Page 48 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Karrige kopshti – ku i gjeni më së liri

Mjaftë më! Koha për të dalë në oborr ose kopsht. Dhe nëse nuk keni karrige kopshti, atëherë në tregun online gjeni me bollëk.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karriget më të lira të kopshtit i gjeni në Gjirafa50. Karriget Rayokamp, që mund të palosen dhe të futen në çantë për t’i marrë kudo në natyrë, kushtojnë 26.19 euro copa. Janë prodhim polak dhe kanë edhe këllëfin e posaçëm. Janë të bëra nga pëlhura Oxford 600D për tharje të shpejtë. Ngarkesa maksimale është 100 kg.

Në Gjirafa50 gjeni edhe karrige kopshti prej materialit dhe që palosen. Janë të llojit Greenblue. Kushton 39.90 euro copa dhe paloset “si fletore”. Ofrohen ngjyrat kaltër dhe gjelbër.

Në dyqanin 75Mall, gjeni karrige të plastikes dhe që janë statike. Janë karrige të modelit Ibiza, vijnë ngjyrë kafe dhe copa kushton 29 euro. Janë për kopsht, por jo edhe për t’i marrë në natyrë për kamping.

Në PemaMall, karriget më të lira të kopshtit i gjeni për 58.90 euro. Janë prej druri, palosen dhe të brendit Fieldmann.

Karriget më të shtrenjta për kopsht mund të blihen në 75Mall. Në fakt shkojnë si set: dy njëshe, një dysh dhe tavolina. Janë të brendit Graphite dhe komplet seti kushton 459.90 euro. Mirëmbahen lehtë dhe janë të qëndrueshme.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Lokalizues – ku e gjeni më së liri

E keni pikë të dobët humbjen e çelësave apo të ndonjë gjëje tjetër? Atëherë prodhuesit botëror të teknologjive kanë menduar edhe për këtë. Shpikja është një lokalizues i vogël që kapet përmes varëses në çelësa apo kudo tjetër.

Si funksionon? Nëse për shembull lokalizuesin e keni vënë te çelësat dhe i keni caktuar distancë alarmimi prej 20 m, atëherë në momentin që ndaheni prej çelësave më shumë se 20 m, në telefonin tuaj, përmes aplikacioneve të veçanta, do të bie zilja.

Ofrohen lokalizues për iOS të cilët i ka prodhuar vetë Apple dhe të ndryshëm për sisteme Android.

Në tregun online mund të gjeni dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Lokalizuesin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është i bardhë, i brendit Baseus dhe mund ta kapni kudo. Kushton 19.50 euro dhe funksionon me sistemin Android.

Në Gjirafa50, lokalizuesit më të shtrenjtë i gjeni për 43.5 euro. Janë të brendit Chipolo dhe ofrohen në ngjyrat: e zezë, e verdhë, e kuqe, e kaltër dhe e gjelbër. Funksionojnë me sistemin Android dhe kanë edhe vrimëm speciale për t’i kapur çelësat.

Nëse doni produktin e Apple, atëherë kërkoni me “AirTag”.
Lokalizues që funksionon me sistemin iOS AirTag gjeni në PemaMall për 44.99 euro dhe në Neptun për 45 euro.

Lokalizuesit AirTag kanë edhe rripa të veçantë, që natyrisht blihen ndaras.

Për lokalizues Android kliko KËTU, e për iOS kliko KËTU

Apple IMac 24″ – ku e gjeni më së liri

I lehtë veç 4.4 kg, i palosshëm si laptop, i hollë “1 gisht” dhe me shumë mundësi përdorimi. Ky është kompjuteri Apple IMac 24 inch, të cilin prodhuesi e ka emërtuar edhe si “All in one” (Të gjitha në një).

Është produkt i lansuar vitin e shkuar dhe në tregun online ofrohen disa lloje, me specifika të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kompjuterin më të lirë Apple IMac me ekran 24 inch e gjeni Gjirafa50. Kushton 1.438.70 euro dhe ka ngjyrë rozë. Kompjuteri është i pajisur me ekran Apple iMac 24 4.5K Retina AiO me një diagonale 23.5″ dhe rezolucion 4.5K prej 4480 × 2520 piksel. Performanca është e ndërtuar në një procesor 8-bërthamor M1 me një GPU 7-bërthamësh dhe një Motor Neural 16-bërthamor. Po ashtu, procesori përfshin 8 GB RAM dhe 256 GB SSD memorje të brendshme. Kompjuteri posedon kamera të integruar FaceTime HD 1080p dhe komunikim përmes lidhjeve wireless WiFi. Ka edhe shumë karakteristika të tjera.

Në PemaMall, i njëjti model, por ngjyrë kaltër e çelët, ofrohet me 3 për qind zbritje dhe kushton 1.699 euro. Karakteristikat i ka të njëjta.

Kompjuterin më të shtrenjtë të këtij modeli e gjeni në Gjirafa50. Kushton 1,876.50 euro dhe vjen ngjyrë rozë. Ka ma shumë memorje të brendshme – 512 GB.


Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xiaomi Redmi 9 – ku e gjeni më së liri

Modeli Redmi 9 i Xiaomit është ndër më popullorët, por jo rastësisht. Është telefon i lirë dhe i krahasueshëm në specifika me telefona shumë më të shtrenjtë të brendeve të tjera. Shpesh edhe më i mirë.

Xiaomi Redmi 9 mund të gjeni në shumë vende në tregun online dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Telefonin më të lirë Redmi 9 e gjeni në Aztech. Ka 2GB Ram dhe 32 GB memorje të brendshme. Kushton 119 euro.

Modelin e njëjtë me performanca të njëjta në Gjirafa50 mund ta porosisni për 138.50 euro, e në Neptun për 139 euro.

Në PemaMall, modelin Redmi9 me 2GB Ram dhe 32 memorje të brendshme mund ta blini për 159 euro.

Telefonin më të shtrenjtë të këtij modeli, e gjeni në Aztech. Kushton 199 euro dhe ka 3 Gb Ram dhe 32 memorje të brendshme. Ofrohet me ngjyrë të gjelbër të çelët.


Për të parë më shumë specifika, kliko KËTU

Pompë me presion për pastrim – ku e gjeni më së liri

Një pompë me presion për pastrim, sot është zgidhje për shumëçka. Me të mund të pastroni oborrin, veturën apo edhe tepihët, gjithnjë nëse dëshironi të kurseni.

Në tregun online janë disa lloje të pompave me presion për pastrim dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pompën më të lirë me presion e gjeni në 75Mall. Pompa e brendit Fieldmann me zbritje kushton 89.95 euro, derisa çmimi i rregullt është 119.95. Ka motor me fuqi 1400 Wat, presion të ujit 105 bar dhe pompon 396 litra ujë në orë.

Në 75Mall gjeni pompë po të brendit Fieldman, edhe më të madhe dhe pak më shtrenjtë – 129.95 euro. Çmimi i rregullt është 169.95. Ka motor 1600 Watt, presioni i ujit arrin deri në 130 bar dhe ka kabllo të rrymës 5 metra, sikurse edhe zorrë të ujit 5 m. (Për më shumë kliko KËTU).

Pompë me presion gjeni edhe në Gjirafa50. Kushton 98.79 euro, është e brendit gjerman Karcher. Ka motor me fuqi 1400 Watt dhe është për përdorim shtëpiak. Peshon vetëm 3.8 kg. (Për më shumë kliko KËTU).

Në Aztech gjeni pompën me presion të brendit Bosch. Kushton 129.90 euro dhe ka fuqi të motorit 1300 Watt. Presioni i ujit arrin në 110 bar dhe kabllon e rrymës sikurse edhe zorrën e ujit e ka në gjatësi prej 3 m. (Për më shumë kliko KËTU).

Çantë laptopi – ku e gjeni më së liri

Nëse keni një laptop, atëherë patjetër se ju duhet edhe një çantë speciale për bartjen e tij – pra çantë laptopi.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të këtyre çantave dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Po ashtu, nëse veç vendosni të blini një çantë të tillë, atëherë ndani të paktën 30 euro.

Dhe, çanta më e lirë mbi këtë çmim mund të porositet në dyqanin online PemaMall. Është e brendit Hama, modeli Syscase dhe kushton 32 euro. Ka ngjyrë të zezë, peshon 1.2 kg dhe mund të futet laptopi me ekran deri ne 17.3 inç. Ka dorëz dhe rrip për krah.

Në Gjirafa50, çantën më të lirë për laptop mbi çmimin e përcaktuar e gjeni për 32.5 euro. Është e brendit Acer, zë laptopin me ekran deri në 15.6″ dhe po ashtu ka dorëzen dhe rripin për krah.

Në 75Mall, çantën më të lirë e gjeni për 34.90 euro. Është TSB dhe zë laptop me ekran deri 15.6″. Është e zezë dhe model që vihet në të dy krahët.

Në këto dyqane gjeni lloje pa fund, por çanta më e shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Kushton 139.95 euro, ofrohet në dy ngjyra: gjelbër dhe e zezë. Është e brendit Joolz dhe është model që vihet në të dy krahët. Ka xhepa të bollshëm, material që nuk lejon futjen e ujit në çantë dhe zë laptop me kran deri në 15″.


Për të parë më shumë, kliko KËTU

Karrige për gejmera – ku e gjeni më së liri

Lojërat kompjuterike kanë marrë aq shumë hov, sa për lojtarët apo gejmerat siç njohen, mendohet e krijohen kushte të posaçme. Nëse këta gejmera kanë maus, dëgjuese, testaturë e shumëçka tjetër të veçantë, atëherë kanë edhe karriget ku qëndrojnë me orë të tëra.

Në tregun online janë shumë lloje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Natyrisht për këtë llojë karrigie duhet ndarë pak më shumë para dhe më e lira mund të porositet në Gjirafa50. Kushton 158.98 euro, është Sense7 Spellcaster me ngjyrë kuq e zi. Prodhuesi ju garanton se qëndrimi i gjatë nuk do të bëhet i lodhshëm sikur me karrige të tjera.

Karrige për lojëra kompjuterike gjeni edhe në PemaMall. Më të lirën në këtë dyqan online mund ta blini për 169.95 euro. Kjo karrige është krijuar për përdorim intensiv dhe afatgjatë, ka mbështetëse të rehatshme për shpinën, me strukturë metalike ngjyrë të zezë.

Dhe karrigen më të shtrenjtë për këtë aktivitet e gjeni në Gjirafa50. Është e brendit Sense7, modeli Sentinel dhe kushton 269.34 euro. Është prej pëlhure dhe mbështetëset ergonomike të krahëve ju lejojnë të rregulloni në mënyrë perfekte karrigen sipas përmasave tuaja.


Për të parë të gjitha llojet dhe specifikat, kliko KËTU

Webcam – ku e gjeni më së liri

Jo çdo pajisje ka kamerë të integruar, por bazuar në ofertat në tregun online ky nuk është ndonjë problem.

Në tregun online mund të gjeni webcam të shumtë që fare lehtë mund të vendosen në pajisjen tuaj.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Web kamerën më të lirë mund ta porosisni në PemaMall. Kushton 14.60 euro dhe është e brendit izrealit Noa Line.

Në Aztech, webcam më i lirë kushton 39.99 euro. Është i brendit WhiteShark dhe ka port USB për të shkarkuar materialin.

WebCam gjeni edhe në 75Mall. Kamera e brendit GaPoo kushton me 44.90 euro dhe është full HD.

Në Gjirafa50, po ashtu gjeni shumë lloje të këtyre kamerave. Më e lira kushton 51.16 euro dhe është e brendit Redragon.

Në këtë dyqan online gjeni edhe webcam më të shtrenjtë. Është e brendit Logitech dhe kushton 119.5 euro. Kamera Quality Logitech vjen me rezolucion 1080p Full HD prej 1280 x 720 piksela, mikrofona të dyfishtë, fokus automatik, interface USB, korrigjim automatik të ndriçimit dhe dizajn të lëmuar. Kamera është fleksibile dhe mund të vendoset lehtësisht në vende si për shembull në tripod. Kamera është e pajisur me një palë mikrofona, kështu që do të keni dëgjim shumë të qartë dhe të fortë.


Për të parë të gjitha ofertat kliko KËTU

Televizor LG – ku e gjeni më së liri

Ekziston një bindje se nëse Iphone është “baba” për telefona të mençur, atëherë LG ka të njëjtin status për televizorë.

Në tregun online mund të gjeni me bollëk zgjidhje për televizorë LG dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Televizorin më të lirë LG mund ta porosisni në Gjirafa50. Me zbritje kushton 357.50 euro. Ka diagonale të ekranit 32 inç, teknologji LED dhe vjen me një vit garanci nga prodhuesi. Është HD dhe ka ngjyrë të zezë.

Për 30 euro më shumë, në këtë dyqan mund të porosisni televizorin LG, por Full HD. Kushton 389.50 euro, është po ashtu 32″ dhe ka ngjyrë të zezë.

Në PemaMall, televizori LG më i liri kushton 499 euro. Është Ultra HD, rezolucion 4k, ekranin e ka 50 inç dhe vjen me ngjyrë të zezë si dhe më dy vjet garanci nga prodhuesi. Është po ashtu Smart dhe punon me sistem operativ webOS.

LG gjeni edhe në Neptun. Televizori më i lirë i këtij brendi në këtë rrjet të dyqaneve është 1.099 euro. Ka ekran me diagonale 65″, Smart, rezolucion 4K, UHD e të tjera.

Në Neptun gjeni edhe televizorin më të shtrenjtë në tregun online. Kushton 19.999 euro, pra një kafe mëngu 20 mije eurove.

Ka ekran 88″, rezolucion 8K, UHD, Cinema HDR, Filmmaker Mode, Wi-Fi e shumë mundësi të tjera.


Kliko KËTU për ofertat në Gjirafa e PemaMall; dhe KËTU për ato të Neptun

Klimë portative – ku e gjeni më së liri

Ndoshta klimat montuese janë më të fuqishme, por ftohin vetëm një pjesë të shtëpisë apo banesës. Për këtë, një klimë portative, që mund ta lëvizni nga të doni, është zgjidhje jo e keqe.

Në tregun online gjeni shumë lloje të klimave lëvizëse dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Klimën më të lirë portative mund ta porositni në Gjirafa50. Është e brendit çek Sencor, e bardhë dhe kushton 229.34 euro. Ka fuqi të motorit 110W, 3 shpejtësi dhe modalitete për ftohje të ajrit, lagështues të ajrit dhe funksionin e jonizimit – efekt për ajër të pastër pas shiut të verës.

Në PemaMall, klimën më të lirë e gjeni për 268 euro. Është brend suedez, Alaska, ka 3 shpejtësi, kapacitet të ftohjes 2300W.

Klimë gjeni edhe në 75Mall, dyqan i Gorenjes. Klima është Hisens, ka 2600W kapacitet të ftohjes, 2 shpejtësi të ventilatorit të jashtëm dhe 3 të atij të brendshëm. Operon në temperaturë 8-35 gradë Celsius dhe kushton 299.95 euro.

Klimën më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50, është e brendit Whirpool dhe kushton 488.94 euro. Ofron shumë mundësi të manovrimit.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU