Page 25 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Këpucë dimri Clarks – ku i gjeni më së liri

Ka shumë këpucë kualitative të brendeve të njohura, por të pakta janë ato që janë edhe cilësore edhe te rehatshme.

Një prej tyre që përmbush të dy këto kritere është brendi anglez Clarks, i themeluar 200 vjet më parë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Më së shumti zgjidhje të këtyre këpucëve gjeni në Gentli, që është edhe përfaqësues i këtij brendi për Kosovë.

Dhe këpucët më të lira të dimrit janë 139.90 euro. Me këtë çmim mund të zgjidhni tri palë këpucë që ofrohen. Janë të thella, ngjyrë kafe dhe me lëkurë të “kthyer së prapthi”. Pjesën e poshtme e kanë të thellë dhe prej gome. Të tri llojet janë për meshkuj.

E për femra, më të lirat janë një plaë gjysmë çizme. Janë të zeza dhe nga lëkura. Kushtojnë 169.90 euro.

Dy llojet më të shtrenjta që ofrohen nga Clarks, po në Gentli, kushtojnë 179.90 euro, si për meshkuj ashtu edhe për femra.

Për femra janë gjysmë çizme të zeza e me lidhëse, kurse për meshkuj janë pak të thellë dhe të kafta. Po ashtu janë lëkurë dhe pjesën e poshtme e kanë të bardhë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kornizë fotografish nga letra dhe druri – ku i gjeni më së liri

Ka shumë thënie të bukura për fotografitë, si: “Një foto sa 1000 fjalë”, “Fotografitë mund të arrijnë përjetësinë përmes çastit” apo edhe një më ironike: “Jeta nuk ka lidhje me fotografitë e muajit të mjaltit”.

Pra fotografitë duhet ruajtur me kujdes e një prej mënyrave është edhe t’i fusni në kornizë.

Në tregun online gjeni shumë lloje të kornizave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kornizën më të dhe më së shumti zgjidhje gjeni në Jysk. Më e lira është një për foto standarde 10×15 cm. Është prej akrili, letre, polistireni dhe çeliku. Ka certifikatë të shëndetësisë dhe kushton 2.99 euro. Ofrohen me kornizë të bardhë dhe të zezë.

Për një cent më shumë, mund t’i porosisni kornizat me dimensione 30×40 cm. Bëhet fjalë për të njëjtin material.

Me e shtrenjta nga ky material, është ajo me dimensione 60×90 cm. Kushton 15 euro me zbritje nga 29.99 euro.

Në këtë dyqan gjeni edhe korniza prej druri. Më e lira është me dimensione 40×50 cm e brendit Tord. Kushton 14.99 euro.

E më se shtrenjta kornizë druri, kushton 34.99 euro. Ka dimensione 60×90 cm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Rrip për orë të mençur – ku i gjeni më së liri

Ju mund të blini një orë të mençur, por të ndërroni dizajnet e saj sa herë të dëshironi. Fillimisht duke e ndërruar imazhin e ekranit, e më pas edhe duke i ndërruar rripat me plot ngjyra.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të rripave që u përshtaten orëve të mençura. Gjeni të gomës apo edhe të lëkurës dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Rripin më të lirë për Smart Watch e gjeni në marketin online 75Mall. Për 5.5 euro copa, ofrohen katër ngjyra: rozë, gjelbër, bardhë dhe kaltër. Janë të punuara nga goma dhe të brendit Haylo Mibro.

Rripa të orës gjeni edhe në dyqanin Kejes. Ofrohen ekskluzivisht rripa për orë Apple. Më i liri është një rrip i zi, prej gome të fortë, me gjerësi 41 mm dhe 45 mm. Çmimi për copë është 20 euro dhe është i brendit Next One.

Për 26 euro, në këtë dyqan mund të porosisni rrip të gjelbër, me trashësi 41, 44, 45 dhe 49 mm. Forma e rripit nuk është e rrafshët, por “me gunga”.

Rripi më i shtrenjtë në këtë dyqan, kushton 40 euro. Është po i brendit Next One dhe për orë Apple. Ofrohen rripa me gjerësi 42, 44 dhe 45 mm.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Reçel me dhe pa sheqer shtesë – ku i gjeni më së liri

Reçel kumbulle, dredhëze, mjedre, kajsie, portokalli, qershie, pjeshke, fiku, boronice apo frutave të malit. Me ose pa sheqer shtesë? Në tregun online keni zgjidhje pa fund nëse jeni meraklinj të reçelit.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Reçelin më të lirë e gjeni në Spar. Është i dredhëzës, në kavanoz 450 gr dhe kushton 1.69 euro. Për 10 centë më shumë, në këtë market gjeni edhe reçelin e mjedrës. Të dy llojet janë me sheqer shtesë.

Reçel gjeni edhe në Begmart. Ofrohen ato të brendit Zuegg, të gjitha pa sheqer shtesë. Më i liri kushton 2.52 euro dhe është në kavanoz plastike me peshë 220 gr. Është nga kajsia.

Për këtë çmim, në Begmart mund të porositni edhe reçelin e portokallit, qershisë, pjeshkës dhe dredhëzës.

Pak më shtrenjtë, për 2.64 euro e gjeni reçelin e frutave të pyllit.

Ky brend ofron edhe reçel me peshë 330 gr. I qershisë kushton 2.64 euro, i fikut 2.76 euro, aq sa kushton edhe ai i frutave të malit 2.76 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Produktet bazike ushqimore, sa kushtonin në fillim të vitit e sa tash

Sado që hovi i inflacionit është ndalur paksa, çmimet e produkteve bazike ushqimore vazhdojnë të jenë të larta, sidomos nëse i krahasojmë me një periudhë jo shumë të largët.

Një tekst për produktet bazike të shportës, mund ta lexoni KËTU dhe është botuar më 17 janar 2023. Këtu mund të vërehet se secili produkt kushton më shtrenjtë.

Mielli, në paketim 1 kg më së liri mund të blihet në Spar. Është i brendit Finnesa, tip-400 dhe kushton 0.99 euro. Më herët, ishte 0.70 euro.

Kripa më e lirë tash mund të porositet në Begmart. Paketimi i Tuzllës, 1 kg, kushton 0.52 euro, ndërkohë në fillim të vitit më së liri mund të blihej për 0.44 euro.

Sheqeri më i lirë tash kushton 1.12 euro, është i brendit Agrokor dhe vjen në paketim 900 gr. Në fillim të vitit kjo peshë mund të blihej për 1.09 euro.

Vaji vazhdon të ketë luhatje. Në ca vende e gjeni shumë lirë me aksion e në disa shumë shtrenjtë. Në tregun online, më së liri e gjeni vajin Zade, në marketin Begmart dhe litri kushton 2.94 euro. Në fillim të vitit, shishja me 905 ml mund të blihej për 1.89 euro.

Orizi më i lirë tash mund të porositet në 75Mall. Paketimi 800 gr i brendit Sant Andrea kushton 1.40 euro. E njëjta peshë, në fillim të vitit mund të blihej për 1.15 euro.

Fasulja e bardhë, po ashtu ka shënuar rritje të madhe të çmimit. Paketimi 700 gr, në Spar mund të porositet për 2.79 euro. E në fillim të vitit, paketimi më i madh – 800 gr, mund të blihej për 2.19 euro.

Detergjenti. Ai për enë tash më së liri mund të blihet për 0.99 euro në Spar. Është gjysmë litre dhe me aromë limoni. E detergjenti për rroba më së liri kushton në Begmart. Është i brendit Bioaktiv, 3 kg dhe kushton 3.99 euro. Në fillim të vitit, paketimi 3 kg, po në Begmart, kushtonte 3.39 euro.

Në janar, këto produkte do të mund të bliheshin për 10.85 euro, kurse tash për 13.75, apo plot 2.9 euro më shumë. Në përqindje i bie rritje për 26.8 për qind.

Ngrohëse elektrike – ku e gjeni më së liri

Për ngrohësen elektrike kemi shkruar edhe herë të tjera, por nuk është e tepërt as tash, pasi që çmimet kanë lëvizur shumë, e natyrisht edhe llojet mund të jenë të tjera.

Bëni mirë të blini një ngrohëse të vogël sa për të shtyrë edhe për pak ditë aktivizimin e ngrohjes, çfarë do qoftë ajo.

Në tregun online ka shumë lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.

Ngrohësen më të lirë e gjeni në dyqanin Aztech. Është nxehëse elektrike e brendit Anna, me katër tela ngrohës dhe me 1600 vat fuqi. Kushton 24.99 euro. Për këtë çmim gjeni edhe një nxehëse infrared të vogël, të brendit Hugo, me një tel.

Për 29.99 euro, në Aztech gjeni edhe një nxehëse panel, njëlloj radiatori. Është e brendit Anna dhe ka 1500 vat fuqi.

Nxehësja më e shtrenjtë në këtë market mund të blihet për 69.99 euro. Është nxehëse muri, ngjitet njëlloj si klima dhe ka fuqi 2000 vat.

Nxehëse gjeni edhe në dyqanin online 75Mall. Më e lira në këtë market kushton 39.90 euro. Është nxehëse me konvektor, e brendit Iskra. Për këtë çmim mund të zgjidhni edhe lloje të tjera.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU

Pastë e dhëmbëve me ekstrakte bimore – ku i gjeni më së liri

Pasta e dhëmbëve nuk është thjeshtë preparat për pastrimin e tyre. Ka shumë rëndësi të jetë e mirë dhe me ekstrakte bimore, sidomos ata që vuajnë nga paradentoza, humbje e mishit të dhëmbëve.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të pastave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pasta më e lirë mund të porositet në dyqanin online Begmart. Ajo e brendit Colgate, linja MaxFresh me 100 ml kushton 1.99 euro.

Në Begmart gjeni edhe pastën AquaFresh, brend francez. Fisheku me 125 ml kushton 2.25 euro.

Në Spar, gjeni pastën Lacalut Sensitive. Është e preferueshme për ata që vuajnë nga paradentoza. Pasta ka 75 ml dhe kushton 3.39 euro.

Pasta me ekstrakte bimore gjeni në marketin online 75Mall. Më e lira kushton 4.95. Me këtë çmim ofrohen disa lloje të brendit turk Eyup  Sabri Tuncer. Pastat vijnë me ekstrakte të karafilit, xhenxhefilit, gëzhojat e arrës dhe mentës. Fisheku ka 90 ml.

Pasta më e shtrenjtë e këtij brendi kushton 5.90 euro dhe është nga ekstrakti i bambusit, i aktivizuar me karbon.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Shower gel aromatik – ku e gjeni më së liri

Shower gel apo shampo trupi, ka rëndësi të jetë i mirë. Aroma e tij ju shërben edhe si një parfum në trupin tuaj.

Nëse keni mundësi shmangni shampot që janë nën 2 euro dhe koncentrohuni në ata me aroma të ndryshme, por edhe përbërës që janë të vlefshëm për lëkurën e trupit.

Në tregun online gjeni disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Shampon më të lirë mbi çmimin e përcaktuar, e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është i brendit japonez Miniso, mban aromë qershie dhe është i pasuruar me ekstrakt të gjetheve Sakura si dhe me Vitaminë E. Shishja me 250 ml kushton 2.99 euro.

Shampo trupi gjeni edhe në Begmart. Më i liri kushton 9.90 euro dhe është i brendit italian L’Erbolario, me lule të irisit. Shishja ka 250 ml dhe përbërësit e tij janë: Amino acide të grurit, proteina të hidrolizuara të bajameve të ëmbla, sipërfaqe e aktivizuar e vajit të bajameve, ekstrakt i lëngshëm i Irisit dhe lule Marsh Mallow.

Në këtë dyqan gjeni edhe disa shampo të tjerë të veçantë. Për 11.50 euro mund të porosisni shower gelin e brendit italian Fior di Salina me kripë deti. Shishja ka 250 ml dhe sipas përshkrimit, kjo formulë merr përbërësit më të pasur që rriten afër detit, duke e bërë lëkurën tuaj të freskët, të butë dhe t’i japë  ndjesi të veçantë. Përmban aromë uji dhe agrume.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Erëza nga brendi Kotanyi – ku i gjeni më së liri

Ka shumë brende të erëzave, por është një i veçantë – Kotanyi. Brendi u themelua para 142 vjetëve në Vjenë dhe pronari në fillim shërbente vetëm në Perandorinë austro-hungareze.

Sot nën emrin e këtij brendi prodhohen rreth 4500 produkte, prej tyre rreth 600 janë erëza.

Ky brend, ka kohë që është i pranishëm edhe në tregun e Kosovës.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Erëzat më të lira i gjeni në 75Mall. Majdanoz i grirë, 7 gr, në kavanoz qelqi, pastaj origano – 12 gr dhe erëza për mish të pulës 110 gr, i gjeni për 1.50 euro copën.

Xhenxhefilin e grirë e të thatë, me peshë 38 gr, në këtë market online mund ta porosisni për 1.60 euro. E hudhrën e grirë e të përzier me biber të zi, me peshë 70 gr, e gjeni për 2 euro.

Erëza më e shtrenjtë e këtij brendi, është biberi i zi kokërr. Kavanozi vjen me mullirin e vet dhe kushton 2.75 euro. Pesha e biberit është 36 gr.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Kuti plastike me kapak për magazinim – ku i gjeni më së liri

Kuti plastike me kapak, është zgjidhje për gjithçka. Njihen ndryshe edhe si kuti magazinimi, pasi në to mund të lini nga ushqimi, lodrat, pajisjet e punës, e deri tek rrobat. Pra ka edhe kuti të sheshta që mund t’i fusni rrobat dhe pastaj atë ta fusni nën shtrat, për shembull.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Kutinë plastike më të lirë e gjeni në Jysk. Është me plastikë “të zier”, me thurje si gardh dhe ka ngjyrë hiri. Dimensionet e saj janë 12x16x10 cm dhe kushton 3 euro.

Në 75Mall, kutinë plastike me kapak më së liri e gjeni për 3.90 euro. Është material i tejdukshëm, ka një dorëz për ta kapur dhe mund t’ju shërbejë edhe për t’i lënë pajisjet e punës.

Në këtë dyqan gjeni edhe kuti plastike për lodra. Janë kuti me ngjyrë të kaltër dhe me figura të ndryshme të personazheve filmike për fëmijë. Copa kushton 4.5 euro.

Kutia për magazinimin e rrobave, më së liri mund të blihet në Jysk. Është e tejdukshme dhe kushton 5 euro.

Një më e madhe, po për rroba, në Jysk është edhe kutia më e shtrenjtë e plastikës. Kushton 10 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU