robotike, që është edhe më e shtrenjta në tregun online. Kushton 871.51 euro dhe është e brendit Einhell Freelexo me 1200 Wat fuqi. Punon në mënyrë të pavarur, duke e kontrolluar apo programuar paraprakisht. Ndër të tjera ka edhe një sistem kundër vjedhjes, meqë duhet të fusni një Pin kod. Ka edhe shumë mundësi të tjera, që ua bëjnë më të lehtë punën.

Kositëse bari gjeni edhe më dyqanin online 75Mall. Është e brendit FZR, elektrike dhe me katër rrota. Ka fuqi 1200 W dhe diametër të prerjes 320 mm. Kushton 109.90 euro.

Në të tri këto dyqane, gjeni mbi 50 lloje të kositësve të barit dhe për të parë më shumë, kliko KËTU.

Makinë për rroje – ku e gjeni më së liri

Nuk ju pëlqen të rruani mjekrën me zhiletë dhe nuk keni kohë apo mundësi këtë ta bëni te berberi juaj? Zgjidhja është një makinë për rroje.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Makinën më të lirë për rroje e gjeni në PemaMall. Kushton 10.90 euro dhe është e brendit kinez VGR. Kokën apo pjesën me të cilën priten qimet e ka nga çeliku. Punon me bateri, që është e përshtatshme për ta marrë me vete kudo.

Për pak më shumë, në këtë dyqan gjeni edhe makinën tjetër prodhim kinez, Geemy – 11.31 euro. Vjen me tri koka, që mund t’i ndërrohen sipas nevojës. Një ndër to është edhe ajo për prerje të qimeve të hundës.

Në 75Mall, makina më e lirë për rroje është ajo Miniso. Mbushet përmes USB portës dhe ka edhe një brushë për pastrim. Kushton 14.99 euro.

Në Gjirafa50, makina më e lirë për rroje, është ajo e brendit Esperanza. Kushton 21.05 euro dhe  ka ngjyra të kombinuara, zi e hiri.

Po ashtu, makinën më të shtrenjtë për rroje e gjeni në Gjirafa50. Kushton 112.93 euro dhe është e brendit BaByliss. Mund të rregulloni mjekrën apo flokët, duke përdorur një prej 15 madhësive të teheve. Pra e rregulloni vetë madhësinë sa dëshironi ta lini mjekrën apo flokët. Punon me bateri.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Aparat për kafe – ku e gjeni më së liri

Jo të gjithë e pëlqejnë kafen turke apo jo të gjithë duan ta nisin ditën me një të tillë.

Sot, është më lehtë se kurrë t’ia përgatisni vetes një kafe nga aparati, njësoj si në kafiterinë e pëlqyer nga ju.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të aparateve të kafesë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në treg gjeni aparate me dozera, pra duhet t’ia hidhni kafenë e bluar dhe me kapsula të gatshme.

Aparatin më të lirë të kafesë e gjeni në Gjirafa50 dhe PemaMall. Bëhet fjalë për të njëjtin aparat, të brendit Sencor dhe kushton 22.30 euro. Bashkë me aparatin vijnë si set edhe dy filxhana porcelani. Natyrisht janë prej më të thjeshtëve. Është me kapsula.

Nëse kërkoni aparat, që ka edhe dozerin sikurse aparatet në kafiteri, atëherë më së liri e gjeni në PemaMall. Është i brendit Arielli dhe kushton 74.99 euro.

Në Gjirafa50, gjeni aparatin Adler, ngjyrë bakri me çmim 87.56 euro.

Aparat të kafesë gjeni edhe në Aztech. Ai i brendit Eletrolux, me një dozer, kushton 89.99 euro.

Në Maxi, gjeni aparatin me kapsula. Është i brendit Mr. Cafe dhe kushton 99 euro. Në Gjiaraf50, i njëjti aparat kushton po ashtu 99 euro, por bashkë me të vijnë edhe 100 kapsula falas.

Në 75Mall, aparati më i lirë është ai i brendit Grangaggia. Është me një dozer dhe kushton 129 euro.

Dhe, aparati më i shtrenjtë për shtëpi mund të blihet në Gjirafa50. Është i brendit Saeco dhe kushton 1543.31 euro. Ka mulli të integruar, gjë që ju duhet vetëm të fusni kafenë në rezervuarin që ka dhe ai vetë e bluan dhe vetë e kryen gjithë procesin. Mund të përgatiten dy kafe njëkohësisht.

Për më shumë, kliko KËTU

Ulëse të veturave për fëmijë – ku i gjeni më së liri

Pavarësisht nëse fëmijën e vendosni në ulëset e prapme të veturës, është e obligueshme që ata deri në një moshë të caktuar të kenë ulësen e vet.

Janë dy lloj standardesh për ulëset e fëmijëve në veturë: Aso që kanë vetëm pjesën e poshtme dhe duhet të përdorni rripin e veturës për lidhje dhe ato që e kanë edhe pjesën e shpinës dhe kanë rrip të vetin për lidhje të fëmijëve.

Të tilla ulëse ka me bollëk në tregun online në Kosovë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Ulësen më të lirë, aso të thjeshtë pa pjesën e mbështetjes së shpinës, më së  liri e gjeni në dyqanin online 75Mall. Janë të brendit Freeon, ofrohen disa ngjyra dhe copa kushton 12.90 euro.

Për pak më shumë, 14.90 euro, mund t’i porosisni ulëset e brendit Chicco, e për 19.90, në këtë dyqan mund të porosisni ulëse me figura për vajza e djem.

Në 75Mall, ulësja më e lirë që ka edhe mbështetësen e shpinës kushton 39.90 euro. Është me ngjyrat kuq, zi e bardhë dhe është e brendit Freeon, modeli Jupiter.

Në Gjirafa, ulësja me e lirë pa mbështetëse është ajo Caratero Puma për fëmijët me peshë 15-36 kg. Ka ngjyrë të  kuqe të errët dhe kushton 62.66 euro.

Në këtë dyqan, ulësja më e lirë me mbështetëse është ajo e brendit Delux. Kushton 79 euro dhe ka ngjyrë të zezë.

Në PemaMall, ulësja më e lirë kushton 100 euro. Është e brendit Bebe Stars, ngjyrë hiri dhe ka mbështetëse.

Dhe, ulësja më e shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është Titan Plus Authentic, ka ngjyrë të zezë dhe kushton 448.96 euro.

Për më shumë, kliko KËTU

Tastierë, maus, mouspad e kufje për gaming – ku i gjeni më së liri

Pos kompjuterit të mirë, vetë lojës dhe karriges që kushtojnë më shtrenjtë, nëse dëshironi të luani lojëra kompjuterike, atëherë ju duhen edhe ca pajisje të tjera për gaming.

Ju duhet një tastierë për gaming, një maus, një palë kufje dhe një mousepad, pjesa ku mbështetet mausi.

Në tregun online gjeni shumë lloje të këtyre pajisjeve, që janë veç për gaming dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Tastierë për gaming

Tastierën më të lirë për gaming e gjeni në Gjirafa50. Kushton 9.5 euro, është e zezë dhe e brendit MS Master, modeli C100.

Në dyqanin 75Mall, tastiera më e lirë për gaming është ajo e brendit White Shark, modeli Viking 2 dhe kushton 14.90 euro.

Për pak centë më shumë, 14.99 euro, në Aztech e gjeni tastieren Weibo, modeli WB 110.

Në PemaMall, tastiera më e lirë është A4 Tech, modeli Q 135. Kushton 30.60 euro.

Dhe për meraklinjtë e kësaj loje, tastiera më e shtrënjtë në tregun online për gaming është në Gjirafa50. Kushton 129.5 euro, është e brendit Apex dhe me wireless.

Mausi për gaming

Po ashtu edhe mausin më të lirë për gaming e gjeni në Gjirafa50. Është i brendit MS Nemesis, C100, është optik dhe k0ushton 9.50 euro.

Në PemaMall, mausi më i lirë për gaming është po ashtu ai i brendit MS Nemesis, por modeli C320 dhe kushton 10.50 euro.

Në Neptun, ofrohet si set mausi dhe tastiera të brendit Trust. Janë për gaming dhe kushtojnë 35.99 euro, e nëse keni kartelën Happy, atëherë i merrni për 29.99 euro.

Dhe mausi më i shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është profesional për lojëra kompjuterike dhe kushton 138.97 me zbritje. Është i brendit Logitech. Modeli G Pro.

Mousepadi për gaming

Nëse kërkoni të blini një mouspad për gaming, atëherë kujdes. Madhësia e tij është sa e një flete A4, jo më e vogël.

Dhe mouspadi më i lirë mund të blihet në 75Mall. Është për gaming, i brendit Tech dhe kushton 2.90 euro.

Në PemaMall, mouspadi më i lirë për gaming është ai i brendit White Shark dhe kushton 5.90 euro.

Në Aztech e gjeni mouspadin e brendit Trust për 7.99 euro, kurse në Gjirafa50, atë White Shark si më të lirin për gaming – 8.90 euro.

Në Gjirafa50, gjeni edhe mouspadin më të shtrenjtë. Është i brendit Corsair, me drita LED anash dhe kushton 109.50 euro.

Kufje për gaming

Kufjet më të lira për gaming i ofrojnë Gjirafa50 dhe PemaMall. Bëhet fjalë për kufje me kablo dhe me mikrofon të brendit White Shark. Kushtojnë 14.90 euro në të dy dyqanet.

Në Aztech, kufjet për gaming të brendit Scorpion, modeli Marvo, kushtojnë 16.99 euro, kurse dyqani 75Mall, kufjet më të lira për gaming i ka ato të brendit Trust, me çmim 19.90 euro.

Kufjet më të shtrenjta në tregun online, natyrisht edhe profesionale për gaming, i gjeni në Gjirafa50. Janë kufje me wireless dhe të brendit Asus. Kushtojnë 89.50 euro. Janë ngjyrë hiri.