Page 43 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Pajisje për bebe – ku i gjeni më së liri

Me ardhjen në jetë të fëmijës, shtohen edhe “1000 obligime”, por ato janë gjithsesi të këndshme. Mes këtyre obligimeve, është edhe sigurimi i pajisjeve që duhen për bebe.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online

Karrocë për bebe

Tregu është i mbushur me oferta për karroca, nga ato më të thjeshtat deri tek ato me shumë funksione.

Karroca më e lirë mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 35.65 euro dhe është e brendit CuddleCo, modeli Comfi-Cush. Është e thjeshtë dhe ka një vend poshtë, lloj bagazhi.

Në PemaMall, karroca më e lirë kushton 85 euro dhe është e brendit Joy.

Karrocë gjeni edhe në 75Mall. Më e lira kushton 269.90 euro. Është e brendit të njohur Chicco.

Shtrat për bebe

Edhe shtretër ka me bollëk, plot zgjidhje. Shtretërit më të lirë janë ata montues prej materiali. Më i liri mund të blihet në PemaMall për 55 euro. Është i brendit Lollipop, ngjyrë hiri me të kaltër.

Në Gjirafa50, shtrati më i lirë kushton 85 euro – ai i brendit Stars, po ashtu prej materiali.

Kamerë për monitorim të bebeve

Tash me përparimin e teknologjisë gjithçka është më e lehtë. Mund ta fusni beben në gjumë në dhomë dhe ju të rrini, për shembull në sallon apo ballkon. Ju mjafton që t’ia instaloni një kamerë mbi kokë dhe përmes aplikacionit mund ta përcillni fëmijën në telefon. Sapo të lëshojë zërin, do të dëgjohet alarmi në pajisjen tuaj.

Dhe pajisja më e lirë e tillë mund të porositet në PemaMall. Kushton 60 euro. Kamerë monitoruese gjeni edhe në Gjirafa50. Ajo e brendit Overmax, kushton 131.91 euro.

Çantë për bebe

Çantat janë më se të domosdoshme për bebe, pasi duhet të bartni pajisjet kudo shkoni. Dhe çanta më e lirë mund të blihet në PemaMall për 25 euro. Ofrohen disa ngjyra dhe janë të brendit M&Y.

Në Gjirafa50, çanta më e lirë për bebe kushton 25.10 euro, është e zezë dhe e brendit Clamshell.

Lodra për bebe

Lodra më e lirë për bebe, nëse kërkoni online, kushton 4.20 euro. Bëhet fjalë për setin “Bota e bebes”, ku vijnë disa lloj lodrash. Seti mund të porositet në Gjirafa50.

Në PemaMall, lodra më e lirë kushton 8 euro. Është një lloj varëse që vihet në karrocë me disa figura kafshësh.

Biberon 

Biberonin më të lirë për bebe e gjeni në PemaMall. Është një lloj meme për thithjen e frutave dhe kushton 3.99 euro.

Në Gjirafa50, biberoni më i lirë kushton 9.58 euro dhe është i brendit Chicco, me material prej silikoni.  

Shampo për bebe

Këtë e di çdokush: bebet kanë shampot e tyre për të mos u djegur sytë. Dhe shampo më e lirë për bebe mund të porositet në Maxi. Shampoo e brendit Bubchen, 200 ml, kushton 2.85 euro.

Në PemaMall, shampoo Biolane për bebe kushton 8.56 euro.

Termos për bebe

Në treg gjeni edhe termos me thithje, pra ka biberonin përmes të cilit thith lëngun, ujin apo qumështin. Dhe ky lloj termosi për bebe më së liri kushton në Gjirafa50 – 6.5 euro. Është i brendit BabyNova.

Në treg gjeni edhe lloje të ndryshme të termoseve në PemaMall, Neptun e Aztech, por janë për moshë pak më të madhe.

Produkte të njëjta me çmime të ndryshme – ku më lirë e ku më shtrenjtë

Ndonëse raportet flasin për inflacion deri në 20 për qind, çdo qytetar është dëshmitar se produktet janë shtrenjtuar për 50, 70 apo edhe 100 për qind.

Shtrenjtimi ka prekur të gjitha produktet, sidomos ato ushqimore, ku kosovarët me të ardhura të ulëta ose mesatare shpenzojnë më së shumti.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në disa markete që ofrojnë shërbime edhe online.

Makarona Divella – Fusili

Makaronat e brendit të njohur Divella kanë shkuar në 1 euro apo më shumë. Nëse kërkoni makarona të llojit Fusili, paketim 500 gr, atëherë më së liri i gjeni në Maxi Market dhe Spar Ksoova – 0.99 euro, ndërkohë në E-baa kushtojnë 1.02 euro.

Oriz Ducato di Montova

Nëse kërkoni oriz të bardhë të brendit Ducato di Montova, atëherë më së liri e gjeni në Spar Kosova – 1.19 euro. Vjen në paketim 900 gr. I njëjti paketim në Maxi kushton 1.29 euro, kurse në E-baa 1.34 euro.

Qumësht Vita

Qumështin Vita, brend vendor, më së liri mund ta porosisni në Maxi Market dhe Spar Kosova. Një litër kushton 1.15 euro, derisa në E-baa, një litër kushton 1.17 euro.

Krem kuzhine Halta

Në E-baa e gjeni më së liri kremin për kuzhinë Halta. Një litër kushton 3.16 euro, derisa në Maxi Market 3.39 euro, kurse në Spar Kosova 3.49 euro.

Biskota Sempre

Në E-baa gjeni më së liri edhe biskotat për bebe Sempre, të brendit vendor Liri. Paketimi 300 gr kushton 1.81 euro. Në Maxi Market kushton 1.85 euro, kurse në Spar Kosova 1.89 euro.

Krem djathë Happy Cow

Djathin më të lirë Happy Cow, apo siç njihet në popull “zdenkë”, e gjeni në E-baa. Paketimi 360 gr kushton 2.24 euro. Në Maxi Market mund ta porosisni për 2.39 euro, kurse në Spar Kosova për 2.59 euro.

Nutella

Nëse dëshironi ta ëmbëlsoni gojën, atëherë s’ka gjë më mirë se këtë ta bëni me kremin Nutella. Kavanozi 200 gr, më së liri kushton në Maxi Market – 2.29 euro. Në E-baa kushton 2.30 euro, kurse në Begmart e gjeni për 2.59 euro.

Keçap i ëmbël Heinz

Kur flitet për keçap, atëherë brendi numër një në botë llogaritet Heinz. Paketimi i keçapit të ëmbël prej 342 gr, më së liri mund të blihet në Maxi Market dhe në Spar Kosova – 1.69 euro. Në E-baa, i njëjti paketim kushton 1.81 euro.

Lëngë dredhëze Bravo

Nëse kërkoni lëngë dredhze të brendit Bravo, më së liri i gjeni në E-baa dhe Spar Kosova – 1.09 euro. I njëjti produkt në Maxi Market kushton 1.25 euro.

Çokollatë Milka – alpin

Çokollatat Milka po ashtu janë referencë kur flitet për këtë produkt. Çokollata Milka e llojit Alpin, me peshë 80 gr, më së liri mund të blihet në E-baa – 0.8 euro. Në Maxi Market e Spar Kosova, i njëjti produkt kushton 0.89 euro.

Letër tualeti Perfex

Brendi Perfex ofron lloje të ndryshme të letrave të tualetit dhe me aroma të ndryshme. Nëse kërkoni me aromë pjeshke, atëherë më së liri e gjeni në Maxi Market – 2.99 euro. Paketimi i ka 10 copë dhe letra është 3-shtresore. I njëjti produkt në E-baa kushton 3.26 euro, kurse në Spar Kosova 3.29 euro.

Përmbledhje

Në rast se do të vendosni t’i blini këto 11 produkte të përzgjedhura nga platforma SaKushton dhe do të përcaktoheshit për ato më të lira, atëherë do të duhej të ndanit 19.4 euro.

E në rast se do t’i blinit të njëjta produkte, por me çmimet më të shtrenjta, atëherë do të detyroheshit të ndanit 21.33 euro, pra gati 2 euro më shumë.

Krem, brisk dhe losion për rroje Gillette – ku i gjeni më së liri

Në botën e meshkujve ekzistojnë me mijëra produkte për rroje, por një është më e njohura, ndonëse as nuk është më e lira e ndoshta as më e mira.

Janë produktet e brendit Gillette.

Dhe kjo kompani ofron të gjitha që duhen për rroje: krem apo xhel për zbutje të mjekrës, brisk për rroje dhe losion pas rrojës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kremin më të lirë për rroje Gillette mund ta porosisni në Gjirafa50. Është i linjës Gillette Green Tea, në shishe me presion, 250 ml. Kushton 5.07 euro. Ky dyqan dhe të tjerët ofrojnë edhe linja të tjera me aroma e produkte të tjera, që në fund kanë të njëjtin funksion.

Briskun më të lirë për rrojë Gillette e gjeni në Maxi. Paketimi ka vetëm një copë për modelin Mach 3 dhe kushton 2.69 euro.

Po në Maxi, paketimi me dy copë Mach 3 S4 kushton 7.99 euro.

Dhe losioni më i lirë Gillette mund të blihet në Gjirafa50. Është i linjës Arctic Ice në shishe 100 ml dhe kushton 13.37 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çaj për gjumë, tretje, relaksim dhe imunitet – ku i gjeni më së liri

Nuk ka mënyrë më të mirë se disa probleme shëndetësore t’i eliminoni në mënyrë organike. Dhe kjo më së miri bëhet me çaje të ndryshëm që gjenden me bollëk në tregun online.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më i liri është ai për tretje. Çajin bimor të brendit të njohur Loyd për tretje, mund ta porosisni në dyqanin Begmart për 1.32 euro.

Në kuti vijnë 10 qese me peshë të përgjithshme 40 gramë.

Në këtë dyqan gjeni edhe çajin për gjumë. Kutia me 10 qese me peshë të përgjithshme 24 gramë kushton 1.99 euro. Është po ashtu i brendit Loyd.

Po në Begmart, mund të porosisni çajin Loyd për ngritje të imunitetit. Kutia me 10 qese (40 gr) kushton 1.99 euro.

Çaj gjeni edhe në Gjirafa50. Çajin e brendit Bliff, që shërben për relaksim në çdo kohë mund ta porosisni për 2.15 euro. Pako përmban 50 gramë bimë.

Pajisje të ndryshme kozmetike – ku i gjeni më së liri

Jo çdokush dhe jo çdo herë gratë kanë mundësinë të bëjnë grim e të rregullohen në sallone bukurie. Andaj, për rregullim në shtëpi, duhen edhe disa pajisje, që ndryshe edhe quhen pajisje kozmetike, si pasqyra, tharësja për flokë, gërshërët e vogla, krehri dhe pinceta.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Pasqyra më e lirë kozmetike

Pasqyrën më të lirë kozmetike e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Gabriella Salvete dhe kushton 8.22 euro.

Pasqyrë gjeni edhe në PemaMall dhe 75Mall. Në këtë të fundit, gjeni pasqyrën kozmetike me drita led me çmim 18.99 euro.

Tharësja më e lirë për flokë

Tharësen më të lirë për flokë mund ta porosisni në Gjirafa50. Kushton 9.04 euro dhe është e brendit Sencor.

Në PemaMall, tharësja më e lirë është ajo e brendit Iskra me çmim 11.80 euro.

Gërshërë të vogla

Pjesë e rëndësishme e setit të grave për rregullim janë edhe gërshërët e vogla. Gërshërët më të lira mund t’i porosisni në 75Mall. Kushtojnë 1.99 euro. Në këtë dyqan gjeni edhe lloje të ndryshme të gërshërëve që shkojnë deri në tri euro.

Pinceta

Pincetën më të lirë, për ta pasur si pjesë të setit tuaj të kozmetikës, e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Neon Show dhe kushton 3.21 euro.

Për pak më shumë centë, në këtë dyqan mund ta porosisni pincetën e brendit Credo Soligen. Kushton 4.54 euro.

Krehër

Kur flitet për krehrit, zgjidhjet janë të panumërta. Krehrin më të lirë e gjeni në Maxi. Mund ta porosisni online për 0.99 euro.

Krehër të lirë gjeni edhe në Gjirafa50 për 1.59 euro.

Apliko në Postë për kredi nga KEP!

Është e mundur!

Përmes marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet KEP Trust dhe Posta e Kosovës, qytetarët e kanë mundësinë unike për të aplikuar për kredi, pa u larguar nga zyrat postare.

Drejtohu tek vendi i dedikuar për KEP brenda hapësirës së zyrave postare dhe apliko për kredinë që të nevojitet.

Gjithashtu, mund ta shfrytëzosh edhe mundësinë e pagesës së kësteve përmes zyrës postare të njëjtë apo përmes cilësdo prej 132 zyrave postare anembanë Kosovës.

Përparësitë:

  • Mundësi e aplikimit për kredi, apo pagesë të kësteve çdo ditë pune
    deri në orën 20:00 (në disa pika)
  • Në disa zyra postare edhe gjatë fundjavës dhe festave,
  • Mundësi e aplikimit për kredi nga KEP, në njërën prej 132 zyrave
    postare,
  • Mundësi e pagesës së kësteve mujore përmes zyrave të njëjta,
  • Kursim i kohës.

Apliko edhe ti për kredi në postë!

Ky artikull është i sponsorizuar!

Dhjetë telefonat ‘smart” më të lirë në treg – kërko modelin tënd

Shtatori është muaji kur kompania Apple promovon modelet e reja të Iphone. Në radhë është promovimi i modelit Iphone 14, por këta lloj celularësh janë për një pjesë relativisht të vogël të popullatës, meqë kushtojnë nga 1.300 euro deri në mbi 2.000, varësisht nga performancat.

E për popullatën që thjeshtë kërkon të ketë një celularë “smart”, atëherë ka shumë zgjidhje, natyrisht me më pak opsione e shumë më pak cilësi.

Në tregun online gjeni të paktën 10 lloje të celularëve, që mund t’i blini për më pak se 150 euro dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Telefonin më të lirë “smart” e gjeni në Aztech. Është i brendit Noa, modeli Next 5 dhe kushton 89.90 euro. Modeli ka 1 GB Ram dhe 8 GB memorje të brendshme.

Në këtë dyqan, gjeni edhe disa lloje të celularëve më të lirë se 150 euro, si Noa VIVO (99 euro) dhe  Noa Primo (99.99 euro).

Në dyqanin online PemaMall, celulari më i lirë është po ai i brendit Noa, modeli N1 S. Kushton 91.80 euro. Ka 2 GB Ram dhe 16 GB memorje të brendshme.

Modele të tjera të lira në këtë dyqan janë edhe Noa Fresh dhe Noa P1. Të dy nga 94.50 euro.

Në Gjirafa50, i gjeni katër modele më të lira se 150 euro, secila. Më i liri është ai i brendit Oscal, modeli C20 Pro, që kushton 115.50 euro. Është brend kinez dhe ka 2 GB Ram dhe 32 GB memorje të brendshme.

Celularë të lirë janë edhe ai i brendit UleFone, modeli Note 6 (134.89 euro), ai i brendit Xiaomi, modeli Redmi 9A (149.50 euro) dhe ai i brendit UleFone, modeli Note UF (149.75 euro).

Për të parë të gjitha modelet e lira kliko KËTU dhe KËTU

Vathë – ku i gjeni më së liri

Platforma online është e vetmja që ofron mundësinë që me një klik t’u dalin një mori produktesh përpara dhe më pas të zgjidhni. Ndryshe do të duhej të shkonit dyqan pas dyqani.

Kështu, me një klik do t’ju dalin lloj-lloj vathësh, nga 4 euro deri në 102 euro, që duhet ndarë për ata Calvin Klein.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pra vathët më të lirë mund t’i blini në dyqanin online PemaMall. Kushtojnë katër euro. Janë prodhim vendor nga çeliku dhe me gurë të kuq Jasper.

Në dyqanin tjetër online, Gjirafa50, vathët më të lirë kushtojnë 6.50 euro. Janë prej bakri të praruar në ari dhe të punuar në formë çelësi të muzikës.

Në këto dy dyqane gjeni shumë lloje të vathëve, me çmime e materiale të ndryshme.

Më të shtrenjtët në Gjirafa50 kushtojnë 85.05 euro. Janë të brendit spanjoll PD Paola, elegantë dhe të punuar prej argjendit 925. Janë bërë në formë të gjysmë-rrethit me flakërim në ari të verdhë 18 karat.

Dhe, vathët më të shtrenjtë në tregun online mund t’i porosisni në dyqanin PemaMall. Janë të brendit të njohur Calvin Klein, modeli Sway. Ofrohen për 102 euro.

Për të parë më shumë modele, kliko KËTU

Fruta të ngrira – ku i gjeni më së liri

Tash që ka kaluar koha e vjeljes së shumicës së frutave të imëta, edhe mundësia për blerje të frutave të freskëta është e pamundur.

Por ka zgjidhje. Në tregun online mund të porositni fruta të ngrira dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmmet e tyre.

Nga frutat e ngrira, më së liri e gjeni qershinë. Paketimi i brendit Hortex, 300 gr, kushton 0.96 euro dhe atë mund ta porositni në dyqanin online Begmart.

Paketimi me ribizëll, po 300 gramë dhe i brendit Hortex ,kushton 1.26 euro. Të brendit Hortex. në Begmart, mund të porositni edhe dredhëza për 1.44 euro dhe përzierje frutash për 1.74 euro.

Në Begmart, mund të gjeni edhe fruta të brendit Iglotex. Paketimi i qershive pa bërthamë, paketimi 450 gr, kushton 2.46 euro, kurse i dredhëzave pa rrënjë, 2.52 euro.

Fruta të ngrira gjeni edhe në Maxi. Paketimi i frutave të malit, përzierje e disa llojeve, me peshë 450 gr, kushton 3.19 euro. I paketon kompania Ledo.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Çantë për nxënës – ku e gjeni më së liri

Viti i ri shkollor po afron dhe ju prindër që e keni në ndërmend t’ua blini fëmijëve çantat, është koha ta bëni.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të çantave, për djem dhe vajza, me figura të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Çanta për vajza

Çantën më të lirë për vajza e gjeni në dyqanin online PemaMall. Është ngjyrë rozë dhe e brendit Promax. Kushton 15 euro me zbritje, ndërkohë që çmimi i rregullt është 25.90 euro. Është çantë për nxënëse të ciklit të ulët.

Në Gjirafa50, çanta më e lirë për vajza kushton 25 euro. Është po ashtu e brendit amerikan Promax, modeli Unicorn dhe është ngjyrë vjollcë.

Çanta më e shtrenjtë për vajza, në tregun online, gjendet po në Gjirafa50. Kushton 59 euro. Pos krahëve, ka edhe rrotë për tërheqje. Është e brendit Promax, modeli Alice dhe vjen ngjyrë vjollcë.

Çanta për djem

Çanta më e lirë për djem në tregun online mund të porositet në PemaMall. Është brend Promax, me figurë të heroit të filmave vizatimor, Spiderman. Kushton 15 euro.

Në Gjirafa50, çanta më e lirë për djem kushton 28.60 euro. Pos vendit për libra, ka edhe atë për laptop. Është e kombinuar me ngjyra të kaltër mbyllët dhe të çelët. Është e brendit Champ.

Dhe, çanta më e shtrenjtë për djem mund të blihet në Gjirafa50. Është e brendit Promax, modeli Galaxy dhe kushton 44.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU