Page 47 – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

Flladitëse – ku e gjeni më së liri

Nuk keni mundësi të instaloni klimë në shtëpinë tuaj, atëherë duhet të bëni një zgjidhje për të kaluar temperaturat e larta të verës. Zgjidhja është e thjeshtë dhe në shumë raste e lirë – një flladitëse që punon me rrymë dhe që mund ta zhvendosni ku të doni.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Flladitësen më të lirë e gjeni në Aztech. Është flladitëse që vendoset mbi tavolinë apo një vend tjetër pak më të lartë dhe kushton 13.99 euro. Është e brendit Hugo, ka tri shpejtësi dhe fuqi 45 Watt.

Për pak më shumë, në Aztech mund të blini flladitësen e brendit Esperanza. Kushton 19.99 euro dhe ka këmbë, pra mund të vendoset kudo nëpër dysheme. Ka tri shpejtësi dhe fuqi 50 W. Mund ta ngrihni në lartësi deri në 130 cm dhe ka shkallë rrotullimi horizontal 90 gradë.

Në PemaMall, flladitësen më të lirë e gjeni për 23.59 euro. Ka ngjyrë të zezë dhe është e brendit grek Bormann. Ka këmbë për vendosje kudo dhe fuqi 40 W.

Flladitëse gjeni edhe në Gjirafa50. Më e lira kushton 28.38 euro. Është brend çek Berger, ka po ashtu 3 shpejtësi, mbrojtje nga mbinxehja dhe fuqi 40 W.

Nëse doni të shpenzoni pak më shumë, atëherë në Gjirafa50 e PemaMall gjeni edhe flladitëse me ujë. Pra, përmes rrotullimit të helikave shpërndahen grimcat e ujit nga rezervuari që ka poshtë.

Më e shtrenjta mund të blihet në PemaMall për 168 euro me zbritje. Është e brendit amerikan Rimida, ka kapacitet të qarkullimit të ajrit 138 m3 për minutë dhe fuqi 260 W.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Tavolinë për hekurosje – ku e gjeni më së liri

Hekurosja vlerësohet prej punëve të bezdisshme, e kur në shtëpi nuk ka edhe tavolinë për hekurosje, kjo bëhet “e tmerrshme”.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje të tavolinave për hekurosje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmmet e tyre.

Tavolinën më të lirë për hekurosje e gjeni në dyqanin online PemaMall. Është e brendit turk Zilan dhe kushton 13.99 euro.

Në PemaMall gjeni edhe disa lloje të lira të tavolinave për hekurosje, ndërkohë në dyqanin tjetër online 75Mall, tavolinën më të lirë e gjeni për 19 euro. Nuk ka ndonjë specifikë të shënuar për të, pos çmmit.

Në Gjirafa50, tavolina më e lirë për hekurosje kushton 34.20 euro. Është e brendit çek Lemart me dimensione 110×33 cm.

Në këtë dyqan online gjeni edhe tavolinën më të shtrenjtë për hekurosje. Ajo e brendit polak Vileda, modeli Bravo Plus, kushton 101.74 euro. Bashkë me tavolinën vjen edhe një mbulesë shtesë për të.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Sa ishte vaji, qumështi, djathi e detergjenti më 2021? Rritja edhe mbi 100%

Platforma SaKushton, para një viti (10 qershor 2021) kishte botuar shkrimin e rregullt për çmimet në treg dhe nëse të njëjtat produkte krahasohen me çmimet e tanishme, atëherë del se janë rritur edhe për mbi 100 për qind.

Bëhet fjalë për produkte bazike dhe platforma SaKushton i ka analizuar katër prej tyre: vajin, qumështin, djathin dhe detergjentin.

Në shkrimin e botuar në platformën Sa Kushton më 10 qershor 2021 (kliko KËTU për ta lexuar), një litër vaj ofrohej për 1.49 euro, ai i rendit Zvijezda. Vaji në shishe 905 ml, i brendit Biser ofrohej për 1.29.

Sot një litër vaj, i të njëjtit brend – Zvijezda, nëse bëni një kërkim në tregun online, kushton nga 3 euro deri në 3.15 euro, që i bie rritje nga 100 deri në 110 për qind.

Vaji i brendit Biser në shishe 905 ml, tash kushton 2.95 euro, që krahasuar me çmimin e një viti më parë, është rritur për gati 130 për qind (shih KËTU çmimet aktuale të vajit).

Më 10 qershor 2021, në markete ofrohej qumësht edhe më 0.59 euro, si ai Efi për shembull. Sot qumështi më i lirë mund të blihet për 0.90 euro, si ai Migg Natura. Rritja e çmimit të qumështit më të lirë ësht 50 për qind. Të tjerët lloje sot janë mbi 1 euro. (shih KËTU çmimet aktuale të qumështit).

Tjetër nga bulmeti. Më 2021, një kuti djathë grek Salakis 770 gr ofrohej për 3.69 euro, kurse sot i njëjti djathë dhe e njëjta peshë ofrohet për 6.49 euro. Pra rritja është gati 100 për qind (shih KËTU çmimin aktual të djathit Salakis).

Mes produkteve bazë llogaritet edhe detergjenti i rrobave, që po ashtu ka shënuar rritje të madhe të çmimit. Më 2010, një thes detergjent Persil 10 kg mund të blihej për 11.99 euro, që kilogrami i bie 1.20 euro. Ndërkohë sot 1 kg i detergjentit Persil kushton 2.28 euro. Rritja është 90 për qind. (shih KËTU çmimin aktual të detergjentit Persil).

Për fat të keq, ekspertët parashohin se ky nuk është kulmi i krizës.

Peshore për kuzhinë – ku e gjeni më së liri

Dëshironi të përgatisni një ëmbëlsirë? Atëherë ju duhet saktë t’i peshoni përbërësit veç e veç. Për këtë, peshorja e kuzhinës është zgjidhja më e mirë.

Në tregun online mund të gjeni peshore të vogla me bateri me bollëk dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Peshoren më të lirë mund ta porosisni në Aztech. Mund ta blini për 6.99 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 10.99 euro. Është e brendit Clatronic dhe mund të peshoni produkte deri në 5 kg.

Në dyqanin online PemaMall, mund të porosisni peshoren Vivax për 8 euro, me zbritje. Çmimi i regullt është 10 euro. Mund të peshoni deri në 5 kg.

Në Gjirafa50, peshorja më e lirë kushton 12.90 euro. Është e brendit slloven Iskra dhe mund të peshoni deri në 10 kg. Ka precizitet +/- 1 gram dhe mund ta ktheni në njësi të ndryshme matëse, pos në kilogram.

Në Gjirafa50, gjeni edhe peshoren më të shtrenjtë në tregun online. Kushton 45.72 euro dhe është e brendit gjerman Beurer. Kapaciteti i saj është 2 kg.


Për të parë më shumë, kliko KËTU

Xhezve elektrike – ku e gjeni më së liri

Një xhezve elektrike për kafe të shpejtë dhe për shumë persona njëkohësisht. Në fakt, me të mund të ngrohni ujin shpejt dhe të bëni çaj apo diçka tjetër. Më fjalë të tjera është praktike dhe mund ta mbani edhe në zyrë.

Në tregun online mund të gjenden disa lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Xhezven më të lirë elektrike mund ta porosisni në dyqanin online PemaMall. Është e brendit Zilan dhe kushton 8.99 euro. Mund të përgatiten deri në 4 filxhanë të mëdhenj kafe ose çaj. Ka dritë që sinjalizon ngrohjen dhe fuqi 600 Watt.

Në PemaMall mund të porosini edhe një xhezve me fuqi më të madhe – 800 Watt, që kushton 10.99 euro. Është po ashtu e brendit turk Zilan dhe të dy llojet vijnë me bazën posht që ndahet nga xhezvja.

Në Gjirafa50, mund të porosisni xhezve elektrike Vivax për 13 euro. Ofrohen dy ngjyra: kuqrremt dhe bardh. Elektrikën e ka të integruar në fundin e xhezves. Kanë kapacitet 0.4 L dhe fuqi 1000 Watt.


Për të parë më shumë, kliko KËTU

Laptop deri në 400 euro – ku e gjeni më së liri

Me teknologjinë në zhvillim dhe mundësitë që ofrohen, laptopët dijnë të shkojnë edhe në mbi 3.000 euro.

Por nëse nuk keni për të punuar me programe që zënë shumë hapësirë, atëherë kërkoni një laptop deri në 400 euro.

Në tregun online mund t’i gjeni disa dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Laptopin më të lirë e gjeni në dyqanin PemaMall. Është HP dhe nga 389 euro ofrohet për 295.95 euro. Është 15 inç me procesor Intel Cleron dhe funksionon me frekuencë bazë prej 1.1 GHz. Procesori plotësohet me 4 GB ram dhe 256 GB SSD.

Në Gjirafa50, laptopin më të lirë e gjeni për 327.50 euro, është Lenovo IdeaPad 3 me ekran 15.6″. Ka procesor 2 -core Intel Celeron N4500 që funksionon me frekuencë 1.1 GHz deri në 2.8 GHz. Procesori plotësohet me 4 GB LPDDR4 (në pllakë). Hard disku 64 GB SSD shërben për të dhënat.

Dhe laptopin më të lirë deri në çmimin e përcaktuar – 400 euro, e gjeni në PemaMall. Kushton 389.95 euro me zbritje nga 510 euro. Është i brendit Lenovo dhe vjen me ekran 14″. Ka 4 GB DDR4 memorje dhe 128 GB SSD hard disk.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Pastrues ajri – ku e gjeni më së liri

Pastrues ajri! Sidomos në Kosovë ka nevojë për aparatura të tilla. Më rritjen e shkallës së vetëdijësimit, qytetarët po i kushtojnë vëmendje lifestylet.

Dhe për ambient komod brenda shtëpisë, ndër të tjera ju duhet një lagështues ajri (kemi shkruar më herët për këtë: Lexo KËTU) dhe një pastrues ajri.

Në tregun online gjeni me dhjetëra lloje të pastruesve të ajrit, edhe nën 100 euro, por ju nëse vendosni të blini një, atëherë merrni një mbi këtë shumë.
Si funksionon? Thith ajër nga ambienti, e filtron përmes filtrave të karbonit dhe e liron ajrin e pastër.

Pastruesit e ajrit më të lirë mbi shumën e përcaktuar (100 euro) i gjeni në PemaMall dhe Gjirafa50 me çmim prej 119 euro për copë. Në PemaMall është i brendit Hepa, ka 4 nivele të pastrimit, fuqi 35 vat dhe kapacitet 150 m3 në orë, mjaftueshëm për një hapësirë prej 18 metrash katrorë. Filtron 99,97 për qind të grimcave të pluhurit. Niveli i zhurmës lëviz nga 32 deri në 52 decibel, varësisht nga shpejtësia që e aktivizoni.

Në Gjirafa50, është i brendit polak Neo dhe pos çmimit, edhe performancat tjera i ka të njëjta.

Në dyqanin tjetër online 75Mall, gjeni pastrues ajri për pak më centë më shtrenjtë. Kushton 119.99 euro dhe është brend slloven Gorenje. Ka fuqi të motorit 50 vat dhe filtron ajër mjaftueshëm për 20 metra katrorë. Shënime tjera nuk janë specifikuar nga shitësi.

Në Neptun, pastruesin e ajrit më të lirë e blini të brendit Fuego. Ka fuqi të motorit 60 vat, shkallë të rrjedhjes së ajrit të pastër – 320 m3 në orë, mjaftueshëm për hapësirë deri në 38 metra katrorë. Ka sensor për grimca të pluhurit dhe zhurmë deri në 66 decibel.

Në Neptun e gjeni edhe pastruesin e ajrit më të shtrenjtë. Kushton 859 euro dhe është i brendit të njohur LG. Pastron ajër në 360 shkallë, ka 6 nivele filtrimi dhe kapacitet të pastrimit të ajrit 452 m3 në orë. Ka teknologji SmartThinq dhe nivel të zhurmës dukshëm më të ulët – nga 25 deri në 50 decibel, varësisht nga shpejtësia që aktivizoni.


Për të parë më shumë, kliko KËTU

Dylbi – ku i gjeni më së liri

Dëshironi të shihni më larg dhe qartë? Të shihni përtej mundësive që kanë sytë? Atëherë ju duhen një palë dylbi.

Në tregun online ka lloje të ndryshme të dylbive, nga ato më të thjeshtat tek ato profesionale dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Dylbitë më të lira i gjeni në dyqanin online PemaMall. Ato të brendit Hama mund t’i porosisni për 27.20 euro. Kanë faktor zmadhimi x8 apo një objekt në 1.000 metra largësi ua sjellin në 122 metra. Janë prodhim gjerman dhe kanë rregullim të dioptrisë +/-3.

Të njëjtat dylbi në Gjirafa50 i gjeni për 10 centë më shtrenjtë, apo për 27.30 euro.

Në Gjirafa50, gjeni për çmim të ulët edhe dylbi të brendit amerikan Hunter. Kushtojnë 37.50 euro. Faktori zmadhues është x8. Ka një të ashtuquajtur korrigjim dioptrik në pjesën e djathtë të syrit, me të cilën fokusi mund të rregullohet saktësisht sipas syve të vëzhguesit. Paketa përfshin një çantë, rrip, mbulesa dhe leckë pastrimi.

Dhe dylbitë më të shtrenjta i gjeni po në Gjirafa50. Janë të brendit gjerman Eschenbach dhe kushtojnë 494.50 euro. Janë dylbi cilësore të krijuara për vëzhgues dhe profesionistë kërkues. Kanë zmadhim x8 dhe një lente me diametër 56 mm.


Për më shumë, kliko KËTU

Dyshek me ajër – ku e gjeni më së liri

Doni të merrni një udhëtim apo edhe të keni një vend më shumë për mysafirët në shtëpinë e tuaj? Atëherë zgjidhje e lehtë dhe e shpejtë është një dyshek me ajër.

Atë mund ta shndërroni në shtrat për fëmijët në veturë apo edhe ta fryni në shtëpi sa herë të keni nevojë për të.

Në tregun online ka me dhjetëra lloje, por ndani të paktën 20 euro për të blerë një më të mirë, ndonëse ka edhe më lirë.

Dyshekun me ajër më të lirë mbi këtë çmim e gjeni në PemaMall. Është i brendit amerikan Intex, ngjyrë kaltër e mbyllur. Në kushte kampingu mund të flenë edhe dy veta, ndërkohë që është prej materialit të papërshukeshëm nga uji. Kushton 20.25 euro.

Për pak më shumë – 26.40 euro në Pema Mall mund të blini dyshekun për dy persona me dimensione 152×203 cm. Është po ashtu i Intexit.

I njëjti dyshek me të njëjtat dimensione, në Gjirafa50 kushton 26,90, pra 50 cent më shumë, që është edhe më i liri në këtë dyqan.

Nëse doni të blini edhe pompën speciale për ta fryrë dyshekun, atëherë në PemaMall e gjeni për 41.25 euro dyshekun Intex, për dy persona. Bashkë me pompën vijnë edhe dy jastëkë.

Dyshekun më të shtrenjtë me ajër e gjeni në Gjirafa50. Është dyshek i Intexit dhe mund të shrytëzohet edhe si shtrat për dhomë të fjetjes. Ka dimensione 152×203 cm dhe është i lartë 46 cm. Ka pompë elektrike të integruar që mundëson fryrjen dhe shfryrjen e tij, sipas nevojës. Kushton 134.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU

Karrocë me tërheqje – ku e gjeni më së liri

Nëse për kopsht ju duhet një karrocë klasike me një rrotë të cilën e shtyni, atëherë për distanca më të gjata dhe për bartje të mallit nëpër rrugë, ju duhet një karrocë që e tërhiqni, aso me dy rrotë apo edhe me më shumë nëse keni për të ngjitur apo zbritur shkallët.

Në tregun online gjeni pafund zgjidhje dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Karrocën më të lirë me tërheqje e gjeni në dyqanin online PemaMall. Është e brendit Bormann, mund të ngarkoni peshë deri në 60 kg dhe kushton 25 euro. Ka dy rrotë dhe ato i palosen. Dorëza mund të zgjatet sipas nevojës.

Karrocë të të njëjtit brend, po që mund të çojë deri në 100 kg peshë, në këtë dyqan e gjeni për 38.65 euro.

Në Gjirafa50, karrocën më të lirë për tërheqje e gjeni për 40 euro. Është e firmës Yato, me dy rrotë dhe e zezë.

Në këtë dyqan e gjeni edhe karrocën më të shtrenjtë. Për 64.45 euro mund të blini karrocë për të ngarkuar peshë deri në 200 kg.

Si në PemaMall ashtu edhe në Gjirafa50, ofrohen edhe karroca me 3 rrotë në njërën anë dhe 3 në tjetrën, të prodhuara posaqërisht për të bartur mall nëpërmjet shkallëve.

Në PemaMall, karrocën e brendit Neo e blini për 61.99 euro dhe mund të ngarkoni peshë deri në 150 kg, kurse në Gjirafa50, të njëjtën karrocë e gjeni për 79.34 euro.

Për të parë më shumë, klikoni në KËTU dhe KËTU